Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 23:04 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë Real Madridi fiton 1-2 ndaj Barcelonës në “Camp Nou”, duke i dhënë fund serisë prej nëntë fitoresh radhazi të katalanasve në La Liga. Kylian…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
Lajmet e fundit
Në trend
  • Erjon Vishkulli
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Erlind Sulo
  • Qeveria teknike
  • Edi Rama
  • El Clasico
  • Protestat në Francë
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Skandali i Onkologjikut, deputetja Vokshi: PD ka bërë padi në SPAK ndaj Ramës për vr@sje me dashje

Aktualitet E premte, 16 Gusht 2024 12:56
Skandali i Onkologjikut, deputetja Vokshi: PD ka bërë padi në SPAK ndaj Ramës për vr@sje me dashje
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi nga selia blu bëri me dijse se ka kallëzuar penalisht në SPAK çdo person, përfshi kryeministrin Edi Rama, që sipas saj ka shpërdoruar detyrën, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situates në Spitalin Onkologjik. ”Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën, as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik. Ajo çka ndodhi të onkologjiku është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësohet shëndeti, më shumë humbin jetën”, tha Vokshi.

Deklarata e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 4 orësh
Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Para 5 orësh
Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Sherr mes të rinjve, plagoset një 19-vjeçar

Para 6 orësh

Para disa javësh, i gjithë opinioni publik u trondit me skandalin te onkologjiku. Të premtuar ‘shëndetësi falas’ nga Edi Rama, shqiptarët jo vetëm po paguajnë nga xhepi më shumë se çdo vend tjetër (mbi 60% – sipas Bankës Botërore), por shpesh nuk marrin as shërbim shëndetësor një e drejtë kjo kushtetuese. Pas publikimit të skandalit, Edi Rama nxitoi t’ia hidhte fajin mjekëve e nuk mori asnjë masë. Ministrja e Shëndetësisë u neverit prej mjekëve e nuk mori asnjë masë. Shefja e shërbimit dhe Drejtoresha e QSUT as analizuan situatën,as reaguan, madje pranuan si pa të keq të gjitha mungesat në medikamente, kura, mungesën e funksionimit të pajisjeve dhe aparaturave në Onkologjik.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ajo çka ndodhi të onkologjiku është veç një tjetër skandal, në radhën e gjatë të skandaleve të kësaj qeverie, me ndryshimin e vetëm, që çdo ditë që zgjat ky skandal, çdo ditë që nuk reagohet, më shumë pacientëve ju përkeqësohet shëndeti, më shumë humbin jetën. Sot, gjendja në onkologjik vijon e njëjtë! Vazhdojnë mungesat në disa medikamente, në disa kura. Vijon mosfunksionimi i aparaturave dhe pajisjeve të trajtimit. Dje kanë mbërritur denoncime të tjera pranë Partisë Demokratike për mosfunksionimin e aparaturave, ose dera e aparaturës nuk punon ose aparatura nuk funksionon. Në vend që të bëhen 5 herë në javë terapi, pacientëve ju mundësohet vetëm dy herë në javë, ose një herë në javë, ose asnjë herë.

Ky është Krim! Në shkrimin e tij të fundit gazetari Osman Stafa ka trajtuar raste të dhimbshme ku mjekët e njohin mirë situatën por heshtin, të pacientëve dhe familjarëve që edhe pse ju mohohet një e drejtë kushtetuese për shërbim shëndetësor, vuajnë në heshtje, nuk guxojnë të flasin! Po çfarë ka më keq se sa rëndimi i shëndetit? A ka më të rëndësishme se jeta? Asgjë nuk ka!!Pranimi kësaj situate, heshtja, nuk sjell kurat, pajisjet, shërbimin!!! Vetëm nënshtrimin ndaj asaj që shkruan duke vjedhur e grabitur qeveria Rilindase! Nuk ka skandal më të madh se të ndërhyhet në sistem o line të farmacisë, të heqësh datën e skadencës dhe ilaçet e skaduara ti kalosh në pavionin e fëmijëve!!! Kryeministri Rama heshti, Ministrja Koçiu heshti. QSUT mashtroi! Këto janë krime!!! Që mbeten të pandëshkuara! PD jo vetëm e ka denoncuar, deputetët e PD kanë kërkuar interpelanca, dëgjesa në komision, por personalisht kam kallëzuar penalisht në SPAK çdo person që ka shpërdoruar detyrë, ka vjedhur, apo nuk ka reaguar ndaj situatës.

