Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 06:39 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”! Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste, e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura, u paraqit publikisht si një mbledhje për organizimin e partisë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Shpërndarja e videove të rreme me inteligjencë artificiale në rrjetet sociale

Shpërndarja e videove të rreme me inteligjencë artificiale në rrjetet sociale

Aktualitet
E premte, 18 Korrik 2025 10:53
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ndërsa videot e krijuara me inteligjencë artificiale po përhapen në rrjetet sociale, mungesa e edukimit digjital dhe rregullimit ligjor po krijojnë terren për manipulim, mashtrim dhe rrezik shëndetësor.

Nga Nensi Bogdani (BIRN)

Në një video të shpërndarë gjerësisht në Facebook, gazetari i njohur Blendi Fevziu shfaqet në studion e tij televizive të emisionit “Opinion” në TV Klan duke raportuar mbi një sulm fizik ndaj doktor Skënder Bratajt, që pretendohet se është kryer nga “mafia farmaceutike”, pasi ky i fundit kishte shpërndarë një video ku fliste për efektet pozitive të një kremi, i cili premton të shërojë një listë të gjatë sëmundjesh.

Sigurisht, asgjë nga ato që thuhet në këtë video nuk është e vërtetë, pasi ajo është një video e rreme e realizuar me aplikacione që përdorin inteligjencë artificiale krijuese. Videoja e doktor Bratajt nuk është një rast i izoluar. Përdorimi i gjerë, me kosto të lirë, i aplikacioneve që krijojnë video nëpërmjet IA-së, ka bërë që këto të fundit të përmbysin rrjetet sociale gjatë muajve të fundit.

Jo të gjitha videot e krijuara me IA janë të dëmshme apo manipulative. Megjithatë, sipas ekspertëve të teknologjisë dhe të drejtave digjitale, revolucioni i kësaj teknologjie pritet të sjellë pasoja sociale, për të cilat publiku nuk është i përgatitur dhe nuk ka parashikime ligjore.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ky është një sinjal alarmi i qartë,” thotë Besmir Semanaj, ekspert i sigurisë kibernetike. “Rreziku nuk qëndron thjesht te videoja si objekt, por te ndikimi që ajo ka mbi perceptimin e qytetarëve, mbi besimin te institucionet dhe vetë sensin e realitetit”, shtoi ai.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Videot e krijuara me inteligjencë artificiale (IA) mund të realizohen përmes një game të gjerë aplikacionesh dhe platformash që përdorin teknologji si “deep learning”, modelim 3D, sinkronizim të buzëve me audio dhe gjenerim të fytyrës ose zërit në mënyrë sintetike. Ky proces, shpesh i quajtur edhe “deepfake” ose media sintetike, ka kosto relativisht të ulët.

Mund t'ju interesojë

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Para 1 ore
Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Para 1 ore
Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Para 1 ore

Në shumë vende, përfshirë Shqipërinë, ligji nuk e adreson qartë përdorimin e videove të rreme me IA, sidomos kur ato nuk përbëjnë shpifje të drejtpërdrejtë ndaj një individi. Gjithashtu, për këtë fushë ka mungesë të edukimit mediatik, që bën që publiku t’i pranojë si të vërteta përmbajtjet e manipuluara.

“Kur një qytetar shikon një figurë publike të thotë diçka në mënyrë bindëse, nuk ka më nevojë për fakte. Syri e pa, pra është e vërtetë!”, tha Semanaj, duke iu referuar videos së manipuluar të emisionit ‘Opinion’, e cila ka për qëllim të promovojë një bar të pacertifikuar.

Gazetari dhe eksperti i komunikimit, Emirjon Senja, i tha BIRN se përdoruesit e moshave më të mëdha mund të bien më thjesht “pre” e këtyre videove artificiale, duke marrë parasysh nivelin e ulët të informimit që kanë mbi teknologjinë e avancuar.

