Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 14:20 Rama nga Qafë Thana përurojmë sistemin “One Stop Shop” Kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, kanë marrë pjesë në përurimin e sistemit të integruar të kontrollit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Samiti në Tiranë për Ukrainën, mbërrin presidenti Zelensky

Samiti në Tiranë për Ukrainën, mbërrin presidenti Zelensky

Aktualitet
E mërkurë, 28 Shkurt 2024 07:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky mbërriti në orët e vona të mbrëmjes të së martës në Tiranë, ku ai do të jetë pjesë e Takimit të Nivelit të Lartë “Ukrainë – Europa Juglindore” i cili do të mbahet të mërkurën. Ai u prit në aeroport nga Ministri i Jashtëm Igli Hasani, i cili në një postim në rrjetin social X shkruajti se ky është “një moment kyç për nxitjen e lidhjeve dypalëshe dhe qëndrimin në solidaritet me Ukrainën në luftën e saj heroike kundër agresionit të Rusisë”.

Kjo është hera e parë që presidenti ukrainas viziton Shqipërinë. Dy vjet më parë, kur agresioni rus ndaj vendit të tij kishte vetëm pak muaj që kishte nisur ai ju drejtua parlamentit shqipar përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë video. Dy muaj më pas kryeministri Rama, vizitoi Kievin, në shenjë solidariteti me Ukrainën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Edhe samiti që do të nisë të mërkurën në Tiranë, i bashkëorganizuar me Kievin, është po ashtu shprehje e mbështetjes që kjo pjesë e Europës, ku jo të gjithë janë anëtarë të Bashkimit europian apo të NATO-s, i japin Ukrainës dhe qëndresës së saj ndaj agresionit rus.

Përpara nisjes së samitit, presidenti ukrainas Zelensky do të ketë një takim kokë më kokë me kreyministrin shqiptar në mjediset e selisë së qeverisë. Më pas do të vijojë një takim mes delegacioneve respektive që do të mbyllet me nënshkrimin e Traktatit të miqësisë dhe bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Ukrainës. Më herët ministrat e jashtëm të të dy vendeve do të kenë po ashtu një takim të veçantë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Presidenti Zelensky dhe kryeministri Rama do të hapin punimet e samitit, me një fjalim, ndërsa më pas gjithshka do të zhvillohet me dyer të mbyllura. Shqipëria ka qenë ndër vendet e para që u rreshtuan në krah të Ukrainës, dhe ajo ka përkrahur pa hezitim të gjitha sanksionet e vendosura ndaj Rusisë. Shqipëria po ashtu luajti një rol të rëndësishëm dy vitet e fundit kur ajo ishte anëtare jo e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, ndërsa ishte bashkëpenëmbajtëse me SHBA-të, për çështjen e Ukrainës. Në raport me kapacitetet e saj Shqipëria po ashtu rezulton ndër vendet kryesore për kontributin ofruar Kievit edhe me armatime.

Mund t'ju interesojë

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Para 12 minutash
Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 1 ore
Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Para 2 orësh

Në samitin e Tiranës, bie në sy mungesa e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, Zyrtarisht mësohet se mospjesmarrja e tij është argumentuar me rastin e përvjetorit të aksidentit të rëndë hekurudhor të ndodhur më 1 mars të vitit të kaluar në Selanik, por, siç kanë vënë në dukje dhe mediat greke, ajo në fakt lidhet qartazi me qëndrimin kritik të Athinës ndaj çështjes së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës Fredi Beleri. Ishte pikërisht kjo çështje, e cila bëri që në gusht të vitit të kaluar, kryeministri grek të shmangte haptazi ftesën për homologun e tij shqiptar Edi Rama, në përvjetorin e samitit të Selanikut në vitin 2003, ku u diskutua e ardhmja europiane e Ballkanit Perëndimor. Në atë takim, zoti Mitsotakis, kishte ftuar përveç udhëheqësve të rajonit të Ballkanit edhe presidentin ukrainas Zelensky./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama nga Qafë Thana përurojmë sistemin “One Stop Shop”
Para 3 minutash

Rama nga Qafë Thana përurojmë sistemin “One Stop Shop”

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar
Para 12 minutash

Begaj në Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe, themeli i identitetit tonë kombëtar

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra
Para 52 minutash

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 1 ore

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 15 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 2 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 23 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 2 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.