Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përgjigjet e plota rreth Covid-19/Si përhapet, simptomat, analizat dhe a zhduket në verë?

Aktualitet E diel, 15 Mars 2020 19:46
Përgjigjet e plota rreth Covid-19/Si përhapet, simptomat, analizat dhe a zhduket në verë?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pandemia e koronavirusit vijon që të përhapet në të gjithë botën dhe duket se Europa është më e prekura, ku në Itali janë shënuar 1809 viktima dhe 368 janë rregjistruar vetëm në 24 orëshin e fundit. Është e vërtetë që ende nuk dihet përqindja e vdekshmërisë për personat që infekton, por është të paktën 10 herë më e lartë se gripi, që vret çdo vit me qindra mijëra persona në vit. Sipas ekspertëve, është sëmundja më e lartë infektive në SHBA. Kurse në Shqipëri, ka shkuar në 42 numri i të prekurve nga koronavirusi. Brenda 24-orëve të fundit janë shënuar 4 raste të reja. Ndërkohë në të gjithë vendin vijojnë të zbatohen masat shtrënguese të ndërmarra nga qeveria për të frenuar përhapjen e Covid-19. ”Gjatë 24 orëve të fundit ka vazhduar puna në terren pa u ndaluar. Janë testuar 27 persona të dyshuar qytetarë dhe personale. 4 raste të reja janë konfirmuar. Janë testuar në total 532 raste dhe janë pozitiv vetëm 42 raste”.

Si përhapet virusi?

Pjesa më e madhe e përhapjes bëhet nga grimcat që lëshojnë personat që kolliten, e që më pas thithen nëpërmjet frymëmarrjes nga ata që kalojnë pranë. Ende nuk dihet me saktësi se sa përhapet nëpërmjet sipërfaqeve, prandaj kërkohet që të lahen duart e të mos preket fytyra. Me sa është parë deri tani, virusi mund të qëndrojë për shumë orë në ajër, 24 orë mbi sipërfaqe kartoni dhe deri në tre ditë mbi sipërfaqe plastike e çeliku. Larja e sipërfaqeve me solucionin përkatës duhet ta vrasë virusin.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sa shpejt përhapet?

Çdo person i infektuar ia përhap mesatarisht 2-3 të tjerëve, sipas kërkimeve. Përhapet më shpejt se gripi por më ngadalë se fruthi, tuberkulozi e sëmundje të tjera t frymëmarrjes. Nuk dihet nëse përhapet shpejt mes fëmijëve, por numri i të infektuarve në moshë të re deri tani ka qenë e vogël. Një studim tregoi se në Kinë, 0.9% e rasteve kanë qenë me fëmijë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Cilat janë simptomat?

Simptomat më kryesore janë temperatura dhe kolla. Disa njerëz kanë edhe probleme me frymëmarrjen, dhe shërohen pas dy javësh. 15% e të infektuarve përfundojnë me sëmundje më të rënda, si pneumonia. Shkencëtarët kinezë kanë raportuar 45 mijë raste të tilla në vendin e tyre. Simptomat nisin ngadalë, por përkeqësohen çdo ditë e më shumë. Shumica e pacientëve që shtrohen në spital kanë pasur probleme të tjera shëndetësore, të cilat u janë përkeqësuar në javën e dytë të sëmundjes. Në Kinë është vënë re se numri i burrave të infektuar ka qenë më i lartë. Ndoshta ka të bëjë me faktin që në Kinë e pinë cigaren 50% e burrave dhe 5% e grave.

Mund t'ju interesojë

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Para 28 minutash
Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 59 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh

Çfarë ndien njeriu i infektuar?

Disa udhëtarë që ishin te anija e kryqëzorit, thonë se simptomat janë të ngjashme me gripin. Për disa kanë qenë shumë të buta, madje. Një student në Kinë që ishte infektuar tha se i jepte edhe dhimbje koke kur ecte, si dhe të vjella.

Si bëhen analizat?

Qendra Amerikane e Kontrollit të Sëmundjeve sugjeron të merret një tampon që nga brenda hundës dhe një nga fyti. Këto tamponë dërgohen në laboratorë dhe kontrollohen nëse kanë materiale gjenetike virale. Për këtë duhen katër deri në gjashtë orë. E gjithë procedura mund të zgjasë deri në dy ditë, derisa të merret përgjigjja. Mjekët në universitetin e Kalifornisë po përpiqen që ta shkurtojnë edhe më shumë kohën, madje duke dërguar tamponë që mund të bëhen vetë në kushte shtëpie. Disa zona në SHBA kanë hapur vende ku njerëzit mund të futen me makinë e të analizohen pa zbritur fare.

Kur bëhet më shumë ngjitës?

Që nga koha e marrjes së virusit, e deri kur nisin simptomat, zakonisht zgjat gjashtë ditë. Disa personave u zgjat edhe dy javë. Analizat kanë treguar se sasia më e lartë e virusit në grykë dhe në hundë ka qenë dy ditë para se të shfaqen simptomat. Disa pacientëve u kanë gjetur prani të virusit edhe pasi janë shëruar, në jashtëqitje. Por kjo s’do të thotë që ka rrezik përhapjeje.

A mund të sëmuren prapë ata që shërohen?

Ende nuk dihet me saktësi. Në Kinë ka pasur raportime se disa të shëruar janë kthyer prapë me simptoma. Nuk dihet mirë nëse ka qenë një person që ka marrë një infeksion të ri, apo nëse thjesht nuk ishte shëruar. Kodi gjenetik i virusit, sipas shkencëtarëve të Qendrës së Kërkimeve “Fred Haçinson” në Siatëll, është me 30 mijë shkronja. Dhe ky kod vetëmodifikohet me nga një shkronjë për çdo 15 ditë. Nuk dihet se sa ndryshime do të nevojiten që të pësojë derisa të bëhet si një virus i ri për sistemin imunitar, dhe t’i infektojë sërish personat që e kanë kaluar.

A do të largohet vërtet në verë?

Gripi i zakonshëm largohet çdo pranverë, dhe ndoshta mund të ndodhë e njëjta gjë me këtë virus. Kjo mbetet për t’u parë. “Me ngrohjen e motit shpresojmë të shohim rënie të rasteve, që të na japë kohë të përgatitemi më mirë”, thanë shkencëtarët. Asgjë nuk është e sigurt. ”Duhet të hamendësojmë që virusi do të vazhdojë të përhapet. Do të ishte shpresë e rreme po të thoshim që do të zhdukej në verë, si gripi i zakonshëm”, tha dr. Majkëll Rajan, shefi i urgjencave te OBSH. Një tjetër gjë që duhet pasur parasysh është se viruseve u modifikohet kodi gjenetik shumë shpesh, dhe bëjnë që çdo vit t’u duhet nga një vaksinë e re. Kjo do të thotë që koronavirusi COVID-19 mund të përsëritet për shumë vite me radhë.

Etiketat e lidhura

analizaCovid-19koronavirusverëvirusi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 28 minutash

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 54 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 59 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 1 ore

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.