Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 20:31 Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt Milan mundi 5-1 Frosinonen në San Siro, me Rabiot dhe Cisse ndër shënuesit, dhe rimerr vendin e katërt. Modric u zëvendësua për një problem…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Carlon Bollino akuzon gazetarin/Reagon Artan Hoxha për akuzat se “nuk ka audio”

Aktualitet E shtunë, 21 Janar 2023 21:33
Carlon Bollino akuzon gazetarin/Reagon Artan Hoxha për akuzat se “nuk ka audio”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Artan Hoxha-

Nje pronar medie, paska publikuar në webin e tij, sot pasdite në oren 16:19, se “audio për vrasjet e 21 janarit nuk ka”….

Me tej thote:

“1) Problemi i parë, siç thamë, është se audio nuk ka. Eshtë rasti i parë i një përgjimi audio vetëm me tekst. Pra duhet të pranojmë ne mirebesim transkriptimin e bisedave radio për pjesat dhe ashtu siç janë zbardhur nga gazetarët (apo nga kush për ta) pa mundësinë e verifikimit. Të paktën deri kur audio të shpërndahet.….”

Në fund e mbyll shkrimin e vet me konkluzionin se:

“Eshtë kjo dhe vetëm kjo e vërteta e re nga ky dokument që akuzon Bashën dhe nuk fajëson Berishën: Duke njohur rolin diabolik të Sali Berishës, është i fortë dyshimi se “dora” që ka ofruar transkriptimet (e pjesshme) të atyre komunikimeve radio 12 vite pas ngjarjeve, nuk janë shërbimet e huaja sekrete si po përpiqet të thuhet, por pikërisht stafi i “doktorit” që edhe këtë herë po piloton “gazetarët” duke shfrytëzuar megalomani e tyre dhe maninë për protagonizëm të tejskajshëm….”

Pra sipas ketij pronari mediatik dhe njeherazi edhe administratori i disa koncensioneve të dhena nga qeveria në pushtet, kete rregjistrim e ka publikuar Sali Berisha

Hej “kaporale”, je shume rende…

Nese në mbremjen e vone të 21 janarit 2011, me duhej të demaskoja me “figure” masakren e Sali Berishes në Bulevardin “Deshmoret e Kombit”, për fat të keq, 12 vite me pas, ne pasditen e 21 janarit 2023, me duhej të demaskoj spekullimin dhe mashtrimin tend, qe ja kalon dhe fantasize se shfrenuar te Sali Berishes dora vete….

Kur nuk ke ditur gje, se disponoja pamjet e vrasjeve të kryera nga Garda e Sali Berishes, në mbremjen e 21 janarit 2011, nuk ke si ta dish qe disponoj dhe audion e urdhervrasesve të protestuesve në Bulevardin “Deshmoret e Kombit” me 21 janar 2023.

Në News24 kam publikuar sot pasdite, pas ores 17:30, videon ku babai i Aleks Nikes, shfaqet duke degjuar nga diktofoni im rregjistrimin e urdherave te Gardes per te vrare protestuesit. Padashur i paskam kthyer pergjigje “me ze dhe figure” jo vetem Sali Berishes, por edhe pronarit mediatik apo administratorit te koncensioneve…

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Prandaj here tjeter, bej edhe pak durim. Mos reago pa ardhur mbremja.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Tashme, nga eksperienca e gjate, ti e di shume mire, se faktet e forta, ato qe nuk m’i jep dot as ti dhe askush siper teje, une i publikoj në kohen dhe në vendin e duhur…

Ja ku e ke audion.

Po e degjon babai i Aleks Nikes.

Rri i qete. Inçizimi jo vetem egziston, por do te dorezohet në prokurori në momentin kur SPAK te filloje hetimin.