Kallëzimin e kam bërë:

– Edi Rama, Kryeministër i Shqipërisë

– Ilir Beqaj, ish-Ministër i Shëndetësisë

– Ogerta Manastirlliu, ish-Ministre e Shëndetësisë

– Albana Koçiu, Ministre aktuale e Shëndetësisë

– Enkel Joti, ish-drejtor i QSUNT

– Albana Fico,ish-Drejtuese e QSUNT

– Zv.Drejtorë të QSUT, Shefa shërbimesh, çdo person tjetër që nga hetimi do të rezultojë me përgjegjësi penale.

OBJEKTI:

Kallëzim i veprave penale:

‘Shpërdorimi i detyrës’,

‘Vrasja me dashje’

‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’

‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’

‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’

Në Kallëzim jo vetëm kemi mungesën e barnave, jo vetëm mosfunksionimin e aparaturave, por së bashku me ekspertët e shëndetësisë pranë PD këmi bërë një analizë të thelluar të situatës në shëndetësi fokusuar të problematikat që lidhen me situatën te onkologjiku:

1. POLITIKA E CENTRALIZIMIT TË TË GJITHA SHËRBIMEVE TË SPECIALIZUARA

2. INVESTIMI I ULËT NË SHËNDETËSI

– Investim i ulët në trajtimin e sëmundjeve tumorale:

– Mungesë burimesh njerëzore:

– Mungesë infrastrukture:

– Mungesë medikamentesh të kimioterapisë:

– Mungesë pajisjesh të radioterapisë

3. Problematikat dhe pasojat që sjell anulimi i dhjetëra tenderave për shkak se duan që t’ua japë klientit të radhës

4. Problematika në lidhje me vendosjen dhe lënien për disa vite në një vend jo të izoluar, jashtë një bunkeri, të një pajisje kobalti, i cili duke emetuar rrezatim të rrezikshëm mund të ketë rrezikuar jetën dhe shëndetin e stafit, mjekëve dhe pacientëve

5. Mbetjet spitalore te rrezikshme, të lëna për një periudhë kohore që nga Covid, në një ambient të onkologjiku, të cilat kanë lëshuar gazra, apo substanca të rrezikshme.

Me anë të këtij kallëzimi PD kërkon të bëhet përçues të zërit të atyre qytetarëve që kanë frikë dhe heshtin, zëri i të pamundurve!

Nga ana e SPAK, kërkojmë:

Regjistrimin dhe fillimin e procedimit penal ndaj shtetasve të sipërpërmendur për kryerjen e veprave penale ‘Vrasja me dashje’, ‘Vrasja me dashje në lidhje me një krim tjetër’, ‘Neglizhenca në trajtim mjekësor’, ‘Materialet bërthamore dhe substancat radioaktive të rrezikshme’, ‘Shpërdorimi i detyrës’.

PD fton çdo pacient, familjar, të afërm, mos heshtni, mos pranoni t’ju nënshtrojnë, mos pranoni t’ju vrasin menjëherë në mes të ditës të fortët e rilindjes, apo t ju vrasin ngadalë prej ajrit të ndohtur, mungesës së barnave, apo reduktimit të dozave!!!

Mos lejoni t’ju shkelin e t’ju mohojnë të drejtat kushtetuese kriminelë të veshur me pushtet!

Reagoni për të larguar ata që vjedhin si të babëzitur paratë e ilaçeve, kurave, aparaturave!

reagoni që të mos helmojnë fëmijët me barna të skaduara!

Merrni fatet tuaja në duar!!

Për hir të mbrojtjes së shëndetit, mbrojtjes së jetës!

Mbroni familjet, mbroni fëmijët!

Fatin e të ardhmen e keni në duart tuaja!!!

Etiketat e lidhura

OnkologjikuPD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin
Para 4 orësh

Kamberi dhe Sinani: Koalicioni Shqiptar siguron dy mandate, në garë për të tretin

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”
Para 5 orësh

Frika për të ardhmen e Francës: Pse mbështetësit e Le Pen thonë “Marine duhet të fitojë”

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik
Para 5 orësh

Studentët fitojnë, Vuçiç: Rezultatet mund të befasojnë opinionin publik

Më të lexuarat

1 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 10 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

2 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 5 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 8 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë
Para 4 orësh

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.