Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E premte, 23 Tetor 2026, 22:02 Amerika shpall heliumin si material kritik SHBA-ja e ka shpallur heliumin material kritik, duke theksuar rëndësinë e tij në prodhimin e gjysmëpërçuesve dhe energjisë. Ky vendim synon të mbështesë prodhuesit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Dorëheqjet e drejtorëve
  • Berisha kundër Ramës
  • Dashnor Sula
  • Protestat në Francë
  • Gazetarja e rrëzuar
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Rikthimi i LDK-së
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reaksionet bërthamore dhe kimike: çfarë ndodh nëse bombat godasin depozitat e uraniumit në Iran?

Aktualitet E mërkurë, 18 Qershor 2025 13:52
Reaksionet bërthamore dhe kimike: çfarë ndodh nëse bombat godasin depozitat e uraniumit në Iran?
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ashtu siç ndodhi me agresionin e Rusisë ndaj Ukrainës dhe përfshirjen, në atë rast, të centraleve bërthamore civile në Zaporizhzhia dhe të impiantit fantazmë të Çernobilit, përshkallëzimi i shpejtë i sulmeve dhe opsioneve ushtarake në Iran ka rindezur një alarm që mendonim se ishte varrosur thellë në frikërat tona të nën ndërgjegjshme të Luftës së Ftohtë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Çfarë do të ndodhte nëse bombat izraelite do të godisnin pikërisht depot e uraniumit të pasuruar (siç do të shohim në nivele të ndryshme)? A ekziston vërtet mundësia që të shkaktohet fenomeni i ndarjes së atomit dhe rrjedhimisht një shpërthim bërthamor?

Mund t'ju interesojë

Amerika shpall heliumin si material kritik

Amerika shpall heliumin si material kritik

Para 9 orësh
Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Para 9 orësh
Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

Para 10 orësh

Skenari bëhet edhe më i paqartë në rast të përdorimit të GBU-57, bombës së ashtuquajtur “anti-bunker”, e cila duhet të furnizohet nga forcat ushtarake amerikane dhe për këtë arsye do të kërkonte miratimin e presidentit amerikan Donald Trump për një përfshirje të paktën të tërthortë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ashtu si në rastet e mëparshme, nuk ekziston një “literaturë” apo raste të dokumentuara që mund të merren si referencë e saktë, ndaj duhet të ecim me hipoteza. Siti më i vjetër për pasurimin e uraniumit në Iran është ai i Natanzit, 220 kilometra në juglindje të Teheranit, i mbrojtur nga një bateri kundërajrore. Natanz është objekti më i madh në Iran dhe aty “fshihen” shumica e centrifugave për pasurimin e uraniumit (vlerësohen rreth 10 mijë). Fjala “fshihen” është mes thonjëzash sepse prania e këtij objekti është zbuluar prej shumë vitesh dhe sepse shumica e këtyre centrifugave pasurojnë uraniumin deri në 5%, që konsiderohet një nivel i përshtatshëm për qëllime civile, pra për përdorim në impiantet e prodhimit të energjisë si ato në Ukrainë.

Natanzi është goditur tashmë në ditët e para të sulmeve nga Izraeli, ndaj tashmë dimë nga AIEA-ja e drejtuar nga Rafael Grossi se nuk ka pasur emergjenca nga pikëpamja e rrezatimeve të mundshme. Për më tepër, numri dy i Grossit është një italian, Massimo Aparo, i konsideruar një nga ekspertët më të mëdhenj në botë për dosjen bërthamore iraniane.

Është e mundur që sulmet të kenë dëmtuar gjithsesi centrifugat që janë shumë të ndjeshme ndaj dridhjeve (sidomos nëse ishin në funksion në atë moment), prandaj bombat mund t’i “arrijnë” dhe t’i dëmtojnë ato edhe në distancë. Edhe mungesa e energjisë pas sulmit mund të ketë dëmtuar këto impiante pasurimi.

Por të vijmë tek pyetja më e rëndësishme: nëse nis një zjarr mbi uranium, a ka rrezik për një reagim bërthamor?

Kushdo që ka jetuar gjatë shpërthimit të Çernobilit në vitin 1986 nuk mund të harrojë që në atë rast ishin të pranishëm të dy elementët: paqëndrueshmëria e bërthamës së uraniumit dhe shpërthimi që më pas lëshoi radionukleide në atmosferë, duke i lënë në mëshirë të erërave. Kjo ishte famëkeqja “re atomike”, edhe më e rrezikshme sepse mund të lëvizë.

