Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:50 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit “Mirënjohje të pakufishme për burrat dhe gratë atdhetarë e të guximshëm, që mbështetën Partinë Demokratike në kushtet më të vështira! Vota juaj ishte para…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Samiti Botëror për Iranin e Lirë, Rajavi: Test nëse komuniteti ndërkombëtar do regjimin gjenocidal apo popullin iranian

Aktualitet E hënë, 12 Korrik 2021 20:10
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Dita e tretë e Samitit Botëror për Iranin e Lirë-2021, i’u kushtua thirrjes së popullit iranian për drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës ku u vranë mbi 30,000 të burgosur politikë, mbi 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të Mujahedin-e Khalq (MEK/PMOI).

Figura të shquara europiane si kryeministri italian Matteo Rentzi (2014-2016), euro-deputeti dhe kryeministri belg Guy Verhofstadt (1999-2009), Enda Kenny, kryeministër irlandez (2011 -2017), Carlo Cottarelli, ekonomist italian dhe ish-drejtor i Fondit Monetar Ndërkombëtar, kryeministër teknik i Italisë (2018), Frederic Reinfeldt, Kryeministër suedez (2006 – 2014), Petre Roman, kryeministër rumun (1989-1991), mbështetës të spikatur të Rezistencës Iraniane: Kryebashkiaku Rudy Giuliani, John Bolton, Senatori Joseph Lieberman, Senatori Robert Torricelli, Gjykatësi Michael Mukasey, Dir. Louis Freeh, Ambasador Robert Joseph, Ambasador Marc Ginsberg,., ish Këshilltar i Sigurisë së Atdheut i SHBA, Theresa Payton, ish-drejtore e Informacionit në Shtëpinë e Bardhë, si dhe dhjetëra ministra europianë e kanadezë, përfshirë, nga Kanadaja, John Baird, Ministër i Jashtëm (2015), Tony Clement, Ministër i Industrisë (2011), Wayne Easter, Ministër i Bujqësisë (2006), Judy Screw, Ministër i Shtetësisë dhe Imigracionit (2005); gjithashtu komandantë të lartë të ushtrisë amerikane si Gjenerali James Conway, Gjenerali Jack Keane, Gjenerali Charles Wald; James Woolsey, ish-drejtor i CIA (1995), dhe figura të shquara politike si Garry Kasparov nga Rusia, kampion i shahut, shprehën solidaritet me Rezistencën Iraniane, planin me dhjetë pika të zonjës Rajavi, dhe folën në mbështetje të Fushatës për Drejtësi për viktimat e masakrës së 1988-ës.

Një delegacion nga Shqipëria ku përfshihet Tritan Shehu, Klajda Gjosha, dhe Mimi Kodheli, morën pjesë dhe folën në Samitin për Iranin e Lirë 2021. Një tjetër delegacion shqiptar ka marrë pjesë në ditën e dytë të samitit: Edmond Spaho, Valentina Leskaj, Elona Gjebrea, Orjola Pampuri, Namik Kopliku, dhe Klevis Balliu.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Z. Fatmir Mediu i cili ka marrë pjesë në këtë takim tre ditor theksoi se: “Ne nuk duhet të themi vetëm fjalë të mëdha për sakrificën e popullit iranian, por ne duhet të jemi të bashkuar dhe të kemi diskutime në parlamentin dhe kongresin tonë, dhe ne duhet t’i shtyjmë qeveritë tona të qëndrojnë të forta kundër mizorive brutale të regjimit. Unë besoj se të gjithë agjentët dhe mercenarët e inteligjencës dhe agjencive të tyre të sigurisë duhet të dëbohen nga Shqipëria dhe pjesa tjetër e Evropës. Unë e mbështes NCRI-në si alternativë ndaj regjimit për të sjellë paqe dhe liri në Iran. Plani dhjetë pikësh i zonjës Rajavi, presidentja e zgjedhur e NCRI, për republikën demokratike laike dhe jo-bërthamore të Iranit është rruga për një Iran të lirë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Maryam Rajavi, Presidentja e zgjedhur e Këshillit Kombëtar të Rezistencës së Iranit (NCRI), duke i’u referuar shkaqeve historike të instalimit të Ebrahim Raisi-t, vrasësit të MEK-ëve dhe ekzekutuesit të masakrës së 1988-ës, si president, tha se në kontekstin politik, ngritja e tij në këtë post shënon fundin e iluzioneve të ekzistencës së moderimit brenda regjimit. Ajo shënon dështimin e politikës së paqësimit të qeverive perëndimore ndaj fashizmit fetar. Tani, ata ia kanë dorëzuar pushtetin ekzekutiv një vrasësi të masave, pushtetin gjyqësor një vrasësi profesional, dhe pushtetin legjislativ një shkop-mbajtësi që e ka deklaruar haptazi “Unë jam një nga shkop-mbajtësit, dhe jam krenar që kam përdorur shkopin kundër Massoud Rajavi (liderit të Rezistencës Iraniane) që nga 1979.” Ai është vërtet mishërimi i turpit dhe mizorisë. Nëse kjo diktaturë fetare nuk do të ishte në prag të disfatës, atëherë pse do t’i duhej të vinte në krye të sistemit një bandë kanibalësh?”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 9 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore

Duhet theksuar se mbi 90% e popullit iranian i ka bojkotuar zgjedhjet. Pjesëmarrja e votuesve në Tabriz ishte vetëm 1.5%. Po, ky regjim përfaqëson vetëm 1.5 përqind të popullsisë. E vërteta është se tashmë janë pjekur kushtet objektive për përmbysjen e regjimit. Për sa i përket popullit iranian, ai po e dyfishon, si gjithmonë, vendosmërinë e tij për ta përmbysur diktaturën fetare përballë pozicionit të ri represiv e agresiv të regjimit.

Para se të hynte në sallën e takimit, Rajavi vizitoi Përkujtimoren Khavaran, e cila është ndërtuar në Ashraf 3 (baza e MEK në Shqipëri) për të përkujtuar 30,000 të burgosurit politikë të rënë dëshmor gjatë verës së masakrës së 1988-ës, dhe bëri homazhe në nderim të këtyre dëshmorëve. Këta dëshmorë, 90% e të cilëve ishin anëtarë e mbështetës të MEK, janë ekzekutuar në grupe mbi bazën e fatwa-s së Khomeini-t, nga Raisi e kriminelë të tjerë në pushtet, për shkak se kishin zgjedhur të mos pendoheshin dhe të këmbëngulnin në besimet e tyre dhe në përkushtimin e tyre ndaj lirisë. Shumë prej tyre janë varrosur në varre masive në Varrezën Khavaran (në jug-lindje të Teheranit). Në emër të Rezistencës Iraniane, Rajavi u betua për gjakun e 30,000 heronjve të rënë, se do ta çlirojmë Iranin nga mbërthimi i regjimit vrasës.

Etiketat e lidhura

Maryam RajaviSamiti Botëror për Iranin e Lirë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 5 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 9 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 23 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 32 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.