Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 10:23 Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë! Erion Veliaj ka nisur sot një letër me sms gjithë anëtarëve të Asamblesë së PS. Sulmon kryeministrin Rama, ngre edhe disa probleme për të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut për negociatat”- DW: Deputetja gjermane ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE

Aktualitet E hënë, 10 Maj 2021 16:36
“Shqipëria të mos dalë para Maqedonisë së Veriut për negociatat”- DW: Deputetja gjermane ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian takohen të hënën në Bruksel, ku një ndër temat e bisedimeve është edhe Ballkani Perëndimor. Deputetja liberale gjermane, Renata Alt ka një porosi për ministrat e Jashtëm të BE.

Në takimin e tyre në Bruksel (10.05) ministrat e Jashtëm të BE konsultohen për marrëdhënien e tensionuar me Rusinë, për gjendjen në Bjellorusi, Afganistan dhe Liban. Por edhe për Ballkanin dhe gjendjen në rajon do të flitet në kuadër të takimit, sidomos kur aktualisht qarkullojnë në media njoftimet për një “nonpaper” për ndarjen në paqe të Bosnjes, gjë që është kundërshtuar ndërkohë. Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas i quan zëra të tillë për rindarjen kufijsh të rrezikshëm, ato i përkasin historisë. Ministrat e Jashtëm në Bruksel do të diskutojnë edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Një temë tjetër e hapur e BE është edhe ngecja aktuale e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Megjithëse ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Heiko Maas nuk është për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në procesin e anëtarësimit në BE, u dëgjuan tone të tjera gjatë vizitës së fundit pak ditë më parë, në Shkup nga komisioneri i BE, Oliver Várhelyi. Komisioneri i Be u shpreh, se nëse nuk nuk zgjidhen mosmarrëveshjet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut , nuk përjashtohet mundësia që Konferenca e parë Ndër-Ministeriale e BE të zhvillohet edhe vetëm për Shqipërinë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Alt: Të mos ndëshkohet nxënësja shembullore Maqedonia e Veriut

Lidhur me këtë deputetja gjermane liberale (FDP), Renata Alt, e cila është edhe raportuese për Europën Qendrore dhe Lindore në partinë liberale ka reagur para takimit në Bruksel të hënën. Alt është shprehur se në lidhje me çeljen e negociatave të anëtarësimit nuk duhet ndëshkuar Maqedonia e Veriut, që ka qenë një nxënëse shembullore. Në një deklaratë për Deutsche Wellen të hënën, Alt thekson se “ministrat e Jashtëm do duhet ta përdorin takimin për Ballkanin Perëndimor për të tematizuar bllokimin e negociatave me Maqedoninë e Veriut për shkak të Bullgarisë. Opinioni i shprehur nga komisioneri i BE, Olivér Várhelyi, që të dalë Shqipëria para Maqedonisë së Veriut, është absolutisht i pakuptueshëm dhe duhet të refuzohet qartë nga Këshilli”, thotë Renata Alt.

Mund t'ju interesojë

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpun...

Para 24 minutash
Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Plagosja e rëndë e 38-vjeçarit në Mirditë, arrestohet 23-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Para 59 minutash
Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Para 1 ore

Sipas deputetes gjermane në vend që të ndëshkohet nxënësja shembullore mes aspirantëve në BE, Maqedonia e Veriut, duhet që vendet anëtare të rrisin presionin mbi Bullgarinë. “Edhe qeveria gjermane ka përgjegjësinë, që të koordinohet ngushtë me vende si Austria për të mbështetur Maqedoninë e Veriut. Që Shkupi nuk lejohet të negociojë është një sinjal katastrofik në drejtim të Ballkanit. Pikërisht në kohët, kur qarkullojnë “nonpaper” për ndryshime kufijsh, duhet që BE të ketë qëndrim të qartë. Për këtë është rasti sot.” /DW/

Etiketat e lidhura

Renata Alt
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!
Para 17 minutash

Erion Veliaj kopjon fjalimet e Ben Blushit, 10 vjet me vonesë!

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike
Para 19 minutash

Rama ndërpret transmetimin në Asamble: Dua të flas me familjen time politike

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim
Para 24 minutash

Operacion në tre qytete, arrestohet 51-vjeçari për vjedhjen e automjeteve, dy bashkëpunëtorë në kërkim

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim
Para 40 minutash

PS mbledh Asamblenë në Lalëz, ministrat dhe deputetët mbërrijnë në takim

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 10 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 13 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 14 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.