Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 10:04 Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
Lajmet e fundit
Në trend
  • Aksidentet
  • Protesta
  • Asambleja e PS
  • Berisha
  • Ukraina
  • Skandali dentar
  • Veliaj
  • Shpërthime
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sistemet elektorale, ekspertët: Ndryshimet e tepërta shkak për mungesë stabiliteti

Aktualitet E martë, 6 Prill 2021 19:54
Sistemet elektorale, ekspertët: Ndryshimet e tepërta shkak për mungesë stabiliteti
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zgjedhjet e 25 prillit pritet që të vënë në provë një risi në sistemin proporcional rajonal, që lidhet me listat e Hapura. Në 30 vjet, sistemet zgjedhore kanë qenë në një tranzicion të vazhdueshëm. Drejtori i Qendrës për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, Arjan Dyrmishi në një intervistë për A2CNN shpjegon se një demokraci e shëndoshë duhet në ketë në thelb një sistem zgjedhor të qëndrueshëm. “Vetë fakti që e kanë ndryshuar në çdo zgjedhje pothuajse, është një anomali”, thotë ai.

Drejtori i Institutit të Studimeve Politike, Afrim Krasniqi, shtoi se ndryshimet e tepërta nuk kanë lënë mundësi që të provohet nëse një sistem funksionon ose jo, pasi koha ka qenë tepër e shkurtër. “Venecia ka rekomanduar që një sistem duhet të përdoret së paku në tre palë zgjedhje, për të parë nëse funskionon”, shton ai.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga viti 1991, Shqipëria ka eksperimentuar 8 sisteme elektorale. Fillimisht u aplikua një sistem mazhoritar me shumicë absolute, për të kaluar në 1992 në sistemin miks, 100 zona në mazhoritar dhe 40 mandate si proporcional kombëtar. Në 1996 sistemi mbeti përsëri miks, por ndryshuan balancat: 115 zona në mazhoritar dhe 25 mandate si proporcional kombëtar.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në 1997 kuota e proporcionalit u rrit në 40 mandate, ndërsa ajo e mazhoritarit nuk ndryshoi. Në 2001 vazhdoi sistemi miks, mazhoritari u reduktua në 100 zona, ndërsa proporcionali mbeti me 40 mandate. Në 2005 u kalua nga sistemi me dy raunde në një të vetëm, ndërsa ndarja e kuotave mbeti e njëjtë. Në 2008 nisi të aplikohej sistemi që kemi edhe aktualisht, proporcional rajonal me 12 zona zgjedhore për 140 mandate.

Mund t'ju interesojë

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Para 1 minute
Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kri...

Para 35 minutash
Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Para 1 ore

Kaq shumë ndryshime, pohojnë ekspertët, kanë ardhur si pasojë e tekave politike. “Gjithmonë ndryshimet në sistemet zgjedhore janë iniciuar nga mazhorancat dhe janë bërë përpara zgjedhjeve të radhës, me idenë për të përfituar më shumë mandate falë benefiteve e të qenurit në mazhorancë”, shton Afrim Krasniqi.

Në këto zgjedhje, përveç preferencës ndaj kandidatëve, një tjetër risi është aplikimi i identifikimit biometrik në të gjithë vendin, si dhe testimi i votimit dhe numërimit elektronik në një zonë të Tiranës.

Etiketat e lidhura

zgjedhje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë
Para 1 minute

Tiranë, 17-vjeçari kapet me pushkë dhe 140 fishekë luftarakë

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale
Para 35 minutash

Policia godet grupin e vjedhjes së automjeteve, dyshohet se përdoreshin për ngjarje kriminale

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar
Para 1 ore

Protestat në Francë: 106 mijë persona në rrugë, përplasje me policinë dhe qindra të arrestuar

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen
Para 1 ore

Maratona e Tiranës zhvillohet sot, 5,800 vrapues në garë, ja rrugët që do të bllokohen

Më të lexuarat

1 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 13 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

2 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 16 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 12 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 3 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.