Ka nisur hyrja e tifozëve në stadiumin “Arena Kombëtare”, ku do të luhet finalja e Conference League mes Romës dhe Feyenoord. Por një tifoz nga Holanda është arrestuar nga Policia. Ai kishte arritur të kalonte kordonin e parë të policisë, por më pas i janë vënë prangat. Arsyeja nuk dihet.

