Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 23:00 Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë Barcelona merr një fitore të rëndësishme në transfertë, duke mposhtur Atletico Madridin me rezultatin 1-2 në “Metropolitano”. Katalanasit triumfuan në një përballje të drejtpërdrejtë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
Lajmet e fundit
Në trend
  • Unaza e Madhe
  • Berisha dhe studentët
  • Ben Blushi
  • Fifi
  • Rama dhe kryeministri
  • Serbia protesta
  • Formula 1
  • Zjarri në Zvërnec
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Teste droge për zyrtarët e qeverisë franceze, disa rezultojnë pozitivë

Aktualitet E hënë, 27 Korrik 2026 13:45
Teste droge për zyrtarët e qeverisë franceze, disa rezultojnë pozitivë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Franca ka filluar të zbatojë masa të rrepta kundër përdorimit të drogës në administratën shtetërore. Sipas kryeministrit francez, Sébastien Lecornu, masa është e nevojshme për arsye sigurie.

Kryeministri francez, Sébastien Lecornu, kishte njoftuar disa javë më parë se do të zhvillohen testime të papritura dhe të paparalajmëruara për droga në ministri, një vendim që shkaktoi debat të madh. Tani njoftohet për pushimet e para nga puna.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas agjencisë së lajmeve dpa disa punonjës ministrish janë detyruar të largohen nga detyra pasi rezultatet e testeve të tyre dolën pozitive. Lecornu e konfirmoi këtë në një intervistë për revistën “Paris Match”. “Shumë thonë se e bëra këtë për të dhënë një shembull në Francë. Kjo është e vërtetë. Por mbi të gjitha e bëra për arsye sigurie”, deklaroi Lecornu.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ai theksoi se shumë prej punonjësve të testuar kanë qasje në informacione jashtëzakonisht të ndjeshme, ndaj përdorimi i drogës përbën rrezik për sigurinë dhe funksionimin e shtetit.

Në mes të muajit qershor Lecornu u kishte dërguar ministrive një qarkore ku urdhëronte teste të detyrueshme dhe të paparalajmëruara të pështymës për zbulimin e përdorimit të drogave. Sipas mediave franceze ai kërkoi që të kontrollohen anëtarët e ministrive, zyrtarët e lartë shtetërorë dhe personeli që u nënshtrohet verifikimeve të sigurisë.

Mund t'ju interesojë

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Sulmi në Krakov: Kirurgët i shpëtuan jetën policit të qëlluar në gjoks

Para 1 ore
Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Aksidenti tragjik në Durrës, shoferja përplas për vdekje këmbësorin

Para 2 orësh
SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

SPAK po heton pasurinë e ish-drejtores së SHISH, Vlora Hysenit

Para 3 orësh

Në qarkore thuhej se, në rast se rezultatet e testeve dalin pozitive, autoritetet përkatëse duhet të shqyrtojnë pasojat e mundshme, përfshirë edhe masa disiplinore ndaj punonjësve.

Shteti duhet të mbetet i besueshëm në luftën kundër drogës
Përveç mbrojtjes së informacioneve të ndjeshme në nivelet më të larta të administratës shtetërore, një arsye tjetër për testet e drogës në qeveri është dëshira që shteti të ruajë besueshmërinë në luftën e tij kundër kriminalitetit të lidhur me drogën.

Siç deklaroi Sébastien Lecornu për revistën “Paris Match” trafiku i drogës përbën “sfidën më të madhe të politikës së brendshme me të cilën vendi ynë po përballet aktualisht dhe do të përballet edhe në vitet e ardhshme”. Ai tha se në Francë ka pothuajse një milion konsumues droge.

“Kjo prek të gjitha shtresat e shoqërisë”, tha Lecornu. Sipas tij, as bota politike nuk është e imunizuar ndaj këtij fenomeni.

Kryeministri francez theksoi se lufta e shtetit kundër drogës mund të mbetet e besueshme vetëm nëse ata që e udhëheqin atë nuk lënë vetë shkak për dyshim. Sipas tij në trajtimin e problemit nuk mund të ketë standarde të dyfishta.

“Nuk mund të dënojmë vrasjet e 16-vjeçarëve në periferitë e qyteteve dhe në të njëjtën kohë të tolerojmë konsumimin e drogës në lagjet e pasura.”

Me këtë qëndrim qeveria franceze synon të japë sinjalin se lufta kundër drogës duhet të zbatohet njësoj për të gjithë, pavarësisht statusit shoqëror apo pozicionit politik.

Kontrollet do të vazhdojnë
Sipas kryeministrit francez Sébastien Lecornu, testet e drogës në qeveri dhe ministri nuk janë një masë e përkohshme apo simbolike. “Testet do të kryhen në mënyrë rastësore dhe do të vazhdojnë. Nuk kam asnjë dyshim se pasardhësit e mi mund të shkojnë madje edhe më tej”, tha ai.

Kjo do të thotë se kontrollet e paparalajmëruara do të vazhdojnë të mbeten pjesë e mekanizmave të sigurisë në administratën shtetërore franceze me qëllim parandalimin e përdorimit të drogës nga zyrtarët dhe punonjësit që kanë përgjegjësi të rëndësishme.

Ndërkohë ekipet e testimit të drogës shkuan pa paralajmërim edhe në Hôtel de Matignon, selinë e qeverisë franceze. Sipas televizionit TF1, rezultatet e testeve ishin lehtësuese për ekzekutivin francez: kryeministri dhe bashkëpunëtorët e tij rezultuan negativë, pra nuk kishin përdorur drogë.

Kjo nismë është pjesë e përpjekjeve më të gjera të qeverisë franceze për të forcuar luftën kundër drogës dhe për të garantuar që zyrtarët publikë të përmbushin standardet që shteti kërkon nga qytetarët e tij. DW

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë
Para 5 minutash

Barcelona fiton me përmbysje ndaj Atleticos, Fermin Lopez shkëlqen me dopietë

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario
Para 15 minutash

Juventus shpëton nga humbja ndaj Fiorentinës, e “nderon” Vicario

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04
Para 20 minutash

Fisnik Asllani shënon dhe asist në ndeshjen e 50-të në Bundesliga, Hoffenheim mund Schalke 04

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut
Para 1 ore

George Scholey thyen rekord botëror: Vrapon një milje duke zgjidhur katër kuba të Rubikut

Më të lexuarat

1 Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”
Para 16 orësh

Deputeti Agron Shehaj publikon shkresën zyrtare të SPAK se Edi Rama nën hetim për “Albanian Files”

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 12 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet
7 Nëntor 2026, 19:47

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk...

4 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.