Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Reportazh: Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë

Aktualitet E hënë, 21 Korrik 2025 11:20
Reportazh: Në rrugën e lashtë Egnatia, ku historia rilind dhe fshati frymon me turistë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Në verën përvëluese të Elbasanit, ka një cep ku koha duket se ka ndalur për të treguar histori që pak i njohin dhe më pak i vizitojnë. Një monument i lashtë, një rrugë romake dhe një fshat që bashkon antikitetin me mikpritjen, ky është Bradasheshi. Vetëm disa hapa më tutje, Shijoni, fshati i kumbullave dhe fiqve të pjekur, i manastirit Shën Joan Vladimir, të kujton se ndonjëherë, udhëtimet më të bukura ndodhin aty ku nuk i pret.

Ad Quintum, një stacion romak që rilindi nga pluhuri i kohës
Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore ka përfunduar me sukses restaurimin e Stacionit Antik Ad Quintum, një nga ndalesat më të rëndësishme përgjatë rrugës romake Egnatia, arteria që dikur lidhte Durrësin me Bizantin, dhe përmes saj, Perëndimin me Lindjen.
I vendosur në fshatin Bradashesh, vetëm pak kilometra larg qytetit, Ad Quintumi ishte një vend pushimi për udhëtarët dhe tregtarët e kohës së Perandorisë Romake. Sot, të ndalosh aty është si të prekësh një fragment të gjallë të historisë. Gurët e lashtë, rrënojat e pastruara, dhe forma arkitektonike e stacionit tregojnë një botë që ka ekzistuar shumë përpara nesh, dhe që ende ka diçka për të na mësuar.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas specialistes së trashëgimisë kulturore, Alban Drenogllava, projekti ka pasur dy qëllime.
“Të ruajmë një monument të rrallë dhe t’i japim zonës një identitet të ri turistik. Kjo tashmë ka filluar të ndodhë.”
Shijoni, përballë historisë, në heshtje dhe dritë
Përballë stacionit, shtrihet fshati Shijon, një vend ku vera vjen me ngjyra frutash dhe zëra njerëzish të qeshur. Këtu kumbullat janë më të ëmbla, fiqtë të ngrohur nga dielli dhe banorët të gatshëm të tregojnë ndonjë histori.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Kanë ardhur shumë të huaj këtë vit,” thotë një zonjë e moshuar te porta e shtëpisë së saj prej guri.
“Fotografojnë, pyesin, blejnë fiq, ndalojnë për ujë. Nuk jemi mësuar kështu.”
“Është si të zbulosh një botë të humbur,” shton një turist nga Holanda, duke u ndalur pranë rrënojave.
“Një bukuri e rrallë antike që nuk e ndesh shpesh. Dhe gjithçka këtu është autentike, nuk duket si atraksion i sajuar.”
Ad Quintumi ka transformuar mënyrën se si Bradasheshi perceptohet nga të huajt, nga një emër që dikur lidhej me metalurgjinë, sot është kthyer në fshatin që ruan historinë.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 24 minutash
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 35 minutash
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 48 minutash

Kur koha nuk ikën, por të fton ta prekësh
Nëse ecën ngadalë midis rrënojave, mund të dëgjosh diçka më shumë se cicërima. Është si një zë i vjetër që të fton të ndalesh, të kuptosh, të shohësh përreth. Kjo është ndjesia që të jep Ad Quintum, një stacion pushimi për të shkuarën që sot mund të jetë pikënisje për të ardhmen.
Në një verë kur shumë ikin në bregdet, Bradashesh-Shijon është një destinacion që të kujton se historia është këtu pranë, dhe pret vetëm që ta zbulojmë.
Nën drejtimin e kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, Elbasani ka nisur një politikë të re zhvillimi turistik, që synon të promovojë dhe lidhë atraksionet historike, kulturore dhe natyrore të rajonit.

“Ne po investojmë në infrastrukturë, sinjalistikë dhe promovim për të tërhequr turistë vendas e të huaj,” thekson Llatja në një nga deklaratat e tij të fundit.
Ai nënvizon rëndësinë e bashkëpunimit me komunitetet lokale, bizneseve dhe institucioneve kulturore për të krijuar një ofertë turistike të pasur dhe të qëndrueshme, ku fshatrat si Bradashesh dhe Shijon të jenë pjesë integrale e rrjetit turistik të Elbasani

Ndërsa Bradasheshi dhe Shijoni janë dy thesarë që po marrin dritën e merituar, Elbasani ofron shumë më tepër për vizitorët, kalaja historike e qytetit, Gjinari, Funari, Busheku, Muzeu Etnografik, dhe zona të tjera të pasura me natyrë dhe kulturë.

Në këtë mozaik, secila pikë historike, çdo fshat dhe çdo rrugicë është një kapitull i vogël që pret të hapet. Dhe verë pas vere, më shumë njerëz po ndjekin këto gjurmë, duke u kthyer në zbulues të një Shqipërie të bukur dhe të shumëdimensionale.

Nga Miranda Sadiku

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 minutash

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 24 minutash

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 35 minutash

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 48 minutash

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 9 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 13 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 8 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 12 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.