Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Pse shteti nuk zbaton “Marrëveshjet e Negociimit” kur e di se do t’i humbasë gjyqet?!

Pse shteti nuk zbaton “Marrëveshjet e Negociimit” kur e di se do t’i humbasë gjyqet?!

Aktualitet
E diel, 16 Gusht 2026 15:04
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ka një absurd të madh në mënyrën se si shteti shqiptar përballet me gjyqet që rrezikon t’i humbasë: e di se mund të humbasë, e di se fatura mund të rritet me kalimin e viteve, por prapë vazhdon deri në fund.

Dhe në fund paguan qytetari. Paguan shumën e vendosur nga gjykata. Paguan kostot e procesit. Paguan interesat dhe kamatëvonesat. Paguan vitet e humbura. Paguan edhe paaftësinë e administratës për të marrë një vendim në kohën e duhur.

Pyetja është fare e thjeshtë: Pse shteti nuk negocion kur e kupton se një proces gjyqësor është pothuajse i humbur?

Pse duhet të kalojnë pesë, shtatë apo dhjetë vjet apo edhe me shumë, që një detyrim të bëhet edhe më i rëndë? Pse duhet të humbasë buxheti miliona euro vetëm sepse askush në administratë nuk guxon të marrë përgjegjësinë për të thënë: “Le ta mbyllim sot këtë konflikt me një marrëveshje më të favorshme për shtetin”? Këtu nuk bëhet fjalë që shteti të dorëzohet përballë çdo paditësi. As që çdo privat që padit shtetin duhet të shpërblehet me marrëveshje. Por kur dosja flet qartë, kur provat janë kundër administratës, kur ekspertizat e dobësojnë pozicionin e shtetit, kur jurisprudenca është e qartë dhe rreziku i humbjes është shumë i lartë, vazhdimi mekanik i gjyqit nuk është më mbrojtje e interesit publik.  

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Askush nuk do të firmosë, por të gjithë pranojnë humbjen!

Ky është thelbi i problemit.

Një zyrtar që firmos një marrëveshje duhet të japë shpjegime. Pse u negocua? Pse u pranua ajo shumë? A ishte oferta më e mirë? A u mbrojt interesi i shtetit? Ndërsa kur nuk firmos asgjë dhe shteti humbet pas disa vitesh, përgjegjësia tretet në një fjali: “Vendosi gjykata.”

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo është arsyeja pse sistemi shpesh prodhon sjelljen më të keqe të mundshme: zyrtari mbron veten nga përgjegjësia, ndërsa askush nuk mbron buxhetin nga humbja. Dhe kjo nuk është normale. Nëse një kompani private do të vepronte kështu, do të falimentonte. Askush në një biznes serioz nuk pret dhjetë vjet për të paguar 10 milionë euro kur mund ta mbyllë sot konfliktin me 5 apo 6 milionë. Bën llogari. Mat riskun. Negocion. Kursen.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh

Vetëm shteti duket sikur mund t’ia lejojë vetes luksin për të mos bërë llogari, sepse paratë nuk dalin nga xhepi i zyrtarit që refuzon marrëveshjen.

“Kam frikë se KLSH apo Prokuroria mund të me hetojë!”

I pyetur për një gjyq në zhvillim e sipër, një zyrtar shtetrorë, që është i paditur si institucion, tregon se shteti mund të humbasë afro 7.4 milionë euro sepse pala paditëse ka krejt dokumentat si dhe ekspertiza gjyqesore ka nxjerrë fiks 7.4 milionë dëm që duhet t’i paguajmë iks kompanie. Kompania private, meqënëse gjyqi vazhdon prej 11 vitesh, ka ofruar Negociim për shumën, duke e përgjysmuar shumën e kërkuar dhe atë që dha eksperti gjyqësor. Biseduam në ministri, tregon zyrtari, se si mund ta pranojmë një Marrëveshje Negociimi dhe t’i kursejm buxhetit të shtetit 3.7 milionë euro. Por drejtori juridik tha se “më mirë ta vendosë gjykata dhe jemi me të qetë nga KLSH (kontrolli i Lartë i Shtetit) apo nga Prokuroria”! Pra paaftësia apo mendimi se “me mirë të dënohemi gjyqësisht” e detyron shtetin të paguajë shuma të mëdha. E çfarë mund të bëjë KLSH kur zyrtarët e iks institucioni shtetrorë, bëjnë Marrëveshje Negociimi dhe kursejnë miliona buxhetit të shtetit?! Edhe KLSH ka specialistë që mund ta verifikojnë Marrëveshjen e Negociimit dhe nëse janë të drejtë e profesionistë, e miratojnë, pra nuk e quajnë shkelje. Por kjo kërkon specialistë dhe drejtues me kurajo e profesionistë, sepse kur ke bërë “Marrëveshje Negociimi” dhe ke marrë ryshfet nga pala private, natyrisht që të merret goja kur të heton KLSH apo Prokuroria. Zyrtari i ndershëm, që e firmos për të kursyer shtetin miliona që dihet se do të humben, e firmos dhe mbetet kryelartë.

