Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reagimi i ashpër nga Kapllanaj për Berishën: Pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA

Aktualitet E martë, 12 Korrik 2022 21:18
Reagimi i ashpër nga Kapllanaj për Berishën: Pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ish-kreu i Bashkisë së Mallakastrës, Agron Kapllanaj i është përgjigjur deklaratave të forta të kryedemokratit Sali Berisha, ku e akuzoi atë si bashkëpunëtorin më të ngushtë të Enkelejd Alibeaj dhe që ka fituara para me thes nga tenderat dhe inceneratorët.

“Një bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, ai Kapllan pallati, ka fituar 97 tendera. A e dini ju se ai ka fituar para me thes edhe nga inceneratorët. Kapllani është njeriu më i afërt në botë i Alibeajt. Pas të shoqes, atë ka”, tha Berisha.

Në një reagim të gjatë në rrjetet sociale, Kapllanaj i drejtohet ashpër Berishës, me fjalët që atë do ta ketë përballë, deri ditën që Berisha të çlirojë nga pengmarrja PD-në.

”Pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA! Kurse për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Sa për imagjinaten e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj, sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Reagimi i plotë i Agron Kapllanajt

Dëgjo këtu ti, Sali Berisha! Mbrëmë Sali Berisha ishte ftuar tek Eni Vasili, por ngaqë personalisht kam kohë që nuk e ndjek më Sali Berishën, si në takimet qe ai bën, por dhe në studiot televizive, dhe arsyeja pse nuk e ndjek është sepse ai gjithë axhendën politike të tij e ka për hallin e vet dhe të familjes së vet dhe nuk ka asnjë interes për demokratët dhe për shqiptarët, por vetëm mashtron në emër të tyre, kështu që ndërrova kanalin televiziv duke ndjekur dicka më interesante se sa të ndiqja mashtrimet e tij. Ai kishte shkuar me demek për të folur për protestën e 7 korrikut dhe se si do bashkonte demokratët për të rrëzuar qeverinë e korruptuar, Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në mëngjes duke shfletuar shtypin online, pashë emrin tim në një nga portalet dhe u ndala të lexoja kush ishte shpifja e radhës ndaj meje. Kur gjeta kohën e lirë, ndoqa intervistën e tij. Dëgjova të fliste për Blinken, për të cilin u betua se nuk do ta falë deri në vdekje, dëgjova të fliste për Edi Ramën me të cilin mbylli pazaret në 2008 pas sikletit të Gërdecit, por që në shtator pas pushimeve në supervilën e Lalzit, “nuk do të gjejë vrimë ku të futet”! Foli edhe për Fatos Nanon të cilit në vitin 2005 ia kishte falur burgun për korrupsion, se u tregua burrë i mirë dhe i mundësoi rikthimin në pushtet. Sa herë përmendte këta “armiq”, dukej si një njeri dhe politikan normal. Kishte hedhur lëkurën e qengjit.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 6 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore

Por më pas nga fundi i intervistës, papritur ishte shpërfytyruar. Doli i vërteti, ai që ka qenë gjithmonë; ujk për të gjithë ata që i tregojnë të vërtetën. Ju kujtova unë dhe nisi të tjerrë shpifje, që vetëm një mendje e ligë dhe e destabilizuar si e tij mund ti prodhojë e të guxojë ti bëjë live në TV. Në fakt i plasi sheshit makthi që e mundon, për ata mijëra demokratë që tashmë e njohin mirë dhe refuzojnë ta ndjekin në hallin që ka familjarisht me SHBA. E filloi me “AliBashën” dhe e vazhdoi me sulme të ndyra kundër meje. Kur nisi të derdhte përroin e shpifjeve të zakonshme, sytë iu zgurdulluan, dhëmbët e hollë e të konsumuar nga viktimat e shumta që ka shqyer në këto 30 vite, i dolën jashtë gati për të kafshuar sërish. Pas çdo shpifjeje thoshte: “Kapllanaj, ai që organizon ato takimet në Fier, Lushnje e Mallakastër…”.

