Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 16:03 Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet Tre anije tregtare u goditën nga dronë mbrëmjen e së shtunës pranë kanalit Sulina në Detin e Zi, njoftuan autoritetet rumune. Ministri i Mbrojtjes…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Pirro Dhima
  • Ukraina
  • Gaza
  • Horoskopi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Shqiptarët presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë

Aktualitet E diel, 28 Nëntor 2021 10:46
Shqiptarët presin me vite për shtetësi të Kosovës ose Shqipërisë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Radio Europa e Lirë

Që nga viti 2009, Alfred Shpata nga Shqipëria jeton në Kosovë. Shtetësinë nga shteti i ri arriti ta marrë në vitin 2019, pas më shumë se dhjetë vjetësh martesë me një shtetase kosovare.

“Sinqerisht ka qenë shumë e vështirë. Më janë dashur shumë vite, çdo vit kam rinovuar dokumentet. Unë jam i martuar me shtetase të Kosovës, e kam banesën time, e kam punën time, i kam të gjitha këtu… edhe të zgjasë kaq shumë, kjo është e papranueshme”, thotë Shpata për Radion Evropa e Lirë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ligji për shtetësinë në Kosovë thotë se “personi i huaj, i cili është bashkëshort i shtetasit të Republikës së Kosovës, e fiton shtetësinë kosovare nëse ka të paktën tre vjet martesë me shtetasin e Kosovës” ose “është duke jetuar rregullisht në Kosovë për të paktën një vit dhe posedon leje qëndrimi të përkohshëm, të lëshuar nga organi kompetent”.

Shpata thotë se për një dekadë, çdo vit, i është dashur të rinovojë dokumente të ndryshme, duke filluar nga certifikata që nuk është nën hetime e deri te dokumentet e bashkimit familjar.

Ai thotë se me probleme të ngjashme, gruaja e tij vazhdon ende të përballet. Ajo nuk ka ende shtetësi të Shqipërisë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Unë nusen e kam këtu, jam i martuar këtu, jetoj këtu. Tash duhet të shkoj të qëndroj atje 5 vjet, për të fituar një pasaportë. Kjo është absurditet”, thotë 42-vjeçari, i cili punon si kamerier në një kafene të Prishtinës.

Mund t'ju interesojë

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë ...

Para 34 minutash
Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Para 1 ore
Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Luiza Gega fiton Maratonën e Tiranës, triumfon në garën e femrave

Para 3 orësh

Në Ligjin për shtetësinë në Republikën e Shqipërisë thuhet se “i huaji, që është i martuar me shtetas shqiptar për një periudhë prej jo më pak se 3 vjetësh, mund të paraqesë kërkesë për të fituar shtetësinë me natyralizim, nëse zotëron njohuri të gjuhës shqipe në të folur dhe të shkruar dhe nëse ka banuar në mënyrë të ligjshme dhe të vazhdueshme në territorin e Republikës së Shqipërisë të paktën për 1 vit”.

Nga 26 nëntori, së paku disa procedura për shtetasit e dy vendeve pritet të thjeshtëzohen. Në këtë datë, Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, gjatë mbledhjes së mbajtur në Elbasan, nënshkruan marrëveshje për lehtësimin e tyre.

Sipas marrëveshjes së cituar nga ministri i Brendshëm i Shqipërisë, Bledi Çuçi, qytetarët e Kosovës, me një aplikim dhe me procedura të thjeshtuara, do të marrin menjëherë lejen e qëndrimit në Shqipëri që zgjat 5 vjet dhe brenda saj përfshihet edhe leja e punës.

Edhe qytetarët e Shqipërisë që jetojnë në Kosovë, do të marrin leje qëndrimi në afat 1-vjeçar ose 5-vjeçar në Kosovë, me procedura më të lehtësuara.

Në mbledhjen në Elbasan, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, u kërkoi ministrave të Brendshëm të Kosovës dhe Shqipërisë që leja e qëndrimit të mos ketë afat fare. Sipas tij, kjo është “pengesë psikologjike” për njerëzit, të cilët duhet të aplikojnë çdo 5 vjet për të marrë lejen.

Asnjë aplikim për leje të përhershme qëndrimi nga shtetasit e Shqipërisë në vitin 2021

Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë se nga janari deri më 15 nëntor të këtij viti, leje të përkohshme qëndrimi në Kosovë kanë marrë për herë të parë 267 persona me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 129.

Gjatë kësaj periudhe, lejet e përkohshme të qëndrimit u janë vazhduar 710 personave me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 345.

Nga janari deri më 15 nëntor nuk ka pasur asnjë aplikim për leje-qëndrim të përhershëm, kurse leje-qëndrimet e përhershme u janë vazhduar 26 personave me shtetësi shqiptare. Prej tyre, për leje pune ishin 14.

Mbi 700 kosovarë me pasaporta shqiptare

Vetëm gjatë këtij viti, rreth 1,000 qytetarë të Kosovës kanë aplikuar për leje qëndrimi në Shqipëri. Sipas një përgjigjeje të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, dërguar Radios Evropa e Lirë, këto aplikime kanë qenë kryesisht për bashkim familjar, për punë ose për studime.

Që një qytetar i Kosovës të pajiset me pasaportë të Shqipërisë, kushti kryesor është të pasurit e lejes së qëndrimit për 7 vjet.

“Në rast se shtetasi kosovar është i martuar me shtetase shqiptare, për jo më pak se 3 vjet, atëherë periudha e qëndrimit duhet të jetë të paktën 1 vit me leje qëndrimi në Republikën e Shqipërisë. Nëse shtetasi kosovar provon (dëshmon) origjinën e tij shqiptare, i lindur nga prindërit me shtetësi shqiptare deri në 3 breza, leja e qëndrimit nuk është e nevojshme”, thuhet në përgjigje.

Aplikimi për fitim të shtetësisë shqiptare bëhet pranë Drejtorive Vendore të Policisë së Shqipërisë. Numri i shtetasve nga Kosova, të cilët kanë marrë leje pune në Shqipëri nga viti 2018 e deri në shtator të vitit 2021, është 622.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme të Shqipërisë, që nga viti 2000 e deri në vitin 2018, mbi 730 qytetarë të Kosovës janë pajisur me pasaporta të Shqipërisë. Shumica prej tyre janë politikanë dhe familjarë të tyre, artistë, sportistë dhe anëtarë të shoqërisë civile, që me dekret të presidentit të Shqipërisë i kanë marrë pasaportat shqiptare.

Etiketat e lidhura

kosovarëshqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet
Para 34 minutash

Tri anije tregtare goditen nga dronë pranë brigjeve rumune të Detit të Zi, konfirmojnë autoritetet

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani
Para 1 ore

Libri i ri i Joe Biden: besim i kufizuar te Netanyahu dhe mbrojtje e tërheqjes nga Afganistani

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë
Para 1 ore

Mbërritjet në Ishujt Kanarie shënojnë rekord: 1,488 emigrantë në El Hierro në një ditë

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish
Para 1 ore

Defekti paralizoi fluturimet në SHBA, autoritetet paralajmërojnë: Mund të ndodhë sërish

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 19 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 23 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 9 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

4 Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!
Para 10 orësh

Erion Braçe: Po çfarë ministri bujqësie mora, more mashtrues, edhe në PS!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.