Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 00:09 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte Kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi, ka propozuar një formulë ndryshe për garën e Bashkisë së Tiranës, duke i kërkuar kreut të Partisë Demokratike, Sali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Ambasada Amerikane
  • Moti i keq
  • Reforma zgjedhore
  • Integrimi në BE
  • Liga e Kombeve
  • Kolapsi i Microsoftit
  • Samiti i NATO
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”PS, forca që çoi vendin përpara”, Sara Mila mbledh brezat socialistë të Elbasanit në 8 orë rrëfime për 35 vjetorin

Aktualitet E premte, 29 Maj 2026 20:40
”PS, forca që çoi vendin përpara”, Sara Mila mbledh brezat socialistë të Elbasanit në 8 orë rrëfime për 35 vjetorin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në kuadër të 35-vjetorit të themelimit të Partisë Socialiste, deputetja e qarkut të Elbasanit, Sara Mila, ka menduar të risjellë historinë në një bisedë-podkast të veçantë me titull “Kronikë e Partisë Socialiste mbi Shkumbin”, ku tre ish-deputetë historik të Elbasanit kanë ndarë kujtimet, sfidat dhe përvojat e tyre gjatë viteve në politikë.
Për rreth 8 orë xhirime dhe intervista me figura të njohura të PS-së, por edhe me të rinj që janë njohur në strukturat e partisë e tashmë kanë krijuar familje, deputetja Mila ka shkëputur nga secili prej tyre rrëfime, mbresa, lot gëzimi e këshilla për të rinjtë që duhet ta çojnë para partinë.

Agron Tato, Bukurosh Stafa dhe Agim Leka rikthyen në kujtesë periudhat më të vështira të tranzicionit shqiptar, sakrificat personale dhe përgjegjësinë që kishin ata si përfaqësues të qytetarëve në Parlament. Ish-deputeti Agron Tato kujtoi kandidimet e tij të njëpasnjëshme në vitet e vështira politike, teksa tregoi se edhe pas humbjeve nuk u tërhoq nga beteja politike. “Familja më thoshte ‘boll se ke humbur tre herë”. Mirë po e shikoja që populli ishte goxha i mërzitur, i acaruar me atë që po ndodhte me Partinë Demokratike dhe kështu që më dukej sikur po tradhtoja dhe unë ca njerëz që ishin afër”, u shpreh profesor Tato.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërsa Bukurosh Stafa ndau historinë e tij personale, nga drejtimi i Kombinatit Metalurgjik deri te vështirësitë ekonomike pas ndryshimeve demokratike. “Jam doktor shkencash dhe kam punuar në Kombinatin Metalurgjik si kryeinxhinier i Kombinatit, e më pas si drejtor. Kur u bënë ndryshimet demokratike, ngela pa punë dhe bashkë me gruan filluam me shitje qoftesh”, tregoi Stafa, duke shtuar se lidhjet me njerëzit e zonës i ka ruajtur edhe pas përfundimit të mandatit si deputet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Edhe Agim Leka ndaloi tek përgjegjësia që mbart politika dhe përfaqësimi qytetar, duke e cilësuar postin e deputetit si momentin më të rëndësishëm të karrierës së tij. “Të zgjidhesh deputet është një vlerësim i madh, por mbi të gjitha është përgjegjësi ndaj njerëzve që të besojnë”, tha ai. Duke u ndalur në historinë e ecurisë së tyre në politike ish deputeti Bukurosh Stafa u ndal tek zgjedhjet e vitit 2005, të cilat i cilësoi si një garë të vështirë politike për shkak të sistemit mazhoritar dhe forcimit të LSI-së në zonat elektorale. “Ishte një përballje e fortë. Kundërshtari kishte mbështetje në zonë dhe LSI mori një pjesë të rëndësishme të votave”, u shpreh Stafa.

Mund t'ju interesojë

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dh...

Para 6 orësh
Policia zbarkon në Vlorë

Policia zbarkon në Vlorë

Para 7 orësh
Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

Para 7 orësh

Një pjesë e rëndësishme e diskutimit iu kushtua rolit historik të Partisë Socialiste në tranzicionin demokratik të vendit. Agim Leka tha se PS-ja mbetet një forcë politike që ka kontribuar në orientimin europian të Shqipërisë. “Partia Socialiste do të mbetet në histori si një forcë që u përpoq ta çonte vendin drejt Europës. Brezi ynë mori risk dhe hyri në politikë me idealizëm”, deklaroi ai. Leka komentoi edhe humbjen e socialistëve në vitin 2005 dhe periudhën e opozitës pas vitit 2009, duke theksuar se strukturat e partisë në atë kohë ishin të lodhura dhe se të rinjtë po tërhiqeshin më shumë nga LSI-ja. “Në 2009-ën ne nuk arritëm të rikuperoheshim. Kishim konsum nga pushteti dhe rinia nuk po vinte më tek ne”, tha ai. Në fokus të bisedës ishte edhe debati për raportin mes brezit të vjetër dhe të rinjve në politikë.

Deputetja Sara Mila solli në vëmendje kritikat që shpesh i bëhen brezit të ri të socialistëve, duke përmendur edhe deklaratat e figurave të opozitës se “nuk janë si të vjetrit”. Për këtë, Agim Leka dha një mesazh mbështetës për të rinjtë socialistë. “Ju jeni aty për të trashëguar dhe mbrojtur vlerat e së majtës në Parlament”, u shpreh ai. Intervista u mbyll me reflektime mbi drejtimin aktual të Partisë Socialiste dhe rolin e kryeministrit Edi Rama në menaxhimin e qeverisë dhe partisë, ku sipas tyre Kryeministri duhet të ishte më kritik dhe kërkues ndaj ministrave.






Etiketat e lidhura

ElbasanPSSar Mila
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0
Para 5 orësh

Nations League/ Gjermania fiton në Beograd me gol të Brajan Grudës, Holanda turpëron Greqinë 7-0

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5
Para 6 orësh

Negociatat për Ukrainën: BE-ja përcakton ekipin negociator evropian me institucionet dhe vendet E5

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 4 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 19 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)
Para 6 orësh

Gruda debutim ëndrrash me Gjermaninë, shkodrani i shënon Serbisë në Beograd (VIDEO)

4 Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën
Para 9 orësh

Veliaj përjashtohet nesër nga PS-ja? Ngjela zbulon çfarë fshihet pas marrëdhënies me Ramën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.