Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 10 Nëntor 2026, 07:16 Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta! Policia kriminale e Tiranës ka arrestuar Robert Dukën, i njohur edhe me emrin Albert Duka, i dyshuar për grabitjen e dy filialeve bankare në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Reforma zgjedhore
  • Veliaj
  • Zoja vs Anjeza
  • Rama në Paris
  • Kikia vs Hoxha
  • Berisha vs AMA
  • Gjobat e protestës
  • Kandidatura në Tiranë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përçahet përfundimisht PD për zgjedhjet lokale. Grupi i Alibeajt: S’ka bashkëpunim me Berishën, do dalim me kandidatët tanë!

Aktualitet
E martë, 1 Nëntor 2022 17:15
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dy grupet në Partinë Demokratike nuk e kanë gjetur gjuhën e përbashkët për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, pra që të dilnin me një kandidat të përbashkët. Grupi i Enkelejd Alibeajt thotë se nga pala tjetër në tryezë u vu kushti i njohjes së statutit të 11 Dhjetorit, pra njohja e Sali Berishës si kryetar i PD-së.

Nisur nga kjo situatë, grupi Alibeaj ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike (partisë së tyre) që ata do të dalin me kandidatët e tyre në zgjedhje, si në rastin e zgjedhjeve të pjesshme të 6 marsit në 6 bashkitë e vendit.

DEKLARATË E GRUPIT PARLAMENTAR TË GRUPIT ALIBEAJ-BASHA:

Më datë 10 Tetor Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike në mënyrë unanime shprehu vullnetin e plotë dhe të sinqertë për të gjetur format e duhura të bashkëpunimit për zgjedhjet lokale fillimisht duke nisur me të gjithë Partinë Demokratike dhe me çdo faktor opozitar. Kjo mundësi e sinqertë për bashkëpunim, me qëllim bashkimin e çdo zëri opozitar dhe përballja me një kandidat të vetëm të PD dhe opozitës në zgjedhje, në vlerësimin e Grupit Parlamentar të PD, ishte zgjidhja e vetme për tu përballur me regjimin e Edi Ramës në zgjedhjet lokale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ne shprehim keqardhjen që në kundërshtim me zotimin publik për “bisedime pa kushte”, prevaloi interesi dhe kushti për të njohur “Statutin” e 11 Dhjetorit, duke minuar në këtë mënyrë bisedimet për të gjetur zgjidhje për zgjedhjet lokale. Anëtarët, simpatizantët dhe votuesit e Partisë Demokratike, janë të lodhur nga debati “kush është statuti në fuqi i Partisë Demokratike”. Ato kërkojnë zgjidhje për të unifikuar çdo zë opozitar përballë Edi Ramës në zgjedhje lokale. Humbja e kësaj mundësie me kokëfortësi dhe duke injoruar situatën e rëndë që po kalon Partia Demokratike, nuk është në interes të qytetarëve dhe dobëson alternativën e opozitës në zgjedhjet lokale të 14 Majit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Refuzimi i vazhdueshëm i çdo propozimi të bërë nga ana jonë, përfshirë propozimin final të paraqitur edhe me shkrim, është tregues i mungesës së sinqeritetit dhe vullnetit për të gjetur zgjidhje. Ky refuzim provon paramendimin për të mos gjetur zgjidhje dhe vënien para faktit të kryer të palës tjetër. Kjo bëhet evidente nga fakti që ndërsa palët ishin në bisedime mes tyre, njëra palë vijonte me akte të njëanashme apo me deklarata publike të disa përfaqësuesve politik që shkonin në frymën e nxitjes së dështimit të bisedimeve mes palëve.

Mund t'ju interesojë

Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!

Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!

Para 58 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.4 lekë, dollari 80.5 lekë

Para 2 orësh
Horoskopi i ditës: hënë e re në Shigjetar, kurse Luani i “rrezikshëm”

Horoskopi i ditës: hënë e re në Shigjetar, kurse Luani i “rrezikshëm”

Para 2 orësh

Nisur nga kjo situatë, Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka kërkuar të informohet Kryesia e Partisë Demokratike, për ti hapur rrugë krijimit të të gjitha kushteve për përgatitjen dhe pjesëmarrjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e ardhshme vendore.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!
Para 58 minutash

Vjedh bankën për 10 minuta dhe i lë në kazino për 7 minuta!

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?
Para 1 ore

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve
Para 2 orësh

Franca akuzon Iranin për sulm kibernetik masiv ndaj supermarketeve

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal
Para 2 orësh

Kritikët akuzojnë Trump Media për abuzim me zyrën presidenciale për përfitim personal

Më të lexuarat

1 Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!
Para 16 orësh

Aktori dhe aktivisti Florjan Binaj: Unë jam kandidati i opozitës për kryebashkiak!

2 Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë
Para 13 orësh

Ilir Alimehmeti, kandidatura që opozita duhet ta marrë seriozisht për fitoren në Tiranë

3 Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!
Para 13 orësh

Përfaqësuesi i Listës Studentore serbe më radikal dhe nacionalist se sa Vuçiç!

4 Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike
Para 9 orësh

Reforma Zgjedhore, Curri: Qytetarët shpresoj që të përmbysin klasën politike

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.