Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 16 Nëntor 2026, 22:58 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë Juristi Kreshnik Spahiu vlerëson se përçarja e opozitës mund t’i sigurojë Partisë Socialiste një fitore të lehtë në garën për Bashkinë e Tiranës. Sipas…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
Lajmet e fundit
Në trend
  • Asambleja e PS
  • Protesta 28 Nëntorit
  • Rama në Bruksel
  • Aksident në Fier
  • Hetimet e SPAK
  • Gjermania-Holandë
  • Gazetari irlandez
  • Gëzim Ndoka
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Vendos Këshilli Kombëtar i PD: Do të organizohen protesta të fuqishme

Aktualitet E premte, 27 Tetor 2023 19:45
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Rezoluta e hartuar nga PD e Berishës:

“Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, mbledhur sot në datë 27 tetor 2023, pasi diskutoi me përgjegjësi mbi situatën politike, ekonomike në vend, konstaton se:
Në Shqipëri regjimi autokratik i Edi Ramës, diktatura e bandave, drogës dhe krimit vendosin tashmë kontrollin e tij të plotë mbi çdo qelizë të shtetit, mbi pushtetin legjislativ, gjyqësor, ekonominë dhe mediat e vendit.

Regjimi mbahet në këmbë nga bashkëpunimi i ngushtë i tij me krimin e organizuar, nëpërmjet financimit të parave që vijnë nga trafiku i drograve dhe pastrimi i tyre, si dhe nga korrupsioni i lartë dhe i kudogjendur qeveritar. Edi Rama ka krijuar në Shqipëri makinerinë gjigande të frikësimit të zgjedhësve shqiptarë dhe industrinë e blerjes së votës, me të cilat ai shndërroi krimin në votë dhe votën në krim, duke bllokuar rotacionin dhe vendosur në Shqipëri de facto monizmin politik.

Instalimi i këtij narko-regjimi shënon një rast të paprecedentë, rastin e parë dhe të vetëm në Evropë, ku një vend i cili aspiron të ardhmen evropiane sot qeveriset nga pushtetarë të lidhur ngushtë me krimin e organizuar, në të gjitha nivelet e qeverisjes qëndrore dhe vendore. Shtetit ligjor është zëvendësuar me kodin e narkoshtetit. Parimet themelore kushtetuese, pluralizmi politik, ndarja e pushteteve, të drejtat dhe liritë themelore të individit, e drejta e patjetërsueshme e pronësisë, ekzistenca e një media të lirë dhe të pavarur, janë tashmë nën kërcënimin real të përditshëm të zhbërjes së tyre dhe në vartësinë dhe kontrollin nga ky narko-regjim.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pas kontrollit të votës së qytetarëve, ai de facto ka asgjësuar pluralizmin parlamentar në Shqipëri. Deputetët e Partisë Demokratike dhe opozita trajtohen si armik të brendshëm të vendit. Atyre iu mohohen të drejtat parlamentare dhe kushtetuese. Atyre, në shkelje flagrante të Kushtetutës, nuk iu lejohet përfaqësimi dhe mbrojtja e interesave të të gjithë shqiptarëve, ju mohohet e drejta kushtetuese e Opozitës për të kontrolluar me Komisione Hetimore Parlamentar, dhe po kështu inisiativa ligjore e tyre. De facto, në një akt të hapur armiqësor ai duke shkelur Kushtetutën ka zëvendësuar pluralizmin politik në parliament me monizmin e Partisë-Shtet.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Institucionet e reja të drejtësisë, të ngritura për të qenë të pavarura, po ndjekin një axhendë politike agresive të mazhorancës duke i shërbyer interesave të saj, dhe aspak drejtësisë dhe shtetit ligjor. “Heronjtë e Antikorrupsionit” nuk guxojnë të godasin asnjë zyrtar të lartë socialist pa miratimin e kreut të qeverisë. Ndërsa Opozitës i rezervohen metodat staliniste të ngritjes së akuzave dhe fabrikimit të provave të rreme. Goditja nëpërmjet këtyre “akuzave” e liderit të Partisë Demokratike, janë një provë e pakundërshtueshme e kapjes totale të sistemit të drejtësisë nga ana e Edi Ramës dhe qëndrimit armiqësor të tij ndaj opozitës.

Mund t'ju interesojë

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim t...

Para 6 orësh
Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Para 6 orësh
Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ekonomik rajonal

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria synon të tërheqë investime dhe të forcojë bashkëpunimin ...

Para 7 orësh

Korrupsioni galopant në Shqipëri është i përhapur në të gjitha nivelet me në krye Edi Ramën dhe familjen e klanet qeveritare, oligarkët e tij po rrënon çdo ditë ekonominë e vendit dhe qënien e shqiptarëve. Organet e drejtësisë të ngritura për t`i luftuar ato dhe vënë përpara drejtësisë përgjegjësit e korrupsionit në vendin më të korruptuar të Europës, kanë dështuar qëllimisht duke demostruar anshmërinë e tyre politike për të vënë drejtësinë në vend dhe mbrojtur interesin publik. Në rrethanat e sipërpërmendura, Partia Demokratike ndodhet prej vitesh nën një sulm politik stalinist të paprecedentë, të papajtueshëm me normat e shtetit ligjor dhe rendit demokratik në një republike parlamentare. Ky sulm është orkestruar drejtpërsëdrejti nga Edi Rama me qëllim zhbërjen e opozitës dhe vlerave të saj të qëndrës së djathtë, goditjen e reformave të thella të ndërmarra që kanë transformuar Shqipërinë në rrugën e saj evropiane, goditjen e trashëgimisë politike dhe të lidershipit të saj.

