
Situata në sheshin Skënderbej ka marrë përmasa më të tensionuara, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të autobotëve të policisë. Përplasjet janë paraprirë nga hedhja e gurëve ndaj mjeteve të policisë, ndërsa efektivët kanë ndërhyrë duke përdorur ujë me presion në përpjekje për të shpërndarë turmën. Tensionet vijojnë të jenë të larta në shesh, ku protestuesit dhe forcat e rendit mbeten të përfshirë në përplasje.