Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 12:35 Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet Të paktën 300 shkolla në Itali u evakuuan pas një alarmi për bombë të dërguar me email, njoftoi ministri i arsimit Giuseppe Valditara, i…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rritja e depozitave në euro nuk ndalet, arritën në gati 6.5 miliardë euro për prillin

Aktualitet E enjte, 1 Qershor 2023 09:16
Rritja e depozitave në euro nuk ndalet, arritën në gati 6.5 miliardë euro për prillin
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rritja e depozitave në euro nuk u ndal as në muajin prill. Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, depozitat bankare në monedhën europiane arritën afër vlerës së 6.5 miliardë eurove, në rritje vjetore me 16.7%.

Vetëm gjatë muajit prill, këto depozita u rritën me 73 milionë euro, ndërsa që nga fillimi i vitit rritja e tyre ka arritur në 180 milionë euro. Shifrat tregojnë se rritja e depozitave në euro paraqitet e shpërndarë me ritme të ngjashme, si mes bizneseve, ashtu edhe mes individëve. Kjo tregon se zgjerimi depozitave në monedhën europiane ka bazë të gjerë dhe reflekton prurje të shtuara të euros në ekonominë shqiptare, por edhe një prererencë në rritje për t’i mbajtur kursimet në këtë monedhë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Rritja paraqitet veçanërisht e lartë në segmentin e depozitave me afat, me pothuajse 26% më shumë krahasuar me një vit më parë. Për vite me radhë, normat minimale të interesit bënë që publiku të mos kishte më nxitje t’i mbyllte paratë në depozita me afat. Por, rritja e shpejtë e normave të interesit nga banka qendrore prej vitit të kaluar ka sjellë rritje edhe të normave të interesit për depozitat.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kjo ka sjellë një rritje të shpejtë edhe të vlerës depozitave me afat në euro. Llogaritë rrjedhëse dhe depozitat pa afat vazhdojnë të dominojnë strukturën e depozitave bankare në euro, me 59% të totalit. Megjithatë, ritmi i rritjes së tyre paraqitet më i ngadaltë, 11.7% me bazë vjetore.

Mund t'ju interesojë

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e ...

Para 15 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 16 minutash
Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next...

Para 21 minutash

Nga ana tjetër, depozitat në lekë po rriten me ritme shumë të ngadalta. Në fund të prillit, rritja vjetore e stokut të depozitave në monedhën vendase ishte vetëm 3.5%, ndërsa vlera e tyre paraqitet madje në rënie të lehtë që nga fillimi i vitit. Rritja e depozitave në euro po e rizhvendos gradualisht edhe kreditimin drejt monedhës europiane. Gjatë vitit 2022 dhe pjesën e parë të vitit 2023 kredia në euro po rritet me ritme më të larta se ajo në lekë.

Rritja e depozitave në euro është një tregues i një tendence për rritje të euroizimit të ekonomisë shqiptare. Efektet e prurjeve të larta valutore dhe rrtija e masës monetare në euro po shfaqen gjithnjë e më të forta edhe në kursin e këmbimit valutor. Gjatë muajit maj, rënia e euros ka thyer rekorde të reja historike. Më datë 31 maj, monedha europiane ra për herë të parë edhe poshtë pragut të 110 lekëve dhe në harkun e një viti ka humbur më shumë se 9% të vlerës monedhës vendase.

Banka e Shqipërisë e shpjegon rritjen e ofertës së euros dhe nënçmimin e saj historik kryesisht me përmirësimet domethënëse në bilancin e pagesave, sidomos falë zgjerimit të të ardhurave nga turizmi dhe nga eksportet e tjera të shërbimeve, por edhe nga vlerat e larta të investimeve të huaja direkte. Viti 2022 shënoi një rritje prej 42% të eksporteve shqiptare, të udhëhequra nga rritja e të ardhurave të turizmit, çka i hapi rrugën reduktimit të deficitit tregtar dhe atij të llogarisë korrente të vendit. Ky i fundit zbriti nga niveli 7.8% i PBB-së në vitin 2021, në nivelin 6% në vitin 2022.

Së bashku me rritjen e shpejtë të investimeve të huaja direkte dhe qëndrueshmërinë e tregjeve të brendshme financiare, këto i hapën rrugë forcimit të kursit të këmbimit të lekut gjatë vitit,” tha të mërkurën Guvernatori Gent Sejko, në raportimin vjetor në Kuvend.

Rritja e flukseve hyrëse dhe Zhvlerësimi i lekut kundrejt euros ka ndihmuar në zbutjen e pjesshme të presioneve inflacioniste të ekonomisë shqiptare, ndërsa ka sjellë përfitime edhe për huamarrësit në monedhën europiane, duke filluar nga qeveria shqiptare.

Nga ana tjetër, rënia e euros po dëmton sektorët eksportues të mallrave dhe shërbimeve në ekonomi, ashtu si edhe familjet përfituese të remitancave. /Monitor

Etiketat e lidhura

depozita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet
Para 8 minutash

Alarmi kombëtar për bombë në shkollat italiane, policia nis hetimet

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina
Para 15 minutash

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja të karburanteve, ja sa do të shiten nafta e benzina

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time
Para 16 minutash

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Inteligjencën Artificiale në garën për financime
Para 21 minutash

Miliarda euro në dispozicion, si t’i kthejmë në projekte konkrete? NEXTINNOVATE by Next Klik sjell Int...

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 14 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 15 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 6 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.