Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 13 Nëntor 2026, 12:30 Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tregon dy nivele mirëqenieje Në vitin 2025 familjet shqiptare shpenzuan 39.8% të buxhetit për ushqime dhe pije joalkoolike, kundrejt 13.2% në BE, sipas INSTAT dhe Eurostat. Argëtimi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Itali-Francë
  • Integrimi në BE
  • Veliaj
  • Politika shqiptare
  • Moti
  • Ukraina
  • Tirana
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Puna e Policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Përmirësim në drejtim të policimit në komunitet

Aktualitet E martë, 4 Shkurt 2025 18:17
Puna e Policisë në Elbasan dhe Korçë, Proda: Përmirësim në drejtim të policimit në komunitet
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda mori pjesë në analizat vjetore të punës në drejtoritë vendore të Policisë Elbasan dhe Korçë. Gjatë analizave, Proda ka vlerësuar punën e këtyre strukturave për garantimin e rendit dhe sigurisë, si dhe angazhimin e tyre maksimal për përballimin me sukses të sezonit turistik veror. Ai ka vlerësuar punën profesionale hetimore të këtyre strukturave policore, për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe dokumentimin ligjor të veprimtarisë së grupeve kriminale. Kryepolici përgëzoi strukturat e Policisë së qarkut Elbasan, sepse rritja e forcës policore parandaluese mundësoi që gjatë vitit 2024, në këtë qark të mos kishte asnjë vrasje. Ky rezultat nuk ishte shënuar në këtë qark që nga viti 1989.

Gjithashtu, përgëzoi Policinë e Korçës për hetimet profesionale që rezultuan me zbardhjen e të dyja vrasjeve të kryera në këtë qark, gjatë vitit 2024, si dhe vlerësoi angazhimin e Policisë Kufitare të Korçës, për përballimin e fluksit në PKK-të Kapshticë dhe Qafë Thanë, si dhe për goditjen e një sërë krimesh kufitare. Drejtori është ndalur në disa aspekte të punës policore dhe ka kërkuar përmirësim të parametrave gjatë vitit 2025, në drejtim të policimit në komunitet, me qëllim që inspektorët e Policisë së Rendit, patrullat e përgjithshme dhe çdo punonjës policie, të jenë më afër qytetarëve, të kenë në kontroll situatën kriminale dhe shtetasit me precedentë penalë, me qëllim parandalimin e ngjarjeve kriminale.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Proda ka theksuar se goditja e armëmbajtjes pa leje, parandalimi i krimeve ndaj jetës dhe pronës, goditja e trafiqeve të paligjshme, parandalimi i kultivimit të bimëve narkotike dhe shpërndarjes së tyre, si dhe ndjekja në dinamikë e të gjitha problematikave dhe shqetësimeve të adresuara nga qytetarët, janë prioritare për t’u përmirësuar akoma më tej gjatë vitit 2025.

Drejtori i Përgjithshëm ka kërkuar nga të gjitha strukturat policore të jenë të baraslarguara nga subjektet politike gjatë fushatës zgjedhore. Punonjësit e Policisë duhet të zbatojnë me rigorozitet ligjin dhe detyrimet që burojnë prej tij, duke garantuar rendin dhe sigurinë, si dhe mbarëvajtjen e të gjitha aktiviteteve elektorale, për sa i përket punës së Policisë së Shtetit, e cila ka vetëm një detyrë, të garantojë rendin dhe sigurinë dhe të zbatojë ligjin. Cilido punonjës policie që do të konstatohet se nuk do të zbatojë këto detyrime që rrjedhin nga ligji për Policinë e Shtetit, do të largohet pa asnjë hezitim nga radhët e Policisë së Shtetit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në analiza morën pjesë edhe prokurorët respektivë të Korçës dhe Elbasanit, të cilët kanë vlerësuar punën e strukturave të Policisë, kanë vlerësuar bashkëpunimin me to, si dhe kanë premtuar mbështetje për Policinë në kërkesat për të çelur hetime proaktive, me qëllim parandalimin dhe goditjen e çdo paligjshmërie që cenon jetën dhe pronën e qytetarëve. Drejtori i Përgjithshëm ka falënderuar prokurorët respektivë të Elbasanit dhe Korçës, si dhe të gjithë përfaqësuesit e agjencive ligjzbatuese, për bashkëpunimin, mbështetjen dhe inkurajimin e Policisë së Shtetit në luftë ndaj krimit.

Mund t'ju interesojë

Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tregon dy nivele mirëqenieje

Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tre...

Para 9 minutash
Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth

Shira të dendur në Theth, përmbytje në Fushë-Theth

Para 50 minutash
Pesë autobusë 100% elektrikë për shërbimin urban në Tiranë

Pesë autobusë 100% elektrikë për shërbimin urban në Tiranë

Para 54 minutash

Ai ka theksuar se bashkëpunimi i Policisë me agjencitë ligjzbatuese në Elbasan është model për t’u ndjekur edhe nga drejtoritë vendore të tjera. Ky bashkëpunim ka prodhuar rezultate konkrete në luftë kundër krimit, më shumë besim të qytetarëve te institucionet e zbatimit të ligjit, si dhe më shumë rend e siguri.

Etiketat e lidhura

Ilir Prodapolicia
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tregon dy nivele mirëqenieje
Para 9 minutash

Shpenzimet për ushqim në Shqipëri 39.8% të buxhetit, europianët 13.2%: diferenca që tregon dy nivele m...

Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të papërballueshme
Para 16 minutash

Debat për strehimin social, opozita kundërshton projektligjin: Çmimet e banesave të papërballueshme

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën
Para 32 minutash

BE me ty: Histori të vlerave që ndryshojnë jetën

Trabzonspor feston supergolin e Muçit, klubi turk i kushton një postim special
Para 33 minutash

Trabzonspor feston supergolin e Muçit, klubi turk i kushton një postim special

Më të lexuarat

1 Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën diplomatike
Para 13 orësh

Shqipëria fiton ndaj Finlandës, Italia ndaj Francës/ Rama zbulon si u pritën rezultatet në darkën dipl...

2 Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve
Para 13 orësh

Itali-Francë: Pio Esposito shkruan historinë, trium me përmbysje i Axurrëve

3 Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?
Para 18 orësh

Sokol Sadushi hap debat të fortë kushtetues. A ka hapur “kutinë e Pandorës” për disa funksione të larta?

4 Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin
Para 21 orësh

Nis dialogu mes qeverisë dhe të rinjve protestues, Gonxhja: Diskutuam për meritokracinë dhe punësimin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.