Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
PS tërhiqet nga draftet ”për lustracionin” pas shqetësimeve të BE-së

PS tërhiqet nga draftet ”për lustracionin” pas shqetësimeve të BE-së

Aktualitet
E hënë, 10 Korrik 2023 16:36
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtuesja e delegacionit të BE-së, Christiane Hohmann, shkruante se kjo çështje lidhej me shtetin e së drejtës dhe të drejtave të njeriut dhe i kërkonte Komisionit të Ligjeve që të sigurohej që nisma të tilla të ishin në përputhje me standardet e Komisionit të Venecias dhe opinionet që ky i fundit ka dhënë për të njëjtën çështje në vitet 2009 dhe 2018.

“[Komisioni] Të sigurojë që nismat aktuale ligjore të jenë plotësisht në përputhje me parimet dhe kriteret kryesore të nënvizuara nga Komisioni i Venecias në opinionet e tij të përmendura më sipër dhe të përmbajnë të gjitha masat mbrojtëse të nevojshme,” sugjeron ambasadorja e BE-së.

Letra e Hohmann i referohej nismave të PS-së për ndryshime në ligjin “Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen ose ushtrojnë funksione publike”, i ashtuquajtur ligji i dekriminalizimit dhe në ligjin për partitë politike, duke parashikuar heqjen e mandatit të deputetit për personat që ka qenë bashkëpunëtor me ish-sigurimin e shtetit dhe ndalimin e ish-spiunëve për t’u zgjedhur kryetar të një partie politike.

Letra u bë publike nga deputeti i opozitës, Gazment Bardhi gjatë debatit në komision, ku po diskutoheshin dhe 2 projektligje të ngjashme të propozuara nga deputetët e opozitës.

Ai akuzoi kryetaren e komisionit, Klotilda Bushka se me vetëdije kishte tentuar të shmangte shqetësimin e BE-së, duke mos e shpërndarë letrën për të gjithë anëtarët e komisionit. “Si e kuptoj unë shqetësimin e delegacionit të BE, kërkesa e tyre është që para se të ecim me iniciativa të tilla që prekin shtetin e së drejtës dhe të drejtat e njeriut, do të duhet patjetër që ne ti drejtohemi Komisionit të Venecias për një verifikim të këtyre nismave,” tha Bardhi.

Edhe deputeti Oerd Bylykbashi, i cili ishte nismëtar i njërës prej nismave të lustracionit propozoi që të kërkohej një opinion i ri nga “Venecia”, duke i cilësuar propozimet e socialistëve si dispozita ligjore që binin ndesh me Kushtetutën dhe parimet themelore të shtetit të së drejtës.

Bushka u mbrojt duke bërë të ditur se letra e BE-së i ishte vënë në dispozicion relatores së nismave të PS-së, Ermonela Felaj, që ajo të kishte parasysh nëse nismat përmbushnin standardet e opinioneve të mëparshme të Venecias.

Ndërkohë, Felaj i mbrojti nismat, duke i cilësuar të vonuara, por të nevojshme. Ajo këmbënguli për miratimin e nismave duke kërkuar konsesusin e opozitës për të gjetur pikat e përbashkëta mes nismave dhe ndryshimet e nevojshme, bazuar në opinionet e mëparshme të Venecias.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe Bushka propozoi ndërprerjen e diskutimeve dhe realizimin e një konsultimi mes nismëtarëve përtej Komisionit të Ligjeve që të hartohet një nismë që bashkon palët. “S’do bëjmë 3 ligje për një gjë, na duhet një ligj dhe qëllimi është që të bëhet sipas standardeve,” tha ajo duke ftuar deputetët që të ulen e të gjejnë një zgjidhje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nëse palët nuk gjejnë konsensus deri të enjten, kur është parashikuar votimi i tyre në seancë plenare, projektligjet pritet të tërhiqen ose të rrëzohen pasi për miratimin e tyre duhet shumicë e cilësuar. Iniciativat e socialistëve u dorëzuan vitin që shkoi në Kuvend, pasi AIDSSH njoftoi Kuvendin se një email anonim kishte hedhur dyshime se një politikan i lartë me inicialet I.M kishte qenë bashkëpunëtor i ish-Sigurimit.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 5 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 7 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 8 orësh

Autoriteti i Dosjeve kërkoi në atë kohë të drejtën për të riverifikuar figurat e zyrtarëve të lartë që kishin marrë “çertifikatë pastërtie” nga dy komisione të ngritura në vitet pas rënies së komunizmit, “Mezini”, “Bezhani”. I dyshuari kryesor, ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë, i hodhi poshtë akuzat dhe e cilësoi inciativën një sulm politik duke hapur një betejë ligjore me AIDSSH-së.

Pavarësisht kritikave se po përdorej si instrument politik për të sulmuar figura të opozitës, Kuvendi miratoi në tetor 2022 ndryshimin në ligjin e autoritetit duke lejuar rihapjen e dosjeve të komisioneve “Mezini”, “Bezhani”, nga verifikimi i të cilëve Meta kishte dalë “i pastër”.

Në më shumë se 3 dekada pas rënies së sistemit komunist Shqipëria nuk ka arritur të kryejë një lustracion të plotë dhe të dënojë krimet e shkuara pavarësisht disa nismave ligjore. Ligji i fundit për lustracion u miratua nga parlamenti në vitin 2008 dhe më pas u shfuqizua nga Gjykata Kushtetuese pas padisë së Partisë Socialiste.

Marrë nga /Reporter.al/-Blerina Gjoka 

Etiketat e lidhura

bePS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 5 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 5 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 8 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 4 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 7 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.