Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga Bazilika e Linit, e mbushur me turistë.
“Dhe me një ditë të zakonshme korriku në Bazilikën e Linit, mes natyrës së qetë, trashëgimisë sonë të çmuar kulturore dhe pamjeve piktoreske që ofron ky fshat buzë liqenit, si një nga perlat e historisë dhe turizmit kulturor shqiptar, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

