Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Qendra Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Ja 28 zjarret në vendin tonë!

Aktualitet E diel, 11 Gusht 2024 21:41
Qendra Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile: Ja 28 zjarret në vendin tonë!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Sipas Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile në të gjithë territorin e vendit janë identifikuar 28 vatra zjarri. Në një njoftim të Ministrisë së Mbrojtjes thuhet se u bë i mundur izolimi i plotë dhe shuarja e 9 vatrave, ndërsa 19 mbeten ende aktive.

📍 Situata paraqitet problematike në fshatin Kostar të bashkisë Finiq, ku forcat operacionale me angazhimin edhe të helikopterit Cougar po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarrit, për të mos lejuar kalimin drejt fshatit Vllahat të bashkisë Delvinë. Në ndihmë për shuarjen e zjarrit janë forca të shumta nga strukturat e pushtetit vendor të bashkive Sarandë, Himarë, Gjirokastër, Dropull dhe Konispol, të mbështetura nga efektivët e FA.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

📍 Në fshatin Mërtiraj të bashkisë Selenicë situata është nën kontroll. Ndërsa në fshatin Bashaj, po në këtë bashki është riaktivizuar zjarri i rënë një ditë më parë në sipërfaqe me shkurre. Era e fortë që po fryn në drejtim të fshatit Mesaplik e bën të vështirë ndërhyrjen.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

📍 Në Parkun Kombëtar të Prespës, Mali i Thatë zjarri vijon të jetë aktiv, pasi terreni vështirëson shuarjen e plotë të tij. Forcat vendore të bashkisë Pustec ndihmuar edhe nga 27 efektivë të FA po punojnë për ta mbajtur nën kontroll.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 5 orësh
Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Para 6 orësh
25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë

25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes...

Para 6 orësh

📍Në zonat pyjore të fshatit Rajë dhe Geghysen të bashkisë Tropojë ka një vatër zjarri aktive në drejtim të Qafës së Kolçit, e cila është duke u monitoruar nga punonjës të pyjeve të bashkisë Tropojë.

📍 Në fshatin Kus është izoluar vatra e zjarrit në Malin Lugë, në njësinë administrative Bërzhitë. Vijon të ketë djegie në humus, por nuk paraqet rrezik për përhapje në sipërfaqe më të gjerë.

📍 Në fshatin Tërnovë të bashkisë Bulqizë, zjarri është aktiv në sipërfaqe livadhore dhe po përhapet drejt një sipërfaqe pyjore. Situata paraqitet problematike. Forcat në terren po punojnë për kufizimin e përhapjes së flakëve.

📍 Në fshatin Selixë të bashkisë së Matit zjarri zhvillohet në tre vatra dhe po punojnë rreth 80 forca të bashkisë dhe Forcave të Armatosura. Temperaturat e larta dhe era kanë rritur intensitetin e vatrave. Po punohet edhe në një vatër në fshatin Maqellarë të bashkisë së Dibrës.

📍 Në vendin e quajtur “Bjeshkët e Xhurajve”, në bashkinë e Shkodrës, ka rënë zjarr në një sipërfaqe pyjore në terren të thepisur dhe të vështirë për të operuar. Zjarri po monitorohet nga strukturat vendore të kësaj bashkie dhe nuk paraqet rrezik për banesa.

📍Në fshatin Halil të bashkisë së Krujës është riaktivizuar një vatër zjarri. Terreni i vështirë si dhe prania e erës vështirëson ndërhyrjen e forcave.

📍 Zjarri i rënë në fshatin Skuraj të bashkisë së Kurbinit po zhvillohet me intensitet të ulët.

📍 Në afërsi të stacionit të trenit në Milot, në bashkinë e Kurbinit, zjarri i rënë në një sipërfaqe me shkurre dhe ferra është vënë nën kontroll nga forcat zjarrfikëse të bashkive Kurbin e Lezhë, duke bërë të mundur largimin e rrezikut nga objektet e banimit.

📍 Mbi fshatin Sotirë në bashkinë e Dropullit zjarri ka kaluar në kurorën e pishave. Helikopteri Cougar i FA është angazhuar në këtë operacion veç zjarrfikësve të bashkisë Dropull, forcave vullnetare dhe 30 forcave të FA.

📍 Në fshatin Luzat të bashkisë Tepelenë, në fshatin Karat të bashkisë Këlcyrë si dhe midis fshatrave Bogovë dhe Dobrushë të bashkisë Skrapar janë raportuar vatra zjarri, në të cilat po punohet nga efektivët zjarrfikës për shuarjen e tyre.

Në operacionet për shuarjen e zjarreve u angazhuan 665 forca operacionale dhe 43 automjete, 99 trupa ushtarake, 14 mjete dhe helikopteri i Forcës Ajrore.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 5 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 6 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 7 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.