Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 13:03 Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja Shefi i sigurisë iraniane, Mohsen Rezaei, deklaron se asnjë grimcë e materialit bërthamor të pasuruar nuk do të dalë nga Irani dhe se çdo…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Hetimet e Veliajt
  • Alimehmeti dhe PD
  • Protesta studentore
  • Kombëtarja Shqiptare
  • Emri i Tiranës
  • Rama në Paris
  • Ueno Bank
  • Vrasja në Spanjë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqipëria në Këshillin e Sigurimit, Xhaçka: Aplikoni të bëheni pjesë e ekipit shqiptar

Aktualitet E hënë, 21 Qershor 2021 17:23
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, u bën thirrje të gjithë shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit të aplikojnë për në ekipin shqiptar të Këshillit të Sigurimit në OKB. Xhaçka thekson se ideja fillestare ishte që aplikimet të mbylleshin më 15 qershor, por për shkak të kërkesave të shumta, është marrë vendimi për shtyrjen e këtij afati.

Deklarata e plotë 

Vetëm pak javë më parë Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme hapi thirrjen për ekipin që do të përfaqësojë Shqipërinë gjatë mandatit të saj 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë këtyre javëve ka pasur me dhjetëra e dhjetëra aplikime. Shqiptarë e shqiptare nga e gjithë bota, që me shumë përkushtim e dashuri kanë kërkuar të kontribuojnë me talentin dhe eksperiencën e tyre duke ju bashkuar ekipit tonë. Edhe pse ideja fillestare ishte që këto aplikime të mbylleshin në datë 15 qershor, kemi pasur gjatë këtyre ditëve me dhjetëra kërkesa për ta shtyrë afatin edhe për një kohë të shkurtër.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mandati 2 vjeçar në Këshillin e Sigurimit është një ngjarje historike. Pas 65 vjetësh anëtarësim në OKB, Shqipëria ka më në fund të drejtën të ulet në forumin më të lartë të vendimmarrjes globale. Të kontribuojë në debatin mbi paqen, sigurinë, mbi sfidat e mëdha të kohës sonë që po i japin formë të ardhmes së globit, me idetë, vizionin dhe eksperiencën e saj.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në 11 qershor aplikimi ynë mori një mbështetje të jashtëzakonshme në Asamblenë e Përgjithshme të OKB. Vështirë se mund të kishte pasur një tregues më të qartë të respektit që gëzon sot Shqipëria dhe diplomacia shqiptare në botë sesa votëbesimi që morëm. Por jemi të ndërgjegjshëm që kjo mbështetje na vë përpara një përgjegjësie shumë të madhe përpara shqiptarëve, përpara rajonit, përpara Grupit të vendeve të Europës Lindore që na dhanë mundësinë të përfaqësojmë këtë grup në Këshillin e Sigurimit, por edhe para botës mbarë.

Mund t'ju interesojë

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do...

Para 2 minutash
Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për nj...

Para 2 minutash
Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshminë time

Sara Mila del nga SPAK pas 40 minutash: Jam thirrur si person në dijeni, dhashë dëshmin...

Para 38 minutash

Ne duhet ta shfrytëzojmë më së miri këtë mundësi të artë, për të konsoliduar imazhin e Shqipërisë si një aktor serioz, si një vend i vogël, por me ide e vizion, me njerëz të aftë e të talentuar që kanë çfarë të kontribuojnë në adresimin e sfidave e problemeve e të cilat përballet bota. Kemi nevojë për talente e ekspertizë shumë specifike në ekipin tonë. Kemi nevojë për më të mirët, më të mirëarsimuarit, për ata me më shumë përvojë.

Nëse keni studiuar për marrëdhënie ndërkombëtare apo shkenca politike, duke përfunduar edhe studimet pasuniversitare, dhe keni së paku 5 vite eksperiencë pune, ju ftojmë të aplikoni. Sektorët ku kemi veçanërisht nevojë për aplikimet tuaja lidhen me çështjet e ekstremizmit dhe konflikteve të dhunshme, me çështjet e sigurisë dhe çarmatimit, me zgjidhjen e konflikteve dhe negocimin, apo me rajone të ndryshme të botës që janë në fokus të punës të Këshillit të Sigurisë, siç janë Lindja e Mesme, Azia Qendrore, Afrika Subsahariane me fokus në zonën e Sahelit, Afrika Veriore, etj.

Nëse keni studiuar për drejtësi, dhe keni së paku 5 vjet eksperiencë pune në të drejtë ndërkombëtare, të drejtat e njeriut, të drejtat e grave, çështjet e sanksioneve apo negocimit të konflikteve, ju ftojmë të aplikoni. Nëse keni kryer studimet mjedisore, me fokus të veçantë tek ndryshimet klimatike, sfidat e ujit dhe konflikteve, te teknologjitë e reja që përdoren për uljen e ndotjes, ju ftojmë të aplikoni.

Nëse keni studiuar apo keni eksperiencë në funksionimin e OKB apo metodat e punës së Këshillit të Sigurimit, në funksionimin e organizatave ndërkombëtare, në çështjet e sigurisë kibernetike, çështje ushtarake apo çarmatimit, do të na ndihmonit vërtet shumë në punën tonë. Unë e di që kudo në botë ka shqiptarë e shqiptare që shkëlqejnë në profesionet e tyre. E di që në çdonjërën nga këto fusha ku brendapërbrenda Shqipërisë ndoshta nuk është aq e lehtë të gjesh ekspertë, ka nëpër bota burra e gra nga Shqipëria që janë ngjitur në majat me të larta të disiplinave të tyre. Shpresa jonë, është që do të na bashkoheni, për të bërë që ashtu siç keni ditur të shkëlqeni ju në punën tuaj, të shkëlqejë edhe Shqipëria gjatë kësaj mundësi historike që i është dhënë.

Etiketat e lidhura

Olta xhacka
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja
Para 2 minutash

Mohsen Rezaei: Asnjë grimcë uranium nuk do të dalë nga Irani, çdo sulm i ri amerikan do të ketë pasoja

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje të dyfishtë
Para 2 minutash

Kapet në Greqi shqiptari i për vrasjen e dy vëllezërve në Shkodër, dyshohet edhe për një tjetër vrasje...

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina
Para 3 minutash

Fury-Joshua në Cardiff: biletat shiten të gjitha, vendet më të shtrenjta arrijnë 13,128 stërlina

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë
Para 14 minutash

Krisje mes Zidane dhe Mbappe, sulmuesi rrezikon të mungojë ndaj Italisë

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 15 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 16 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 16 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.