Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 13:02 Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS Mësohet se kryeministri dhe kryetari i PS, Edi Rama ka kërkuar përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga partia Socialiste. Votimi do të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Protesta në Tiranë
  • Berisha
  • Policia
  • SHBA
  • Liga e Kombeve
  • Ukraina
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Soreca dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, vizitojnë shkollën dhe kopshtin e saporikonstruktuar “Sherif Dervishi” si pjesë e Programit “BE për Shkollat”

Aktualitet E hënë, 7 Mars 2022 15:28
Soreca dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, vizitojnë shkollën dhe kopshtin e saporikonstruktuar “Sherif Dervishi” si pjesë e Programit “BE për Shkollat”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shefi i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri, Luigi Soreca dhe Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së, Monica Merino vizituan sot shkollën 9-vjeçare dhe kopshtin “Sherif Dervishi” në Budull të Bashkisë së Krujës. 119 nxënës, 27 fëmijë të kopshtit dhe 14 mësues e nisën vitin e ri akademik në shkollën e re të rindërtuar nga themelet falë Programit #BE për Shkollat. Shkolla e vjetër u shkatërrua tërësisht nga tërmeti i vitit 2019 që goditi Shqipërinë. Ambasadori Soreca dhe znj. Merino vizituan ambientet e kopshtit dhe të shkollës, duke përfshirë bibliotekën, laboratorin e biologjisë dhe palestrën e brendshme. Ata biseduan me fëmijë e mësues rreth mundësive të reja të nxënies dhe mësimdhënies që ofron shkolla e re.

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca, tha: “Është kënaqësi të shohësh se si përgjigja e shpejtë dhe efikase e BE-së ndaj procesit të rimëkëmbjes pas tërmetit po bëhet realitet në sektorin e arsimit në Shqipëri për të gjithë popullin shqiptar, qoftë në zonat rurale dhe në ato urbane. Së bashku me partnerin tonë zbatues, UNDP, kemi bërë të mundur ndërthurjen e sigurisë, gjithëpërfshirjes dhe të cilësisë në arsim përmes pjesëmarrjes dhe angazhimit të komunitetit vendas, në zbatim të plotë të parimit “Rindërtojmë së bashku”. Tashmë me rëndësi të lartë është garantimi i qëndrueshmërisë për këto shkolla të reja, përmes mirëmbajtjes së duhur dhe një kulture efikase të ruajtjes”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Përfaqësuesja e Përhershme e UNDP-së në Shqipëri, Monica Merino, tha: “Jam e lumtur që gjendem këtu sot me Ambasadorin Soreca për të vizituar shkollën dhe kopshtin e sapondërtuar dhe të bisedoj me fëmijë dhe mësues. Ne jemi krenarë për partneritetin tonë me BE-në në fushën e zhvillimit. Ndikimi i këtij investimi të BE-së në arsim është jetik. Jam e lumtur që Portali i Transparencës së Programit “BE për Shkollat” tashmë ka marrë jetë. Ky portal i çon të dhënat nga burime të hapura dhe angazhimin për transparencë të Programit “BE për Shkollat” në një stad të ri. Ai mundëson akses të hapur dhe gjithëpërfshirës për publikun në procesin e rindërtimit, si dhe ndihmon në ndërtimin e besimit me përfituesit dhe publikun e gjerë”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Shkolla e re ka nëntë klasa moderne, tre laboratorë, një klasë parashkollori, një dhomë psikologu, ambiente sportive të brendshme dhe të jashtme, mure të jashtme dhe çati me termoizolim, sistem të ftohjes dhe ngrohjes qendrore, një ashensor dhe rampa për t’u shërbyer personave me aftësi të kufizuara.

Shkolla “Sherif Dervishi” dhe të gjitha objektet arsimore që janë pjesë e Programit “BE për Shkollat”, janë ndërtuar duke u mbështetur në dy parime kryesore Rindërtojmë më mirë dhe Rindërtojmë së bashku, të cilat nënkuptojnë ndërtimin e strukturave më të forta, që mund t’u rezistojnë fatkeqësive dhe që janë në përputhje me standardet më të larta evropiane të cilësisë dhe sigurisë, me konsum efikas të energjisë për të mbrojtur mjedisin. Gjithashtu nënkuptojnë angazhimin e përfituesve si fëmijët, mësuesit, prindërit dhe komuniteti për t’i dhënë zë nevojave të tyre në procesin e rindërtimit përmes konsultimeve.

Mund t'ju interesojë

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Para 12 minutash
Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Para 29 minutash
Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë më shumë sesa Ukrainën

Arkitektura e sigurisë evropiane në fokus: Trump thotë se marrëveshja do të përfshijë m...

Para 58 minutash

Shkolla “Sherif Dervishi” dhe kopshti i saj është një prej 63 objekteve arsimore, pjesë e Programit “BE për Shkollat”, që është financuar nga Bashkimi Evropian me një vlerë prej 75 milionë euro. Programi zbatohet nga UNDP. 23 objekte arsimore janë rindërtuar ose riparuar deri më tani dhe që i shërbejnë 7325 fëmijëve/nxënësve dhe 445 mësuesve.

Etiketat e lidhura

beEUMonica MerinoUNDP
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS
Para 12 minutash

Rama kërkon përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës nga PS

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut
Para 29 minutash

Kryeministri Rama foli për arrestimin e Veliajt dhe hetimin e Belina Ballukut

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….
Para 42 minutash

Rama: “Ulëritën, shkulën gurë dhe hodhën molotovë”, por ….

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë
Para 43 minutash

Rama: Tirana sot kryeqytet europian, dikur në spital lëviznin me biçikletë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 13 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 16 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 17 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.