Marrëveshja nuk është kapitullim

Në administratën shqiptare duhet të ndryshojë edhe një mentalitet tjetër: ideja se negocimi me palën private është dobësi. Jo. Marrëveshja mund të jetë akti më i zgjuar që merr shteti. Nëse një proces i humbur mund të mbyllet me një shumë dukshëm më të ulët, negocimi është kursim i parasë publike. Është menaxhim. Është përgjegjësi. Është pikërisht ajo që duhet të bëjë një administratë moderne.

Sigurisht që marrëveshjet duhet të jenë të kontrolluara fort. Duhet të ketë ekspertizë juridike, ekspertizë financiare, dokumentim të çdo oferte, miratim në disa nivele dhe transparencë të plotë. Sepse marrëveshja nuk duhet të kthehet në derë korrupsioni. Por as frika nga korrupsioni nuk mund të përdoret si justifikim për të mos marrë kurrë asnjë vendim.

Kontrolli duhet të ndalojë abuzimin, jo arsyen. Duhet një rregull i ri: kur rreziku është i lartë, shteti duhet të negociojë

Shqipëria ka nevojë për një mekanizëm të qartë. Për çdo proces me vlerë të lartë financiare duhet të bëhet një analizë periodike: Sa është probabiliteti i humbjes? Sa është detyrimi i mundshëm? Sa mund të arrijnë kamatat dhe kostot? Sa do të kursente shteti me një marrëveshje të menjëhershme? Dhe kur analiza tregon qartë se vazhdimi i gjyqit është ekonomikisht më i keq se marrëveshja, institucionet duhet të kenë jo vetëm të drejtën, por edhe detyrimin për të negociuar seriozisht.

Nuk është detyrim për të pranuar çdo ofertë. Është detyrim për të mos bërë sikur matematika nuk ekziston.

Kush përgjigjet për milionat e humbura?

Kjo është pyetja që duhet të shtrohet publikisht. Nëse një institucion refuzon një marrëveshje prej 5 milionë eurosh dhe pas disa vitesh shteti detyrohet të paguajë 10 milionë, kush mban përgjegjësi për 5 milionë eurot shtesë? Askush? Atëherë sistemi është ndërtuar keq. Sepse përgjegjësia nuk duhet të ekzistojë vetëm për zyrtarin që firmos.

Duhet të ekzistojë edhe për zyrtarin që nuk firmos kur mosveprimi i tij i kushton shtetit miliona. Ky është ndryshimi që duhet bërë. Jo më administratë që e quan “siguri” mosmarrjen e vendimeve.

Jo më procese që vazhdojnë për inerci. Jo më miliona euro të paguara vetëm sepse dikush kishte frikë të negocionte.

Shteti duhet të ketë kurajë

Shteti shqiptar duhet të kuptojë një gjë të thjeshtë: Marrëveshja e Negocimit nuk është favor për privatin. Mund të jetë mbrojtja më e mirë për vetë shtetin.

Kur gjyqi mund të fitohet, shteti duhet ta luftojë deri në fund. Por kur faktet, ekspertizat dhe ligji tregojnë se humbja është shumë e mundshme, atëherë patriotizmi administrativ nuk është të thuash “do ta çojmë deri në fund”. Patriotizmi është të kursesh paratë e shqiptarëve. Sepse shteti nuk duhet të ketë frikë nga firma mbi një marrëveshje të drejtë dhe transparente.

Duhet të ketë frikë nga miliona eurot që humbin kot. Dhe mbi të gjitha duhet të ketë kurajën të pranojë një të vërtetë të thjeshtë: Ndonjëherë, marrëveshja është fitorja më e madhe që mund të arrijë shteti.

Realisht ka shumë gjyqe që mund të jenë në qindra milionë euro për shtetin shqiptar që mund të përgjysmoheshin nëse shteti do të zbatonte “Marrëveshje Negociimi”. Ndërkohë burime të besuara tregojnë se shteti shqiptar, pra kur themi themi “shteti shqiptar” duhet nënkuptuar kur paditen bashkitë, ndërmarrjet, institucionet, ministritë, Qeveria, etj; të gjitha paditë aktuale janë diku te 133 milionë euro. Nuk themi të gjitha mund ti humb shteti, por një pjesë janë të sigurta që do ti humbasë. Ndaj duhet kurajo dhe mençuri nga zyrtarët publikë që shpëtojnë çfarë mund të shpetojnë nga gjyqet me anë të “Negociimit” me palën paditëse.

Derti tani nuk kemi informacione se ka patur ndonjë Marrëveshje Negociimi mes shtetit dhe privatit, kur pala paditëse është privati. Por duhet filluar si praktikë, derisa ligjerisht është e lejueshme. /SP/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.