Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tërmet 7.7 ballë, prapë lëkundet toka!

Tërmet 7.7 ballë, prapë lëkundet toka!

Aktualitet
E shtunë, 15 Gusht 2026 13:16
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Pas dy tërmeteve të fuqishëm prej 7.4 ballë në Venezuelë dhe në Kolumbi erdhi tërmeti i kësaj të shtune me 7.7 ballë.

Në Indonezi të paktën pesë persona kanë humbur jetën dhe disa ndërtesa janë dëmtuar pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7, i cili u pasua nga dhjetëra lëkundje të tjera.

Një tërmet i fuqishëm goditi pranë bregdetit të Indonezisë herët në mëngjesin e së shtunës (15.08.2026), duke shkaktuar të paktën pesë viktima, njoftuan autoritetet.

Raportet paraprake tregojnë për dy viktima në rajonin Sikka dhe tre në rajonin Manggarai.

Sipas Shërbimit Gjeologjik të SHBA-së (USGS), epiqendra e tërmetit me magnitudë 7.7 ndodhej pranë brigjeve të ishullit Flores, në një thellësi prej 10 kilometrash. Tërmetet e cekëta (deri në 70 kilometra thellësi) konsiderohen më të rrezikshme dhe më shkatërruese.

Valë cunami me lartësi më të vogël se 1 metër u regjistruan në disa zona të vendit para se paralajmërimi të tërhiqej rreth tri orë pas tërmetit.

Ku goditi tërmeti?

Agjencia Indoneziane për Meteorologji, Klimatologji dhe Gjeofizikë (BMKG) regjistroi tërmetin e parë në orën 04:58 të mëngjesit, në një thellësi prej 15 kilometrash, pasuar nga dhjetëra goditje pasuese.

Banorët dolën me nxitim nga shtëpitë e tyre për të kërkuar siguri ndërsa tërmeti godiste zonën.

Video të shpërndara në rrjetet sociale nga Maumere, qyteti kryesor i rajonit Sikka në ishullin Flores në lindje të Indonezisë, treguan shembjen e një pjese të një ndërtese mes reve të pluhurit dhe rrënojave, ndërsa njerëzit bërtisnin dhe vraponin në rrugë.

“Shumë ndërtesa këtu janë dëmtuar. Pashë që salla e pritjes në terminalin portual Pelni në Maumere ishte shembur”, tha për Associated Press Yohanna Embu, banore e rajonit Sikka në provincën Nusa Tenggara Lindore.

Mund t'ju interesojë

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Para 2 orësh
Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Para 3 orësh
Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Euro 3 dhe Euro 4

Përgjigjet ministri i Infrastrukturës se kur do të dalin nga tregu makinat e vjetra Eur...

Para 3 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Banorët evakuohen, paralajmërimi për cunami shfuqizohet

Goditja e parë u pasua nga një seri pasgoditjesh në të njëjtën zonë, përfshirë një me magnitudë 6.1.

Turistët u evakuuan pasi hoteli i tyre pësoi dëme të rënda.

BMKG lëshoi një paralajmërim për cunami për pjesë të provincave Nusa Tenggara Lindore, Nusa Tenggara Perëndimore, Sulawesi Jugore dhe Sulawesi Juglindore, duke u kërkuar banorëve të qëndronin larg plazheve dhe brigjeve të lumenjve. Më vonë, paralajmërimi për cunami u hoq.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“E kemi tërhequr paralajmërimin për cunami, por do të vazhdojmë të monitorojmë nivelin e detit”, tha Wijayanto, drejtor për tërmetet dhe cunamet në BMKG.

Para se paralajmërimi të hiqej, banorëve të Maumere në ishullin Flores iu kërkua të zhvendoseshin në zona më të larta.

Shtëpi të shkatërruara nga tërmeti në IndoneziShtëpi të shkatërruara nga tërmeti në Indonezi
Tërmeti në Indonezi u shoqërua edhe nga shumë goditje pasueseFotografi: Selo/AFP

Televizioni shtetëror tregoi gjithashtu qindra njerëz duke u evakuuar në rajonin fqinj Nagekeo.

Pamjet nga televizionet lokale shfaqën një spital në distriktin Ende të provincës Nusa Tenggara Lindore duke nxjerrë pacientët jashtë ndërtesës si masë paraprake.

Pacientët dhe stafi mjekësor u evakuuan nga një qendër shëndetësore.

Autoritetet po vlerësojnë dëmet dhe numrin e viktimave

Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha dhe shembje ndërtesash, si dhe ndërprerje të energjisë elektrike në qytete dhe fshatra, duke vështirësuar ndjeshëm operacionet e shpëtimit.

“Po vazhdojmë të mbledhim raportet mbi dëmet dhe viktimat, por ka ndërprerje të komunikimeve”, tha shefi i policisë së Nusa Tenggarës Lindore, Rudi Darmoko.

Raportet e televizioneve lokale treguan se pacientët në disa spitale po evakuoheshin nga ndërtesat si masë sigurie.

Njerëzit duke dalë nga ndërtesa e shkatërruar prej tërmetit të fuqishëm në IndoneziNjerëzit duke dalë nga ndërtesa e shkatërruar prej tërmetit të fuqishëm në Indonezi
Tërmeti në Indonezi shkaktoi dëme me shembje ndërtesashFotografi: REUTERS

“Studentët dhe murgeshat tona dolën me panik ndërsa çatia po shembej”, tha Guidelbertus Tanga, rektor i Seminarit Ritapiret në Flores. “Të paktën një prift pësoi thyerje të këmbës pasi u hodh nga kati i dytë i një ndërtese gjatë tërmetit.”

Gjithashtu u raportuan dëme edhe në disa zona të pjesës jugore të ishullit Sulawesi.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 2 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 2 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 3 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 3 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 10 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 20 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 17 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.