Mund t'ju interesojë

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Para 1 ore
PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

Para 2 orësh
Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Ushtria gjermane në Lituani teston dronë kamikazë dhe shënjestrim me AI

Para 4 orësh

Carlo Bollino: Një transkriptim ende pa audio dhe ”përgjimet” që përfshijnë edhe Lulzim Bashën në 21 janar 2011

Nga Carlo Bollino-

Prej ditës së djeshme qarkullon në mediat sociale një transkriptim misterioz i një dialogu të zhvilluar më 21 janar 2011 nëpërmjet radiove, që duket të jetë bërë mes komandantit të Gardës të asaj kohe, Ndrea Prendi dhe disa oficerëve të mobilizuar në betejën kundër demonstruesve socialistë në protestën para kryeministrisë. Një protestë që përfundoi tragjikisht me 4 protestues të vrarë dhe dhjetëra të tjerë të plagosur. Dokumenti i paraqitur fillimisht si një audio-përgjim, në të vërtetë është vetëm një tekst pa audio, sepse audio (shpjegojnë gazetarët që kanë shpërndarë zbardhjen) iu është dorëzuar familjarëve të viktimave, të cilët nga ana e tyre duhet ta dorëzojnë në prokurori si provë. Provat sipas këtyre gazetarëve skrupolozë, ”nuk mund të publikohen online”.

Në një vend ku të ashtuquajturit ”gazetarë investigativë” janë mësuar të shpikin dhe të botojnë akuza të paverifikueshme, vetëm e vetëm që të ftohen nëpër studio televizive, është e çuditëshme që kur më në fund kanë një provë konkrete në duar, zgjedhin të mos e shpërndajnë. Më e mundshme është se ky vendim është marrë nga  kush ka vendosur t’ja besojë medias ato regjistrime, prandaj, edhe këtë herë gazetarët-investigativë nuk janë autorët e asnjë investigimi, por vetëm mjete në duar të të tjerëve. I kontaktuar nga Report TV, xhaxhai i Aleks Nikës, Mark Nika, tha se nuk i takon atij të dorëzojë audion, por prokuroria duhet ta gjejë vetë. Pra ku do të perfundojnë regjistrimet audio? Dhe ky është misteri i parë.

Misteri I dytë është se si është e mundur që qeveria, përmes Elisa Spiropalit dhe ministri Ulsi Manja, ka vendosur të besojë menjëherë në atë “prodhim gazetaresk” misterioz, pa e verifikuar më parë personalisht duke e dëgjuar? Nëse nuk fsheh qëllime të tjera, kjo mund të jetë prova e pafundtë e faktit se mediat janë “sharlatane” vetëm kur u vjen për shtat. Dhe kjo vlen për të gjithë, të djathtë dhe të majtë.

Por cfarë përmban ai traskriptim dhe sa vlen me të vërtetë? Dhe, përse në vend që të inkriminojë Sali Berishën, fut në valle Lulzim Bashën?

1) Problemi i parë, siç thamë, është se audio nuk ka. Eshtë rasti i parë i një përgjimi audio vetëm me tekst. Pra duhet të pranojmë ne mirebesim transkriptimin e bisedave radio për pjesat dhe ashtu siç janë zbardhur nga gazetarët (apo nga kush për ta) pa mundësinë e verifikimit. Të paktën deri kur audio të shpërndahet.

2) Problemi i dytë është se nuk dihet me siguri se kush flet në radio. Komunikimet shpesh janë në kod dhe nëse herë pas here përmendet emri i ndonjë oficeri të Gardës, nuk del asnjëherë emri i Ndrea Prendit që bashkë me Agim Llupon janë dy të akuzuarit kryesorë në procesin qesharak që është zhvilluar deri tani mbi masakrën dhe që u mbyll me dënimin e Prendit me 1 vit dhe të Llupos me 3 vite burg për vrasje nga pakujdesia. Kater vite burg në total për 4 vrasje!!!

3) Problemi i tretë është se në dallim me entuziazmin e treguar nga zbuluesit e këtyre audiove, ajo audio nuk tregon asnjë përgjegjësi politike të Sali Berishës. Sipas transkriptimit një zë që i atribuohet Ndrea Prendit, thotë: “Të mbahen armët në dorë gati për zjarr në ajër. Pastaj kur të them unë në trup”. Pra urdhëri është që të qëllohet në ajër për të mbajtur larg protestuesit dhe pastaj të qëllohet në trup ”kur ta them unë”. Por ky urdhër i dytë, dramatik, në transkriptimet e publikuara nuk del. Ndërsa zëri që thuhet se i takon Prendit shton pak me vone: “Me t’u kaluar gardhi i telave, do të hapet zjarr luftarak. Ky është urdhëri”.

