Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:27 Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina Njoftimi i plotë Bordi i Transparencës dhe Kufizimit të Përkohshëm të çmimeve të tregtimit me shumicë/pakicë të nënprodukteve të naftës dhe të gazit, në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Plani i masave për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, Manastirliu inspektorëve arsimor: Angazhim i plotë në territor

Aktualitet E hënë, 19 Gusht 2024 12:58
Plani i masave për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor, Manastirliu inspektorëve arsimor: Angazhim i plotë në territor
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një takim me inspektorët e zyrave arsimore të drejtorive rajonale, përfaqësuesit e Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar dhe Qendrës së Shërbimeve Arsimore.

Ky takim kishte për qëllim diskutimin dhe planifikimin e masave për të siguruar që viti i ri shkollor të nisë mbarë dhe të përmbushë standardet më të larta të vendosura për institucionet arsimore në vend.

Ministrja Manastirliu nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe harmonizimit të punës mes institucioneve, për mbarëvajtjen e vitit të ri shkollor.

“Kërkoj nga të gjithë drejtuesit e institucioneve të Agjencisë Kombëtare të Arsimit Parauniversitar, të Qendrës së Shërbimeve Arsimore dhe Agjencisë së Sigurimit të Cilësisë, një bashkëpunim dhe harmonizim më të mirë të punës tuaj. Është e domosdoshme që të kemi një organizim më efektiv të planit të masave, veçanërisht kur bëhet fjalë për verifikimet, monitorimin dhe inspektimet. Ky harmonizim kërkon që ju të jeni më të shpejtë, më ndërveprues, por mbi të gjitha, më të vendosur në këtë mision të përbashkët për të garantuar standardet më të mira dhe cilësinë më të lartë të sistemit arsimor. Standardet fillojnë të plotësohen vetëm nëse ka një koordinim të ngushtë dhe një përkushtim pa kompromis nga ana juaj,” iu drejtuar Ministrja Manastirliu, inspektorëve dhe drejtuesve te institucioneve arsimore.

Në vijim, Ministrja Manastirliu theksoi domosdoshmërinë e përforcimit të bashkëpunimit me bashkitë për garantimin e kushteve infrastrukturore në shkolla, veçanërisht për ato që janë në proces rindërtimi ose rehabilitimi.

“Do të kërkoj nga ju që të intensifikoni punën me bashkitë për të siguruar që shkollat të jenë të gatshme për të hapur dyert më 9 shtator në kushtet dhe standardet më të mira. Kjo përfshin jo vetëm mirëmbajtjen e shkollave ekzistuese, por edhe përfundimin e projekteve të rindërtimit apo rehabilitimit në ato shkolla që janë në proces. Pjesa më e rëndësishme e punës suaj është të garantoni që çdo lëndë, në çdo shkollë, qoftë në zonat urbane apo rurale, të jetë e mbuluar nga mësues të kualifikuar. Nuk duhet të lejojmë që asnjë lëndë të mbetet pa mbulimin e duhur, sepse kjo do të dëmtonte cilësinë e arsimit që ne synojmë të ofrojmë për fëmijët tanë,” tha Manastirliu, duke i bërë thirrje inspektorëve të ndjekin nga afër procesin.

Mund t'ju interesojë

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 4 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 9 minutash
Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Para 9 minutash
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Manastirliu vuri gjithashtu theksin te monitorimi dhe inspektimi i shkollave private, duke kërkuar një angazhim të plotë për të siguruar që edhe këto institucione të përmbushin standardet e cilësisë.

“Kërkohet një angazhim 100% nga ana juaj për monitorimin dhe verifikimin në shkollat e arsimit privat dhe kopshte. Ky angazhim duhet të përfshijë monitorimin e infrastrukturës, verifikimin e licencave dhe sigurimin që të gjithë stafet pedagogjike të jenë të çertifikuara dhe të njohura sipas ligjit në fuqi. Fokusi ynë duhet të jetë garantimi i cilësisë së mësimdhënies dhe inspektimi i stafeve pedagogjike në institucionet e arsimit privat, për të siguruar që të gjithë fëmijët, qoftë në shkolla publike apo private, të marrin edukimin e merituar në përputhje me standardet e kërkuara,” theksoi Manastirliu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ndërkohë ajo u ndal edhe te procesi i rëndësishëm i shpërndarjes së librave shkollorë.

“Ditët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit janë kyçe për shpërndarjen e librave shkollorë falas. Është e rëndësishme që ky proces të ecë me ritëm, që të gjitha shkollat të jenë të furnizuara në kohë dhe nxënësit të marrin librat e tyre.”

Në fund Manastirliu, apeloi për një angazhim maksimal dhe përgjegjësi të lartë nga të gjithë aktorët e përfshirë, në mënyrë që fëmijët dhe prindërit të kenë besim në sistemin arsimor të vendit.

“Është shumë e rëndësishme që të garantojmë që fëmijët tanë, si dhe prindërit e tyre, të cilët presin standardet më të larta nga sistemi ynë arsimor, të jenë të sigurt se këto standarde do të përmbushen. Puna juaj është kyçe për të siguruar që viti i ri shkollor të fillojë në kushtet më të mira të mundshme dhe të vazhdojë me një cilësi të lartë arsimore përgjatë gjithë vitit.”

Etiketat e lidhura

Manastirliu
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 3 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 4 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 9 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin
Para 9 minutash

Bardhi i përgjigjet Ballës për Reformën Zgjedhore: Nuk e kemi bojkotuar komisionin

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 15 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.