Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 07:59 Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme Ish-Presidenti Barack Obama ka sulmuar ashpër administratën e Trumpit lidhur me luftën në Iran dhe çmimet e larta të konsumit, ndërsa ka nisur fushatën…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

”Siguria është pasaporta e Policisë së Shtetit”, drejtori Skënder Hita: Shqipëria më mikpritëse për turistët dhe diasporën

Aktualitet E mërkurë, 15 Prill 2026 19:26
”Siguria është pasaporta e Policisë së Shtetit”, drejtori Skënder Hita: Shqipëria më mikpritëse për turistët dhe diasporën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita thotë se siguria mbetet prioritet absolut dhe “pasaporta” kryesore e institucionit që ai drejton për miliona turistë dhe vizitorë që zgjedhin Shqipërinë çdo vit. Gjatë fjalës së tij në Samitin e Diasporës, në panelin me temë “Migracioni dhe politikat e riatdhesimit”, Hita theksoi se Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar të jetë një institucion më profesional, transparent dhe i besueshëm për qytetarët brenda dhe jashtë vendit. ”Qasja jonë është e qartë: Policia si shërbim, në shërbim të ligjit, qytetarëve, diasporës dhe çdo shtetasi të huaj që viziton Shqipërinë”,u shpreh ai.

Fjala e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 28 minutash
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 33 minutash
Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Para 37 minutash

Është një kënaqësi e veçantë të jem sot mes jush, në një takim që na bashkon rreth një vlere të përbashkët, lidhjes së fortë me Shqipërinë. Policia e Shtetit ka hyrë në një fazë të re modernizimi dhe transformimi, duke synuar të jetë një institucion sa më profesional, transparent dhe i besueshëm për çdo qytetar, brenda dhe jashtë vendit. Qasja jonë sot është e qartë, Policia si shërbim, në shërbim të ligjit, qytetarëve, bashkëkombasve tanë të diasporës, por edhe për çdo shtetas të huaj që viziton vendin tonë.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Investimet në teknologji, rritja e kapaciteteve në burime njerëzore dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë janë shtyllat mbi të cilat po ndërtojmë këtë transformim. Policia e Shtetit është një nga kontaktet dhe impaktet e para për këdo që hyn në Shqipëri, qoftë turist, investitor apo pjesë e diasporës. Për këtë arsye, kemi përmirësuar kushtet në pikat e kalimit, i kemi pajisur ato me teknologji bashkëkohore, kemi trajnuar punonjësit e Policisë dhe vijojmë çdo ditë për të përmirësuar më tej impaktin dhe vlerësimin që vizitorët, turistët dhe të gjithë qytetarët që përdorin pikat e kalimit krijojnë për Policinë e Shtetit dhe, rrjedhimisht, edhe për vendin tonë.

Gjithashtu, kemi forcuar policimin në komunitet, duke qenë më pranë qytetarëve dhe më të ndjeshëm ndaj nevojave të tyre, veçanërisht ndaj kategorive më në nevojë.
Siguria për ta nuk është vetëm detyrim ligjor, por edhe përgjegjësi morale. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar sezonit turistik, duke rritur prezencën policore në zonat bregdetare dhe turistike, për të garantuar rend, siguri dhe një eksperiencë pozitive për çdo vizitor.

Shqipëria sot po përjeton flukse të larta turistike dhe kjo kërkon menaxhim profesional, reagim të shpejtë dhe koordinim të plotë institucional. Në këtë kuadër, Policia e Shtetit ka rritur kapacitetet për menaxhimin e flukseve, qoftë në kufij, në akse rrugore apo në qendrat turistike, si dhe për përballimin me efikasitet të çdo ngjarjeje që mund të cenojë sigurinë publike. Ndërkohë, Policia e Shtetit, veçanërisht strukturat e Policisë Kufitare, janë angazhuar maksimalisht për parandalimin dhe menaxhimin e flukseve migratore, kryesisht nga shteti grek në drejtim të vendit tonë, me destinacion vendet e Bashkimit Evropian.

Po në këtë drejtim, janë goditur rrjetet e kontrabandimit të emigrantëve të paligjshëm, organizatorët dhe transportuesit, shtetas shqiptarë, por edhe të huaj, pjesë e këtyre rrjeteve. Kemi bashkëpunuar ngushtësisht me partnerët për të parandaluar trafiqet e paligjshme, përfshirë këtu edhe kalimet e paligjshme të kufirit dhe dhënien e ndihmës kundrejt përfitimit për kalim të paligjshëm të kufirit. Në këtë kuadër, dua të përmend një nga rastet e suksesshme të bashkëpunimit, atë me Mbretërinë e Bashkuar, ku kemi ulur në mënyrë drastike numrin e personave që tentonin të hynin në mënyrë të paligjshme në Mbretërinë e Bashkuar, si dhe të atyre që tentonin të përdornin Shqipërinë si vend tranzit.

Të nderuar pjesëmarrës, Siguria mbetet prioriteti ynë absolut. Një siguri e garantuar jo vetëm për qytetarët që jetojnë në Shqipëri, por edhe për ju, bashkatdhetarët tanë që riktheheni çdo vit, si dhe për të gjithë miqtë që zgjedhin vendin tonë. Siguria është pasaporta e Policisë së Shtetit për miliona turistë dhe vizitorë. Me kënaqësi deklaroj se asnjë ngjarje e rëndë kriminale nuk është regjistruar ndaj turistëve. Përkundrazi, janë evidentuar qindra raste të dhënies së ndihmës për turistët në nevojë, për shkaqe të ndryshme. Ajo që vlen më shumë në këto raste nuk është vetëm angazhimi i Policisë dhe i institucioneve të tjera, pasi është detyrim i tyre, por edhe përfshirja e qytetarëve, e banorëve të zonave ku turistët kanë kërkuar ndihmë, pasi kanë humbur rrugën apo janë dëmtuar si pasojë e terrenit. Kjo është një tjetër vlerë e shtuar e shqiptarisë.

Së fundi, dua t’ju siguroj se Policia e Shtetit do të vazhdojë të jetë në shërbim, me integritet dhe profesionalizëm, për të ndërtuar një Shqipëri më të sigurt, më të besueshme dhe më mikpritëse. Ju faleminderit!

Etiketat e lidhura

policiaSkënder Hita
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 9 minutash

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 10 minutash

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas
Para 14 minutash

Formula 1: Çmimi i Madh i SHBA, Antonelli kërkon titullin në Teksas

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026
Para 28 minutash

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 11 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.