Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:57 Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin Barcelona po kalon një sezon fantastik në repartin ofensiv dhe një meritë të veçantë për këtë sukses e ka treshja e përbërë nga Lamine…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Përgjysmimi i pagës/ Ruçi kritikon tërthorazi zyrtarët e lartë

Aktualitet E premte, 17 Prill 2020 10:46
Përgjysmimi i pagës/ Ruçi kritikon tërthorazi zyrtarët e lartë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, në seancën e jashtëzakonshme të së enjtes në Kuvend, falenderoi 22 drejtuesit e institucioneve të pavarura, të cilët iu përgjigjen thirrjes së tij për përgjysmimin e pagës për tre muaj, në shenjë solidariteti për përballimin e pasojave të pandemisë Covid-19. Ruçi u ridrejtoi thirrjen edhe tetë institucioneve që nuk kanë reaguar ende, duke u treguar etik e prudent dhe duke mos i cilësuar nominalisht zyrtarët e lartë që nuk kanë reaguar ende.

Shumica e titullarëve të institucioneve u përgjigjën menjëhere dhe shkuan më tej se thirrja e Kryetarit të Kuvendit. Në Bankën e Shqipërisë thirrjes iu përgjigjën, përveç Guvernatorit Gent Sejko, anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës, administratorët dhe drejtorët e Bankës. Prokurori i Përgjithshëm Olsian Çela, përveç përgjysmimit të pagës së vet, u bëri thirrje edhe vartësve të tij në Prokurorinë e Përgjithshme dhe prokuroritë e rretheve të bëjnë të njëjtin veprim, si detyrim moral. Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, mori vendim për përgjysmimin e pagës deri në fund të vitit 2020. Kryetarja e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Naureda Llagami, përveç anëtarëve të Këshillit, Ilir Toska, Brikena Ukperaj, Dritan Hallunaj, Erjon Muharremaj dhe Fatmira Luli, të cilët u solidarizuan, ua përcolli thirrjen të gjithë gjykatave për t’u solidarizuar në mënyrë vullnetare.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga Bordi i Komisionit të Prokurimit Publik, përvec Kryetares Evis Shurdha, u solidarizuan edhe anëtaret Enkeleda Bega, Vilma Zhupaj, Lindita Skeja, Merita Zeqaj. Nga Bordi i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare u solidarizuan Kryetari Ervin Mete dhe dy anëtarët, Idlir Gjata dhe Deniz Dërralla. Nga Autoriteti i Mediave Audioviozive, u solidarizuan Kryetari i Bordit Gentian Sala dhe Zëvendëskryetari Sami Nezaj. Nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare u solidarizuan të gjithë anëtarët e Këshillit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Disa drejtues të institucioneve iu përgjigjën thirrjes individualisht. Kështu vepruan Avokatja e Popullit Erinda Ballanca; Këshilli Lartë i Prokurorisë; Inspektori i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe i Konfliktit të Interesit, Shkëlqim Ganaj; Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi; Komisionerja për Mbikqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha; Kryetari i Entit Rregullator të Energjisë Elektrike, Petrit Ahmeti; Kryetari i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave, Donald Duraj; Drejtuese e komanduar e Institutit të Statistikave, Elsa Dhuli; Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani; Komisioneri për Informimin dhe Mbrojtjen e të Dhënave Besnik Dërvishi; Kryetarja e Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit , Gentjana Sula; Kryretari i Këshillit Drejtues të Radio-Televizionit, Kristaq Traja; Kryetari i Entit Rregullator të Ujrave, Ndriçim Shani.

Mund t'ju interesojë

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Para 23 minutash
Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacientin në qendër të shërbimit

Spitalet drejt një modeli të ri financimi dhe menaxhimi, Spahiu: Reforma vendos pacient...

Para 39 minutash
A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Para 1 ore

Disa drejtues institucionesh, deri ditën e djeshme, nuk kanë vepruar ose Kuvendi i Shqipërisë nuk ka njoftim për reagimin e tyre. Këto institucione janë: Komisioni Qendror i Zgjedhjeve; Instituti i Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit në Shqipëri; Këshilli i Emërimeve në Drejtësi; Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi; Komisioni i Pavarur i Kualifikimit; Kolegji i Posaçëm i Apelimit; SPAK dhe Gjykata Speciale. Edhe pse Kryetari i Kuvendit, Ruçi, nuk iu drejtua atyre me emër, përmendja e këtij fakti është një kritikë për ta, edhe pse morale. Sepse e tillë ishte edhe thirrja, e cila u drejtohej ndërgjegjes së zyrtarëve të lartë.

Etiketat e lidhura

Gramoz RuciPërgjysmimi i pagës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin
Para 1 minute

Barcelona ka treshen më të frikshme në Europë: Yamal, Raphinha dhe Fermin

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi
Para 23 minutash

Konflikt fizik mes tre të rinjve në Vlorë, sherri nisi për një vend parkimi

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën
Para 27 minutash

Taulant Balla: Reformën Zgjedhore do ta miratojmë me ose pa opozitën

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë
Para 28 minutash

Elseid Hysaj ende pa skuadër, por mbetet një garanci në Kombëtaren tonë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.