Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.2 lekë, dollari amerikan blihet me 81.7 lekë dhe shitet me 82.7…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Futbolli evropian
  • Studentët shqiptarë
  • Supërtaksa
  • Objekti misterioz
  • Starlink
  • Irani
  • Debati Surroi-Haxhiu
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Rama: Ekonomia shqiptare vijon të rritet, ruan trend pozitiv! 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit

Rama: Ekonomia shqiptare vijon të rritet, ruan trend pozitiv! 1.5 miliardë euro investime të huaja në vit

Aktualitet
E diel, 29 Mars 2026 11:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama këtë të diele në podkastin “Flasim” ka folur edhe lidhur me ekonominë teksa theksoi se vijon të rritet dhe ruan trendin e vet pozitiv.

“Shifrat e publikuara të rritjes ekonomike për tremujorin e fundit të vitit 2025 japin një pasqyrë të qartë të ecurisë së qëndrueshme ekonomike të vendit dhe përcaktojnë qartësisht se edhe në tremujorin e katërt, rritja shkoi në afro 4%, një tregues që konfirmon vazhdimësinë e një ritmi të qëndrueshëm zhvillimi gjatë gjithë vitit të shkuar dhe viteve të mëparshme.

Dhe ajo që ka rëndësi të theksohet është se ekonomia vazhdon të diversifikohet dhe çka është e rëndësishme në këtë pikë është se Shqipëria nuk është më një ofertë ekonomike për të gjithë ata që duan të krijojnë sipërmarrje, që duan të rrisin ekonominë e tyre, që duan të investojnë duke ardhur nga jashtë, thjesht dhe vetëm në një apo dy drejtime, por në thuajse çdo drejtim”, tha ai.

Rama ndër të tjera foli edhe lidhur me turizimin teksa shtoi se shifrat numërojnë 12 milionë turistë në vit. Sipas tij shifrat e investimeve të huaja janë rritur dhe kanë shkuar 1.5 miliardë eurove në vit.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 44 minutash
Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Para 45 minutash
Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 8 orësh

“Këtë javë u zhvillua edicioni i dytë i MatchMaker Albania, një aktivitet që mbledh rreth 1200 pjesëmarrës, afro 500 investitorë ndërkombëtarë nga më shumë se 40 shtete dhe krijon kësisoj një mundësi reale në një hapësirë konkrete, ku idetë, projektet dhe synimet për të krijuar sinergji në funksion të bashkëpunimit për të investuar në Shqipëri marrin formë përmes qindra e qindra takimeve të drejtpërdrejta mes përfaqësuesve të sipërmarrjeve të ndryshme.

Ky aktivitet u mundëson të njihen konkretisht me projektet e njëri-tjetrit apo me projekte të cilat presin partneritete të reja, si nga sektori publik ashtu edhe nga ai privat.

Dhe ajo çka mund të thuhet me plot gojën është se tanimë modeli që ne trashëguam kur erdhëm në qeveri, një ekonomi e bazuar në koston e ulët të krahut të punës, i ka lënë vendin një modeli që krijon vlerë të shtuar, që krijon cilësi dhe partneritete afatgjata të qëndrueshme.

Modeli i dikurshëm, që ishte modeli i një vendi me dy-tre milionë turistë, ku për turistë numëroheshim edhe ne shqiptarët sa herë hynim dhe dilnim, dhe me 300-400 milionë euro investime të huaja në vit mesatarisht, i ka lënë vendin një tjetër modeli në një vend që ka 12 milionë turistë në vit dhe ka kapërcyer shifrën e 1.5 miliardë eurove investime të huaja në vit, duke u renditur qartësisht në klasifikimin e vendeve të këtij rajoni si vendi me transformimin më të madh dhe më të thellë të dekadës së fundit”, tha ai ndër të tjera.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 44 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja
Para 44 minutash

Horoskopi i ditës, 16 nëntor: Hëna në Ujor sjell ide të reja

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C
Para 45 minutash

Moti sot: stuhi me rrufe në Tiranë e Shkodër, Vlorë deri 21°C

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 19 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
15 Nëntor 2026, 06:39

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 10 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 7 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.