Në realitet, teknikisht një “bombë atomike”, siç shpjegonte shpesh me hollësi shkrimtari i dashur për shërbimet sekrete, por edhe për të kërkuarit, Frederick Forsyth (i ndjerë së fundmi), është një grup përbërësish. Dhe ky është ndoshta aspekti më delikat i akuzës së kryeministrit Benjamin Netanyahu: a po punonte Irani për një bombë? Duhet jo vetëm uranium i pasuruar, por edhe një detonator (që nuk është aspak i lehtë për t’u ndërtuar), si dhe raketa dhe rampa të përshtatshme për lëshim. Edhe pse nuk mund të mohohet që një treg i zi mund të krijohet ose rikrijohet me Rusinë në kushte të mëdha pasigurie ekonomike dhe me depo bërthamore që nuk financohen më nga SHBA (për vite me radhë SHBA kanë paguar për sigurinë e armëve bërthamore të ish-BRSS-së, për të shmangur rrezikun radiologjik dhe për të parandaluar tregjet e paligjshme).

Pra, për të ndodhur një reaksion i ndarjes bërthamore duhet të krijohen disa kushte specifike dhe të gjitha njëherazi. Rreziku më i madh në një rast si ai i bombardimit të Natanzit është më shumë reaksioni kimik sesa ai që lëshon radionukleide.

Uraniumi vetë nuk është toksik për shëndetin. Ai gjendet në natyrë dhe gjithçka varet nga ekspozimi. Më e rrezikshme është reaksioni kimik me fluorin që përdoret gjatë procesit të pasurimit dhe që e kthen uraniumin në një gaz, pra të lëvizshëm dhe agresiv. Edhe këtu, fluorin në sasi të vogla e gjejmë edhe në pastën e dhëmbëve, sepse është i dobishëm për dhëmbët. Por mbi një dozë të caktuar mund të jetë vdekjeprurës nëse thithet dhe shumë agresiv për lëkurën.

Mund të ketë, pra, efekte lokale rreth objektit të goditur.

Vendi i dytë për pasurimin e uraniumit (është zbuluar së fundmi se Irani mund të ketë edhe një të tretë) është ai i Fordo-s, 100 kilometra në jugperëndim të Teheranit. Aty, sipas AIEA-së, ka më pak centrifuga, por më të fuqishme. Pasurimi i uraniumit arrin në nivelin 60%, shumë pranë nivelit 90% që konsiderohet i përshtatshëm për përdorim ushtarak. Kjo është arsyeja përse AIEA publikoi një raport ku shprehej shqetësimi i qartë se Irani po punonte, të paktën në perspektivë, për armë bërthamore. Përndryshe, nuk do të kishte arsye për të pasur këto centrifuga. Edhe pse, siç u përmend më parë, të kesh kapacitetin real për të prodhuar një bombë atomike dhe për ta lëshuar është një çështje tjetër.

Ky është objekti që arsenali izraelit nuk mund ta arrijë pa bombat speciale amerikane.

Në vitin 2023, u lëshua një alarm pasi forcat ruse goditën një depo armësh me uranium të varfëruar në Ukrainë. Edhe atëherë u fol për frikën e një reje toksike, por stacioni i matjes në Trieste (i përputhur atëherë me erërat që vinin nga Ukraina) nuk raportoi asgjë.

Mbetet një pyetje e fundit: çfarë do të ndodhte nëse bombat GBU-57 do të godisnin në mënyrë të përsëritur dhe në thellësi (kjo është mënyra e sulmit) objektin në Fordo?

Në të vërtetë nuk kemi precedentë. Për të dhënë një përgjigje, duhet të dimë me saktësi sasinë e uraniumit të depozituar në atë objekt iranian. Hipoteza është se sasia nuk është e mjaftueshme për të shkaktuar shqetësim të madh. Por përgjigjja përfundimtare është në duart e inteligjencës amerikane dhe izraelite.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Amerika shpall heliumin si material kritik
Para 9 orësh

Amerika shpall heliumin si material kritik

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre
Para 9 orësh

Ronela Hajati zbulon çfarë do bënte nëse do të ishte kryeministre

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat
Para 9 orësh

Antifa po frymëzon protestat? Qiriazi: Rama ka barrën e provës për të vërtetuar akuzat

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 10 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 10 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 10 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 13 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.