Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 13:31 Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra Shërbimi Pyjor i SHBA-së publikoi tre dosje mbi Bigfoot-in, mes tyre një memo e biologut Rodney L. Johnson për gjurmët e mëdha në Uashington.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SPAK publikon sms-të që çuan nën hetim kryebashkiaken Bufi

Aktualitet E premte, 14 Nëntor 2025 20:07
SPAK publikon sms-të që çuan nën hetim kryebashkiaken Bufi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

SPAK ka dërguar për gjykim kryetaren socialiste të Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi e akuzuar për veprën penale “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”.

Në njoftimin e SPAK-ut bëhet e ditur se Bufi dyshohet se i ka kërkuar një shtetasi të mos marrë pjesë në votimet e 14 majit 2023 dhe të mos përfshihej në aktivitete të partive të tjera, duke ushtruar presion përmes referencave ndaj ndihmës sociale dhe një ndërtimi pa leje të konstatuar nga IMT.

Në media u publikua edhe një audio-regjistrim ku kryebashkiakja rezulton t’i kërkojë qytetarit të “mos shkojë fare të votojë”. SPAK nga ana tjetër thotë se kërkesa është bërë nën presion të masave administrative, megjithatë shtetasi me iniciale G.B. e ka ushtruar të drejtën e votës në ditën e zgjedhjeve.

Njoftimi i plotë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përfunduar hetimet dhe më 14 nëntor 2025, ka dërguar për gjykim procedimin penal nr.98 i vitit 2023, në ngarkim të të pandehurës, Majlinda Bufi, në cilësinë e Kryetares së Bashkisë, Roskovec. Ajo akuzohet për veprën penale, “Përdorim i funksionit publik për veprimtari politike ose zgjedhore”, parashikuar nga neni 328/a/3 e Kodit Penal.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Nga analiza e akteve dhe provave të administruara, gjatë hetimeve të kryera për këtë procedim penal, rezulton se e pandehura Majlinda Bufi, në detyrën e Kryetares së Bashkisë Roskovec, në kundërshtim me ligjin, i ka kërkuar shtetasit, G.B, të mos marrë pjesë në votimet për zgjedhjet vendore të 14 Majit 2023 dhe të mos përfshihet në veprimtaritë zgjedhore të partive të tjera politike.

Më datë 6.5.2023, në orën 14:04, është publikuar në media,artikulli me titull, “Mos guxo të votosh – Publikohet audio përgjimi tjetër skandaloz i kryebashkiakes së Roskovecit”. Transkripti i këtij regjistrimi tregon se e pandehura Majlinda Bufi shfaqet e revoltuar nga shtetasi G.B, i cili ishte përfitues i programit social të Bashkisë, “Përmirësimi i Kushteve të banimit për familjet e varfëra dhe të pafavorizuara”, i miratuar me Vendim të Këshillit Bashkiak nr. 40 datë 01.3.2022.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Hetimet konstatuan se pavarësisht se kushtet sociale dhe ekonomike të familjes së G.B. e favorizonin atë si përfitues, objekti për të cilin ishte kërkuar mbështetje, nuk ishte banesë ekzistuese, por një objekt i saponisur, me mangësi dokumentare mbi pronësinë. Pavarësisht këtyre rrethanave, rezulton se e pandehura kishte dijeni për përfshirjen e tij në program.

Mund t'ju interesojë

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 1 ore
Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Para 1 ore
Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

Para 2 orësh

Nga hetimi rezultoi se para takimit të regjistruar me kryetaren e Bashkisë, Majlinda Bufi, para zgjedhjeve të datës 14 Maj 2023, në banesën e shtetasit G.B kishin shkuar punonjësit e IMT-së Bashkia, Roskovec, të cilët i kanë kërkuar llogari për punimet e kryera dhe ndalimin e vazhdimit të tyre.

Më pas, rezulton se shtetasi, G.B ka zhvilluar takimin në ambientet e Bashkisë me të pandehurën, Majlinda Bufi. Biseda është zhvilluar në një formë presioni duke i përmendur se punimet ishin në tejlkalim të ndihmës dhe se shtetasi G.Bkishte kryer ndërtim pa leje. Ndër të tjera në këtë takim, e pandehura Majlinda Bufi i përmend atij faktin se i kishte dërguar mesazhe, ku shtetasi në fjalë i thoshte fitore kandidatit të opozitës.

E pandehura, Majlinda Bufi me pretendimin për të “shpëtuar” shtetasin G.B nga kjo situatë paligjshmërie, ku pretendohej se ai ndodhej, i ka kërkuar: “që nga ky moment e derisa të mbarojnë zgjedhjet të mos hapi gojë, të mos flasë as ai as familja e tij por të shikojë punën e tij, të rrijë në shtëpinë e tij dhe të mos shkojë fare të votojë në zgjedhjet e datës 14 Maj 2023.”

Kërkesa e të pandehurës Majlinda Bufi, drejtuar shtetasit G.B është bërë nën kërcënimin e masave administrative dhe kundër vullnetit të tij. Ai ka ushtruar të drejtën e votës nëdatën 14 Maj 2023, sikurse ka qenë vullneti i tij.

Etiketat e lidhura

Majlinda Bufispak
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra
Para 24 minutash

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 1 ore

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli
Para 1 ore

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!
Para 1 ore

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 15 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 22 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 2 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.