Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 20:31 Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Të hënën vihet kufiri, ndalon çdo qytetar e mjet nga Elbasani në Librazhd e anasjelltas

Aktualitet E shtunë, 25 Prill 2020 21:30
Të hënën vihet kufiri, ndalon çdo qytetar e mjet nga Elbasani në Librazhd e anasjelltas
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga dita e hënë dhe në vazhdim  në zonat e quajtura të gjelbra siç janë Librazhd, Përrenjas, Pogradec do të ketë një sërë masash lehtësuese për qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve.

Një pikë kontrolli do të vendoset në Elbasan që do të ndalojë çdo qytetar të zonës së gjelbër për të ardhur në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte sot atje për të inspektuar pikat e ngritura të kontrollit, ku ndahet Elbasani me Librazhdin dhe Pogradeci me Korçën. Gjithashtu pa dhe masat dhe veprimet konkrete të Policisë, të cilat do të ndërmerren duke filluar nga dita e hënë në 05:00 të mëngjesit dhe në vazhdim.

Mund t'ju interesojë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 1 ore
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 1 ore
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 3 orësh

Vec ndalimit ata do të kenë dhe detyrë kontrollin e të gjithë mjeteve dhe qytetarëve, të cilët do të qarkullojnë në këtë zone.

Veliu: Siç e shikoni këtu është ndërtuar një pikë kontrolli, me detyrë kontrollin e të gjithë mjeteve dhe qytetarëve, të cilët do të qarkullojnë në këtë zonë dhe si detyrë kryesore ndalimin e çdo qytetari të zonës së gjelbër për të ardhur në drejtim të Elbasanit dhe anasjelltas, ndalimin e çdo qytetari dhe mjeti nga Elbasani në drejtim të Librazhdit. Theksoj dhe njëherë që kjo zonë e gjelbër është zonë vetëm për banorët e kësaj krahine

Në këto zona do të ketë lehtësira

05: 00- 08: 30 do të lëvizë Mosha e tretë pa autorizim

Pas orës 09:30  – 17:30 do të lëvizin  qytetarët e tjerë pa autorizim

Pas orës 09:30  – 17:30 do të lëvizin drejtuesit e mjeteve pa autorizim.

Jo lokaleve – Drejtori  i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nënvizoi se kjo lëvizje nuk do të thotë hapje të lokaleve 

“Kjo do të thotë se këta do të kenë një përparësi përsa u përket kohës dhe vendeve ku do të dalin, por nuk do të thotë që të shkelin të gjitha detyrimet përsa i përket distancimit social dhe pjesës së lokaleve dhe ambienteve të tjera, të cilat nuk janë të lejuara.

Qyteti i Pogradecit është qytet i cili është përfshirë në zonën e gjelbër, ku të gjithë qytetarët në vazhdim, duke filluar nga dita e hënë, prej orës 05:00 të mëngjesit do të kenë një lirshmëri më të madhe përsa i përket lëvizjeve dhe gjithçkaje e përfshirë dhe e parashikuar në bazë të masave të marra për situatën e krijuar nga COVID-i.

Jo më shumë se dy qytetarë- në këto zona të gjelbërta do të respektohet distancimi social.

“ jo më shumë se dy qytetarë së bashku dhe duke mos frekuentuar parqet, duke mos frekuentuar ambientet apo vendet publike dhe duke marrë të gjitha masat e nevojshme për të minimizuar dhe ruajtur këtë zonë, pra Pogradecin, Përrenjasin, Librazhdin dhe gjithë zonën tjetër të paprekur nga koronavirusi.”  Nënvizoi Veliu.

Ai bëri thirrje qytetarëve të Pogradecit, por jo vetëm, edhe qytetarëve të tjerë të cilët janë të përfshirë në zonat e gjelbëra, pra në bashki të cilat tashmë janë publike, të jenë pjesë bashkëpunuese përsa i përket respektimit të të gjitha detyrimeve përsa i përket respektimit të normave, përsa i përket sjelljeve, për faktin sepse duke respektuar këto norma, bëhen pengesë për të shpërndarë virusin dhe njëkohësisht rritin elementët e sigurisë, të cilët tashmë janë jashtëzakonisht të nevojshëm për të konsoliduar këtë situatë të qetë që ndodhet në këtë brez të gjelbër.

Gjatë inspektimit, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishte i shoqëruar nga drejtori vendor i Policisë Elbasan Arjan Muça dhe drejtori vendor i Policisë Korçë Lorenc Panganika.

Etiketat e lidhura

kufiri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 2 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 11 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital
Para 1 ore

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore
Para 1 ore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 20 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 23 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.