Partia Demokratike konstaton se qeveria socialiste dhe kryeministri i vendit, me qëndrimet e tyre kundrejt Kosovës, ndërhyrjet e tyre brutale në punët e brendshme të Kosovës për llogari të Beogradit, po minojnë rëndë interesin kombëtar, interesin e Kosovës. Bashkëpunimi i Edi Ramës me Beogradin për ndarjen e Kosovës dëmton rëndë arritjen e marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë dhe paqen në rajon. Sulmi i orkestruar politik nga mazhoranca socialiste kulmoi përgjatë këtij viti, kur: Opozitës, si pasojë e një sistemi gjyqësor të kapur politikisht nga mazhoranca, në shkelje flagrante të çdo norme juridike, si edhe kapjes politike të organeve administruese të procesit zgjedhor, iu mohua identiteti i saj politik dhe e drejta për të patur përfaqësuesit e saj në administrimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.

Partia Demokratike dhe Opozita u shantazhuan në të gjitha mënyrat për ta detyruar atë të mos merrte pjesë në zgjedhjet vendore 2023, dhe pasi ky skenar dështoi, mazhoranca manipuloi thellësisht zgjedhjet vendore, në fushën zgjedhore më të pabarabartë ndonjëherë që nga vendosja e demokracisë në Shqipëri. Raporti OSBE/OHDIR rrëzoi përfundimisht zgjedhjet vendore 2023, duke konfirmuar problematikat e rënda të ngritura nga Partia Demokratike përpara, gjatë dhe pas periudhës zgjedhore. Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike, i vetëdijshëm për këto zhvillime dramatike për vendin, shpreh me forcë përkushtimin e tij të palëkundur në mbrojtje të opozitarizmit dhe të demokracisë, lirive dhe të drejtave të qytetarëve dhe sundimit të ligjit, si parimet themelore të forcës sonë politike. Duke parë rreziqet që po i kanosen Shqipërisë, institucioneve, demokracisë dhe aspirates sonë për anëtarësim në Bashkimin Europian, shprehim vendosmërinë për të qendruar me cdo kusht dhe me cdo sacrifice në betejën tonë pa kthim, në mbrojtje të vlerave dhe parimeve demokratike Europiane!

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike deklaron se: Mbrojtja e rendit demokratik, mbrojtja e pluralizmit politik parlamentar dhe vlerave të saj, ruajta e interesit kombëtar shqiptar, janë misione jetike të Partisë Demokratike për të cilën ajo është themeluar, ekziston dhe do të kontribuojë në vazhdimësi. Partia Demokratike është krijuar mbi bazën e këtyre premisave dhe i konsideron të shenjta ato. Ajo do të bëjë gjithçka, do të marrë çdo vendim në një betejë të pandërprerë me protesta të fuqishme të kthejë Shqipërinë në rrugën e demokracinë, vlerave evropiane dhe ta shpëtojë atë nga regjimi i narkoshtetot që po shkatërron çdo ditë; Partia Demokratike i bën thirrje të gjithë anëtarëve dhe simpatizantëve të saj, si dhe gjithë shqiptarëve t’a konsiderojnë këtë moment si një moment përcaktues në historinë e vendit, ku vendoset e ardhmja e demokracise në Shqipëri dhe e vlerave demokratike të saj;

Partia Demokratike i kërkon anëtarësisë, simpatizantëve dhe gjithë shqiptarëve të bashkohen në një front të vetëm të gatshëm për sakrifica në betejë pa kthim për t’u përballur me revanshin e fortë autokratik të qeverisë, si dhe për të mbrojtur vlerat dhe arritjet e shoqërisë shqipare në këto 32 vite pluralizëm; Partia Demokratike shpreh besimin e saj të plotë se thirrjes së saj do t`i bashkohen të gjithë ata që besojnë në rëndësinë jetike të pluralizmit politik dhe opozitës së vërtetë si kusht vendimtar për të patur një të ardhme europiane.

Partia Demokratike nuk do të tërhiqet kurrë nga ky mision historik i saj. Ne jemi të gatshëm të japim çdo kontribut dhe pranojmë çdo sakrificë për rivendosjen e pluralizmit politik, rendit demokratik, shtetit ligjor në Shqipëri. Ne kemi nevojë për kontributin e të gjithë atyre, pa asnjë dallim partiak, që vlerësojnë me të drejtë se demokracia është në rrezik dhe opozitarizmi është vlerë e pazëvendësushme e shoqërive të lira demokratike.
Ndaj në këto çaste vendimtare, bashkimi në një front të vetëm garanton fitoren tonë, fitoren e demokracisë dhe të së ardhmes të sigurtë evropiane të Shqipërisë.

Etiketat e lidhura

PD
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste
Para 6 orësh

Gjermania turpëron 5-0 Holandën, Gruda shkëlqen me gol dhe dy asiste

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve
Para 6 orësh

Mbledhja e Asamblesë së PS, gazetarja: Rama përjashtoi Spiropalin për t’u dhënë mësim të tjerëve

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca
Para 6 orësh

Blendi Klosi: Ja si u shkarkuan Elisa Spiropali dhe Plarent Ndreca

Më të lexuarat

1 Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist
Para 8 orësh

Ndahet nga jeta Gëzim Ndoka, vëllai i ish-deputetit socialist

2 Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit
Para 14 orësh

Anulohet samiti i NATO-s në Tiranë, Rutte tregon shkakun e vendimit

3 Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!
Para 9 orësh

Specialisten e talentuar 40 vjeçare zemra e tradhtoi sapo festoi datëlindjen. U nda nga jeta!

4 Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë
Para 5 orësh

Spahiu: PS i fiton lehtësisht zgjedhjet në Tiranë nëse opozita është e ndarë me disa kandidatë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.