“Video të tilla kanë nisur të shfaqen çdo ditë e më tepër në platforma si Facebook dhe YouTube, të cilat kanë një moshë mesatare më të madhe përdoruesish,” tha Senja.

“Ky grup i madh përdoruesish ka një nivel më të ulët të njohurive mbi mënyrën se si funksionojnë rrjetet sociale si edhe për të dalluar përmbajtjet e prodhuara me IA”, shtoi ai.

Sipas tij, rreziku më i madh në këtë rast është manipulimi, duke çuar madje edhe deri në përdorimin e të ashtuquajturave “barna” që reklamohen nëpërmjet videove të rreme. Senja shtoi se ekziston risku që këto video të krijojnë një perceptim të gabuar mbi shoqërinë.

“Rreziku tjetër ka të bëjë me krijimin e një realiteti të rremë,” tha ai.

“Këto video kanë në fokus rritjen e ndërveprimeve dhe trajtojnë tematika të ndjeshme, duke bërë që audiencat të mos dallojnë më realitetin IA nga ai normal, duke ndërtuar një perceptim të gabuar mbi shoqërinë”, theksoi Senja.

Edhe Besmir Semanaj shprehet i shqetësuar për rritjen e shpejtë të videove të krijuara me IA.

Ai i tha BIRN se në një shoqëri ku mediat përballen shpeshherë me mungesë burimesh për verifikim dhe ku edukimi digjital mbetet i kufizuar, këto teknologji krijojnë terren të rrezikshëm për mashtrime, manipulime politike, apo edhe fushata të fshehta ndikimi.

“Ironia është se teknologjia e një epoke të avancuar po përdoret për mashtrime elementare”, shtoi eksperti i teknologjisë dhe sigurisë kibernetike.

Pavarësisht risqeve të shtuara, Semanaj theksoi se aplikacionet e inteligjencës artificiale kanë edhe anë pozitive, kryesisht në asistencën që ato mund të japin në vizualizimin e të dhënave apo informacioneve.

“Këto video mund të përdoren për edukim interaktiv, rikrijim të figurave historike për arsye kulturore, trajnime virtuale në sektorë si shëndetësia apo arsimi, apo edhe përfshirje të personave me aftësi të kufizuara në mënyrë gjithëpërfshirëse,” tha ai.

“Në sektorin mediatik mund të ndihmojnë në automatizimin e përmbajtjes vizuale dhe rritjen e efikasitetit kreativ, por gjithmonë nëse shoqërohen me transparencë dhe etikë”, shtoi Semanaj.

Shqipëria ende nuk ka një legjislacion lidhur me përdorimin e IA-së, por vetëm një metodologji për standardet etike të përdorimit të saj.

Megjithatë, ekspertët thonë se ekzistojnë disa masa që duhen ndjekur për të parandaluar keqpërdorimet e aplikacioneve që ofron inteligjenca artificiale, si etiketimi i detyrueshëm apo vetërregullimi i mediave.

“Etiketimi i detyrueshëm është një shënjues vizual ose përshkrim që informon publikun se përmbajtja është artificiale”, tha Semanaj.

Ngjashëm, edhe Emirjon Senja pranoi se transparenca është faktor kyç në përdorimin e aplikacioneve që ofron inteligjenca artificiale.

“Publikimi i përmbajtjeve me IA apo me asistencën e IA-së duhet të shoqërohet me shënimet përkatëse nga publikuesi, qoftë edhe në rrjetet sociale”, tha ai.

“Mungesa e këtyre shënimeve duhet të shërbejë si ‘flamur i kuq‘ për audiencat në lidhje me qëllimet reale të publikuesit, por edhe si një nxitje për t’i raportuar te META, YouTube apo TikTok”, përfundoi Senja./BIRN/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 1 ore

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën
Para 1 ore

DW: PS nis fushatën mes përplasjeve të brendshme me Ramën

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 1 ore

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë
Para 1 ore

Kursi i këmbimit: euro 90.5 lekë, dollari 81.7 lekë

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 11 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 14 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 9 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 13 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.