
Policia e Elbasanit po zhvillon një aksion në qytet, që po zhvillon kontrolle në disa lagje përgjatë bulevardit. Në mbështetje të Policisë së Elbasanit janë edhe forcat RENEA. Dy persona janë shoqëruar nga policia, në një banesë në qendër të qytetit. Nuk dihet ende identiteti i tyre si dhe arsyeja pse janë shoqëruar.