Mund t’i përgjigjesha me tjetër gjuhë një monstre të tillë që ka 30 vite që mban nën thundër Partinë Demokratike dhe Shqipërinë bashkë me Edi Ramën, por jam i qartë se nuk e ka me mua personalisht. E di që po më shënjestron për t’i dhënë mesazh frike, mijëra demokratëve në bazë të cilët janë aq të kthjellët sa ta kuptojnë që lufta e Sali Berishës, nuk është as rrëzimi i Ramës dhe as risjellja në pushtet e PD. Makthi i tij janë ata demokratë që e dinë të vërtetën, se ai edhe PD-në, edhe pushtetin, i do për të shpëtuar lëkurën.

Gjithashtu e di se ka hall që të mbajë sa më gjatë rreth vetes ata miq e vëllezër të shumtë demokratë, që po e ndjekin pas të dëshpëruar dhe të lodhur nga qëndrimi kaq i gjatë në opozitë. I kuptoj dhe nuk i gjykoj, por një ditë, shumë shpejt, do ta njohin përfundimisht edhe ata. Do kuptojnë dhe mësojnë se nëse ka një faktor kryesor që e mban ende në këmbë Ramën, është pikërisht përçarja dhe pengmarrja që Berisha me një tufë ish- ministrash dhe zyrtarësh të korruptuar, po i bëjnë Partisë Demokratike. Gjithsesi, dëgjo këtu Sali Berisha!

Mua do të më kesh përballë, deri ditën që ti do të shporresh dhe të çlirosh nga pengmarrja Partinë Demokratike! Pas kësaj, pleqëri të mbarë dhe suksese në luftën që ke me SHBA! Kurse për sa u takon shpifjeve për qindra milion euro, tendera imagjinarë, thasë me para të inceneratorëve, që paskam marrë unë nga Edi Rama, ta qaj hallin, sepse Gërdeci të rëndon mbi shpatulla ty, familjarëve të tu dhe një pjesë të atyre që aktualisht të rrethojnë. Ndaj sa për imagjinaten e thasëve me lekë që unë paskam përfituar nga inceneratorët, nuk të vë faj, sepse ti me thasë e ke pasur njësinë matëse tënde!

Prandaj, Sali Berisha, të këshilloj se kur më përmend mua dhe familjarët e mi për afera korruptive në bashkëpunim me Ramën laj gojën, pasi çdo qindarkë e përfituar nga famijarët e mi është me djersën e ballit, madje dhe një pjesë të asaj djerse e kanë shpenzuar për të mbështetur ty dhe ata sojsësët që të rrethojnë ty, pa kërkuar dhe pa marrë asgjë në shkëmbim, sepse kemi besuar verbërisht tek mashtrimet e tua për një qeverisje, ku interesi i Shqipërisë dhe i shqiptarëve do të prevalonte mbi cdo interes tjetër.

Sali Berisha, të bëj edhe njëherë thirrje që të provosh çdo akuzë që bënë ndaj meje apo familjarëve të mi dhe t’i çosh ato në organet ligjzbatuese para se të të padis unë për shpifje! Nuk mundesh ti dhe askush në këtë botë të shpifë publikisht dhe të hedhë baltë mbi Agron Kapllanaj, vetëm e vetëm se ke ngecur në lakun e atyre gjëmave që ke bërë vetë dhe ti ka numëruar SHBA. Sa për merakun që ke për takimet që bëj në bazë, nuk të ndihmoj dot; veçse do ti njëqind-fishojmë për të mbyllur sa të mundemi, plagën e ligë të përçarjes që na ke mbjellë ti Sali komunisti.

Etiketat e lidhura

Agron KapllanajSali Berisha
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 2 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 6 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 20 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 29 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.