”Zjarri luftarak” është një kod që përdor Garda dhe që tregon një urdhër për të përdorur fisheke të vërtetë (jo stërvitorë), duke qëlluar më parë në ajër si parandalim dhe pastaj në lartësinë e këmbëve në raste ekstreme për të mbrojtur një institucion. Edhe në këtë rast nuk dëgjohet një urdhër i qartë për të vrarë. Dhe mbi të gjitha nuk ka asnjë provë që të çojë direkt te Sali Berisha, edhe pse është e qartë për të gjithë se ishte ai nxitësi i asaj dhune të pabarabartë dhe vrasëse.

4) Surpriza qëndron në faktin se transkriptimi nxierr si protagonist Lulzim Bashën, atëherë ministër i Brendshëm, kur një zë në radio, i paidentifikuar (me të ngjarë është centrali operativ i Gardës) thërret “260 i Luanit” dhe thotë “të kërkon ministri këtu në radio”. Po kush është “260 i Luanit”? Nga burime të Report TV rezulton se ky ishte kodi që përdorte Dashamir Shehu, Komandant i Batalionit të Dytë (ruajtja e rrethimit të jashtëm të kryeministrisë). Sipas hetimeve të organit të akuzës Dashamir Shehu ka qenë person nën hetim, ndonëse nuk përfundoi i pandehur. Me 21 janar Shehu ka qenë komandant i njësisë nr.2 që ka pasur si detyrë ruajtjen e godinës së Kryeministrisë, Kuvendit, banesën e kryeministrit etj. Ai ka pasur nën varësi atë ditë 60 efektiva të Gardës.

Transkriptimet e publikuara cuditerisht marrin fund këtu, pa qartësuar se çfarë po i komunikonte Lulzim Basha komandantit Dashamir Shehu që ndërkohë po lejon njerëzit e tij të qëllojnë mbi protestuesit.  Megjithatë, fakti që Lulzim Basha ishte në komunikimi direkt via radio me Gardën gjatë aksionit, mjafton pë ta futur personalisht në përgjegjësi dhe përgënjeshtron versionin e tij se në masaker e 21 janarit Ministri i Brendshëm (si Kryeministri) ”nuk ka pasur asnjë rol”. Version të cilit, si prokuroria ashtu dhe gjykata, i besuan në mënyrë të turpshme.

Eshtë kjo dhe vetëm kjo e vërteta e re nga ky dokument që akuzon Bashën dhe nuk fajëson Berishën: Duke njohur rolin diabolik të Sali Berishës, është i fortë dyshimi se “dora” që ka ofruar transkriptimet (e pjesshme) të atyre komunikimeve radio 12 vite pas ngjarjeve, nuk janë shërbimet e huaja sekrete si po përpiqet të thuhet, por pikërisht stafi i “doktorit” që edhe këtë herë po piloton “gazetarët” duke shfrytëzuar megalomani e tyre dhe maninë për protagonizëm të tejskajshëm.

Por nëse nuk është thjeshtë bllof mediatik i radhës dhe prokuroria do të verifikojë deri në fund dhe do ta zbardhë audio-përgjimin, ka një shpresë të fundit: që Lulzim Basha mund të thirret nga Drejtësia për të treguar më në fund rolin që ka pasur në tragjedinë e 21 janarit dhe urdhërat e Sali Berishës që ai thjesht i ka zbatuar

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt
Para 21 minutash

Milan Frosinone 5-1, kuqezinjtë rimarrin vendin e katërt

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje
Para 51 minutash

Vora Tirana barazim 0-0, bardheblutë ngecin sërish në renditje

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade
Para 1 ore

Juventusi shkatërron Venezian me 4 gola, shkëlqen Woltemade

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit
Para 1 ore

Trump: E vështirë të punoj me Chuck Schumer në krye të Senatit

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 9 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 9 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 22 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.