
Një person ka mbetur i plagosur sot në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e këmbimit valutor.
Mësohet se në drejtim të të plagosurit është qëlluar 4 herë me armë zjarri.
Deri më tani nuk dihen motivet e ngjarjes në fjalë, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje. Raportohet se i plagosuri ndodhet në gjendje të rëndë.