Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 19 Nëntor 2026, 22:46 Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut Pas dështimeve teknologjike që goditën Microsoft, bankat, linjat ajrore dhe Agjencinë e Sigurisë Kombëtare, amerikanët po dynden në supermarkete për ushqime dhe gjeneratorë. Autoritetet…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Tirana
  • Spiropali
  • Ogren Balluku
  • FRPD
  • Buxheti
  • Merkato
  • Shehaj-Balla
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Sulmi izraelit në Gazë me rreth 100 viktima, Shtëpia e Bardhë “thellësisht e shqetësuar”

Aktualitet E diel, 11 Gusht 2024 10:30
Sulmi izraelit në Gazë me rreth 100 viktima, Shtëpia e Bardhë “thellësisht e shqetësuar”
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Shtëpia e Bardhë ka thënë se është “thellësisht e shqetësuar” për një sulm ajror izraelit në një shkollë në qytetin e Gazës, të shtunën, i cili, sipas zyrtarëve të mbrojtjes civile, ka vrarë rreth 100 njerëz. Sulmi është dënuar prej shumë shteteve arabe, Turqisë, Britanisë dhe kryediplomatit të Bashkimit Evropian, Josep Borrell.

Në shkollë janë strehuar mijëra palestinezë të zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Shërbimi i Gazës për Emergjenca Civile, i cili ka të dhëna të besueshme për numrin e viktimave, ka thënë se rreth 100 persona janë vrarë si pasojë e sulmit të së shtunës. Izraeli ka thënë se rreth 20 militantë të Hamasit kanë qenë duke operuar në atë objekt.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Hamasi, grup palestinez që udhëheq Gazën, është shpallur organizatë terroriste prej Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian. Në disa video të publikuara në rrjetet sociale janë parë trupa të gjymtuar nën rrënoja. “Edhe një herë, shumë civilë të vrarë”, ka thënë nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, njëherësh kandidate e demokratëve në garën presidenciale, teksa ka bërë thirrje për armëpushim në Gazë. “Ne jemi thellësisht të shqetësuar rreth raportimeve për viktima civile në Gazë, pas një sulmi të forcave izraelite të mbrojtjes në një objekt ku ka qenë shkolla”, ka thënë Shtëpia e Bardhë përmes një deklarate, duke shtuar se Uashingtoni është në kontakt me Izraelin për të marrë më shumë informacione. Uashingtoni është përballur me kritika në rritje, përfshirë ato prej grupeve për të drejta të njeriut, për mbështetjen ushtarake ndaj Izraelit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sulmi ajror i së shtunës ka ndodhur pasi një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit, ka thënë se SHBA-ja do t’ia ndajë Izraelit 3.5 miliardë dollarë për t’i shpenzuar në armë amerikane dhe pajisje ushtarake. “Ne e dimë që Hamasi i ka përdorur shkollat si lokacione për t’u mbledhur dhe operuar, mirëpo ne kemi thënë vazhdimisht që Izraeli duhet të marrë masa për të minimizuar dëmin te civilët”, ka thënë Shtëpia e Bardhë. Dhjetëra mijëra palestinezë të zhvendosur, janë strehuar nëpër shkolla të Gazës, shumica e të cilave janë mbyllur prej nisjes së luftës tashmë 10-mujore.

Mund t'ju interesojë

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 ...

Para 6 orësh
Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Para 6 orësh
25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes dhe lirisë

25 vite Top Channel, Lori Hoxha: Ne nuk pranojmë t’i vendosim çmim besimit, ndërgjegjes...

Para 6 orësh

Sulmi izraelit i së shtunës është më vdekjeprurësi në luftën në Gazë, e cila ua ka marrë jetën gati 40.000 palestinezëve, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze. Lufta është nxitur prej sulmeve të militantëve të Hamasit në Izrael, më 7 tetor të vitit të kaluar, duke vrarë 1.200 njerëz dhe duke marrë peng 240 të tjerë. Presidenti amerikan, Joe Biden e pati prezantuar një propozimi për armëpushim, të bazuar të tri faza. Uashingtoni dhe ndërmjetësuesit rajonalë kanë tentuar qysh atëherë që të arrijnë një armëpushim, mirëpo përshkallëzimi i situatës me raste i ka penguar përpjekjet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjeneratorët më të shtrenjtë jashtë stokut
Para 6 orësh

Frika nga ndërprerjet teknologjike nxit blerje paniku në SHBA: Costco rrit shitjet, 21 nga 26 gjenerat...

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman
Para 6 orësh

Kryeministri foto nga Berlini i ftuar nga Kancelari gjerman

Më të lexuarat

1 Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar si nënë
Para 7 orësh

Neda kërkon të marrë dy djemtë e saj prej 1 viti, flet për herë të parë Ogren Balluku: Ajo ka dështuar...

2 Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Me vjen keq dhe turp për Blendi Klosin!

3 Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë
Para 7 orësh

Veliaj dhe Spiropali drejt PD-së? Befason deputeti Gjin Gjoni: Politika mund të bëjë çdo gjë

4 Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje
Para 6 orësh

Elisa Spiropali: Modeli i Ballukut është më i keqi në PS dhe qeverisje

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.