Sërish përplasje mes protestuesve dhe policëve në protestë. Qytetarët kanë bllokuar rrugën në bulevardin “Zhan Dark” dhe kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Këta të fundit u bënë thirrje të lirojnë rrugën se është vepër penale. Disa protestues u shoqëruan, mes tyre edhe Dritan Goxhaj.
“Lironi rrugën, policia do veprojë. Bllokimi i rrugëve është vepër penale”, tha policia me megafon.
Pas përplasjeve me policinë, protestuesit kanë rrëzuar koshat e plehrave në mes të rrugëve në Tiranë.


