Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 12:29 Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot! Nga Gazment Bardhi– Sapo shpalli diktaturën! Të paktën në mendjen e tij të sëmurë. Sepse harron një gjë: shqiptarët nuk do të pranojnë kurrë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA/ Opozita: Socialistët bojkotojnë hetimin e inceneratorëve për të fshehur korrupsionin e Ramës

Aktualitet E mërkurë, 22 Dhjetor 2021 17:59
VOA/ Opozita: Socialistët bojkotojnë hetimin e inceneratorëve për të fshehur korrupsionin e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Zëri i Amerikës

Në Tiranë, komisioni hetimor parlamentar për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane nuk arriti të mblidhet sot, sipas kërkesës së opozitës. Kryetarja opozitare e këtij komisioni, Jorida Tabaku, e cilësoi mungesën e anëtarëve socialistë si një bojkot i qëllimshëm për të mbrojtur zyrtarët e lartë të përfshirë në aferën korruptive të inceneratorëve.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 33 minutash
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 1 ore
Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e dëmtuar në sy

Ministria e Shëndetësisë: 23 të lënduar nga protesta, sot konsultë për protestuesin e d...

Para 2 orësh

Ndërsa socialistët janë shprehur se sesioni parlamentar i këtij viti u mbyll të hënën. Prokuroria Speciale Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar arrestoi një javë më parë ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre me lejet e inceneratorit të Elbasanit.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Kryetarja e komisionit hetimor parlamentar për inceneratorët, Jorida Tabaku, protestoi sot për mungesën e anëtarëve socialistë, të cilët pamundësuan një mbledhjen e e radhës thirrur prej saj, për të hetuar mbi aferat korruptive me trajtimin e mbetjeve urbane.

Por socialistët u justifikuan se parlamenti i mbylli punimet të hënën dhe nuk kishin në agjendë ndonjë mbledhje.

Seanca e fundit u zhvillua në krye të javës, ku kryetarja e parlamentit mbajti një fjalë përmbyllëse, dhe në kalendarin elektronik të parlamentit nuk shënohen veprimtari për sot. Edhe pse socialistët pohuan se sesioni parlamentar është mbyllur të hënën, komisioni i ekonomisë mbajti një mbledhje të martën, pra një ditë pas mbylljes së sesionit.

Zonja Tabaku tha se socialistët po bojkotojnë hetimet për aferat korruptive të inceneratorëve. “Në padinë e dorëzuar në SPAK dhe në indiciet e komisionit hetimor për inceneratorët, ne kemi kërkuar që hetimi të vazhdojë me Edi Ramën si person i lidhur dhe mbrojtësi kryesor i aferës së inceneratorëve, – me Arben Ahmetajn, ministrin përgjegjës dhe personin që ka njohje me pronarët e inceneratorëve, -me Damian Gjikurin, me atë që ka dhënë inceneratorin e Tiranës, pasi dy të parët u dhanë nga Ministria e Mjedisit, ai i Fierit dhe Elbasanit, – me Qazim Sejdinin, Armando Subashin dhe me Erjon Veliajn. Pa bërë drejtësi për të gjithë këta persona, SPAK-u dhe Komisioni Hetimor nuk kanë për ta kryer punën e tyre. Shqiptarët duhet të dinë se ku kanë shkuar 430 milionë euro të aferës së inceneratorëve” – tha zonja Tabaku.

Opozita ka kryesimin e këtij komisioni hetimor, ndërsa socialistët kanë shumicën aty dhe si anëtarë disa nga figurat kryesore të partisë në pushtet. Përballë këmbënguljes së opozitës për të përparuar sa më shumë me hetimet për aferën e inceneratorëve, socialistët në pushtet po tregohen më formalë në këtë veprimtari, duke u marrë me detaje të programit të hetimit dhe dokumente të tjerë.

Zonja Tabaku ka kërkuar vazhdimisht që komisioni të mblidhet rregullisht dhe të zbardhë sa më shpejt korrupsionin e dyshuar me 3 inceneratorët, investime që së bashku shkojnë mbi 400 milionë euro. Ajo është ankuar disa herë publikisht se sistemi bankar dhe koncensionari i inceneratorëve nuk po japin asnjë dokument lidhur me lëvizjen e fondeve në një spiral kompani fantazma, që rrotullojnë paratë për të humbur gjurmët e vjedhjes së miliona eurove në këto investime partneritet publik – privat.

Paralelisht me komisionin hetimor parlamentar, SPAK arrestoi ish ministrin e mjedisit, Lefter Koka, nën akuzat për korrupsion dhe shpërdorim detyre mbi procedurat për njërin nga tre inceneratorët, atë të Elbasanit, një projekt mbi 21 milionë euro, si dhe shpalli në kërkim dy administratorë të dy kompanive që e ndërtuan dhe administruan atë.

Kryeministri Edi Rama ka thënë për arrestimin e Lefter Kokës se “çështja e ish-ministrit me SPAK-un është çështje individuale” dhe se “Partia Socialiste nuk është zyrë avokatie e askujt”.

Nga ana tjetër, opozita deklaroi se Elbasani është vetëm një nga 3 inceneratorët e korrupsionit, dhe se po aq të përfshirë në aferat e 3 inceneratorëve janë Damian Gjiknuri, Erjon Veliaj dhe kryeministri Edi Rama. Partia Demokratike mbështet fuqishëm SPAK që t’i shkojë deri në fund me seriozitet këtyre hetimeve dhe të mos trembet nga presionet e mafias për ta bërë detyrën pjesërisht.

Ish ministri i mjedisit, Lefter Koka, u arrestua në javë më parë nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për shpërdorim detyre dhe korrupsion me procedurat, kontratat dhe ndërtimin e inceneratorit të mbetjeve urbane të Elbasanit, e cila shkonte në 21.6 milionë euro.

SPAK ka lëshuar dhe dy urdhëra arresti të tjera, për Klodian Zoton dhe Stela Gugallën, të dy të shpallur në kërkim, ndërsa janë vënë nën sekuestro aksionet e tyre në kompanitë që administrojnë. Ish ministri Koka, bëri të ditur SPAK, ka kërkuar dhe ka marrë rryshfete mbi 3 milionë euro nga dy shoqëritë private, dhe ka krijuar me disa shoqëri të tjera skema fiktive për punime të pakryera, për të mbuluar korrupsionin e tij.

Etiketat e lidhura

Lefter KokaPDPS
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!
Para 33 minutash

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës
Para 37 minutash

Berisha: Do ta rrëzojmë regjimin e Ramës

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!
Para 1 ore

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)
Para 1 ore

Edi Rama: Ligji i ri, kush thyen do paguajë! Ata me maska nuk do të udhëtojnë dot në BE (fjala e plotë)

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 16 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 18 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 16 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

4 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.