Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 06:01 Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë Kursi i këmbimit sot: euro blihet me 89.1 lekë dhe shitet me 90 lekë, dollari amerikan blihet me 80.9 lekë dhe shitet me 82…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Rama-Veliaj
  • Protesta studentore
  • Futboll
  • Lara Colturi
  • Jakup Krasniqi
  • Elisa Spiropali
  • Gjeopolitikë
  • Taksa turistike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sfidat e prokurores Willis në përpjekjet për të çuar Trumpin në gjyq para zgjedhjeve

Aktualitet E premte, 22 Mars 2024 16:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Gjykatësi i çështjes mbi ndërhyrjet në zgjedhjet presidenciale në Xhorxhia në vitin 2020 i hapi udhë të mërkurën ish-Presidentit Trump të apelonte vendimin e tij, se prokurorja Fani Willis mund t’i vazhdonte hetimet, pavarësisht lidhjes romantike me një prej prokurorëve që ajo punësoi për të ndjekur rastin. Ekspertët thonë se pranimi i apelimit të vendimit dhe ngritja e një komisioni shtetëror në Xhorxhia, që mund të ketë autoritet të shkarkojë prokurorët, paraqesin sfida për zonjën Willis, e cila ka ngritur 13 akuza penale ndaj zotit Trump.

Këto muajt e fundit kanë qenë periudhë e trazuar për prokuroren e qarkut Fulton Fani Willis e cila ka ngritur akuza penale ndaj ish Presidentit Donald Trump për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale të vitit 2020 në shtetin e Xhorxhias.

Pasi një i pandehur tjetër në këtë rast, bëri të njohur marrëdhënien intime mes saj dhe prokurorit që ajo punësoi për të drejtuar hetimet, Nathan Wade, gjykatësi i çështjes vendosi se ajo mund t’i vazhdonte hetimet.

Vendimi ishte një goditje për ish presidentin republikan. Deri tani zoti Trump është parë të bëjë lëvizje juridike që të shtyjë deri pas zgjedhjeve nisjen e gjykimit për 4 çështjet penale me të cilat ai përballet.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Megjithatë, në 20 mars, gjykatësi Scott McAfee vendosi që zoti Trump mund ta apelonte vendimin e tij për të mos e larguar zonjën Willis nga çështja.

Ndërkohë Guvernatori i shtetit të Xhorxhis, Brian Kemp, së fundmi, firmosi një akt ligjor që lejonte ngritjen e një komisioni shtetëror i cili do të ketë autoritet të marrë vendim për shkarkimin e prokurorëve.

Eksperti ligjor Clark D. Cunningham, nga Kolegji i Drejtësisë në shtetin e Xhorxhias, thotë se këto dy zhvillime janë një “minë me sahat” për zonjën Willis.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Janë si të thuash bomba që mund të shpërthejnë nga çasti në çast për zonjën Willis. Një prej tyre është mundësia që Gjykata e Apelit të vendosë kundër saj. Tjetra është akti ligjor i guvernatorit Kemp që bën të mundur funksionimin e një komisioni të ri në nivel shtetëror që ka autoritet ta hetojë dhe ta shkarkojë atë nga detyra”.

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Para 1 minute
Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Para 2 minutash
Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Taksa turistike në Venecia dyfishohet, deri në 9.50 euro për natë

Para 8 orësh

Gjykatësi McAfee duhet të caktojë datën e gjyqit, por nëse avokatët e zotit Trump dështojnë me apelimin e vendimit, gjyqi mund të përfundojë para zgjedhjeve të nëntorit, thotë zoti Cunningham.

“Faza e parë thuajse ka mbaruar. Prandaj do të ishte koha e përkryer për të bërë gjyqin. Nëse gjyqi do bëhej vetëm për zotin Trump përgjedhja e jurisë do të kërkonte pak kohë. Por, më pas, çështja nuk do duhej të kishte ndërlikime. Ndaj, nëse gjyqi do të fillonte në prill apo maj, do të kishte shanse të mira, që vendimi të jepej në vjeshtë”, thotë eksperti.

Sipas ekspertit, zhvillimi i gjyqit ndaj zotit Trump do të kishte ndikim në zgjedhje.

“Një pjesë e konsiderueshme e opinionit publik amerikan mesa duket beson ende se zgjedhjet u vodhën dhe se nuk mendojnë se ai bëri ndonjë gjë të gabuar me kontestimin deri në fund të zgjedhjeve, përfshirë edhe atë që ndodhi në 6 janar. Por qëndrime të tilla mund të ndryshojnë nëse ata do të njiheshin me ndonjë provë që do t’i vihej në dispozicion jurisë. Prandaj, gjyqi, mund të kishte ndikim në rezultatin e zgjedhjeve të nëntorit”, shprehet ai.

Ish presidenti Trump dhe 8 të pandehur të tjerë në çështje pretendojnë se zonja Willis ka patur përfitime financiare nga lidhja e saj romantike me zotin Wade, çka e ka nxitur atë të zgjasë hetimet për përfitime personale.

Zonja Willis ka mohuar se ka patur përfitime të paligjshme dhe ka argumentuar e marrëdhënia e saj nuk ka ndikuar në veprimet lidhur me procesin hetimor.

Ish presidenti Trump dhe 14 persona të tjerë ndaj të cilëve janë ngritur padi kanë deklaruar se janë të pafajshëm për veprat penale, përfshirë ato për shantazh, presion ndaj zyrtarëve të shtetit shtetërorë për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020 në favor të tij në Xhorxhia.

4 të pandehur të tjerë në të njëjtën çështje kanë pranuar fajësinë./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë
Para 1 minute

Kursi i këmbimit: euro 89.1 lekë, dollari 80.9 lekë

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 1 minute

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë
Para 2 minutash

Moti sot: shi dhe stuhi, nga 2° në Korçë deri 20° në Vlorë

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq
Para 7 orësh

Rama: Dy vjet kryeqyteti me kokë të prerë është i pashoq

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 7 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 14 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine
Para 9 orësh

Lara Colturi, e para në Kupën e Botës në ski alpine

4 Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0
Para 7 orësh

Real Madrid Celta Vigo: Mbappe humbet penalltinë, miqtë kryesojnë 1-0

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.