Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 13:31 Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra Shërbimi Pyjor i SHBA-së publikoi tre dosje mbi Bigfoot-in, mes tyre një memo e biologut Rodney L. Johnson për gjurmët e mëdha në Uashington.…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
Lajmet e fundit
Në trend
  • Xhensila Myrtezaj
  • Erion Veliaj
  • Fier
  • Qafë Thanë
  • Kanabis
  • Jakup Krasniqi
  • Lara Colturi
  • Protesta
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

VOA: Reagime pas emërimit të Talat Xhaferit si kryeministër i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut

Aktualitet E hënë, 29 Janar 2024 21:10
VOA: Reagime pas emërimit të Talat Xhaferit si kryeministër i përkohshëm i Maqedonisë së Veriut
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili të hënën e mori detyrën, tha se kabineti i tij do të angazhohet për zgjedhje të drejta, sipas standardeve më të larta, për mirëqenien dhe dinjitetin e Maqedonisë së Veriut dhe të qytetarëve të saj. Nga ana tjetër, kanë vazhduar sulmet kundër tij dhe kundër partive qeverisëse nga VMRO-ja e opozitës.

Kryeministri i ri i Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi filloi sot punën pas një ceremonie të zakonshme të marrjes së detyrës nga ish-kryeministri Dimitar Kovaçevski. Dy drejtuesit politikë u shprehën të kënaqur për bashkëpunimin e deritashëm, ndërkohë që zoti Xhaferi u tha më pas gazetarëve se me përgjegJësi të lartë e merr detyrën e kryeministrit dhe se është i gatshëm për të gjitha sfidat që mund t’i sjellë pushteti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, ende pa e marrë detyrën e kryeministrit, VMRO-DPMNE-ja opozitare doli me një komunikatë ku zotin Xhaferi e quan dezertor, ndërsa Lidhjen Social Demokrate në pushtet një “parti tradhtare që ia dhuroi shtetin BDI-së”. “Lidhja Social Demokrate lejoi edhe një përulje të popullit maqedonas, vetëm për t’i shpëtuar kolltuqet dhe veprimet korruptive”, thuhet më tej në reagim, ndërsa vëren se pozita e popullit maqedonas është vënë në atë të qiraxhiut. “BDI-ja nuk ka numër deputetësh as vota që të ketë kryeministrin e shtetit”, vazhdon reagimi i partisë opozitare maqedonase.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Megjithatë, VMRO-DPMNE ka dy ministra dhe tre zëvendës-ministra në kabinetin e Talat Xhaferit. Ligjvënësit e saj abstenuan gjatë votimit të djeshëm të qeverisë teknike. Analisti Seladin Xhezairi vlerëson se VMRO-ja do të vazhdojë mospërfilljen ndaj zotit Xhaferi, por se ministrat nga radhët e saj nuk do të mund t’i shmangen zotimeve të përcaktuara me ligj.

Mund t'ju interesojë

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Para 56 minutash
Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Para 1 ore
Protesta në Tiranë, 10 persona nën hetim dhe 13 gjoba nga policia

Protesta në Tiranë, 10 persona nën hetim dhe 13 gjoba nga policia

Para 2 orësh

“Sa i përket kundërshtimeve, të them kështu kushtimisht, ministrave nga radhët e opozitares VMRO-DPMNE kjo ka qenë e paralajmëruar që prej ditësh se ata nuk do ta përfillin zotin Xhaferi, por në të njejtën kohë sipas marrëveshjes së ashtuquajtur të Përzhinës, kompetencat e ministrave të opozitës janë të përcaktuara dhe nga kjo, gjykoj se nuk do të ketë shmangie”, tha zoti Xhezairi. Ndërkaq, gazetari dhe analisti Isen Saliu thotë se nuk pati reagime aq të ashpra, sepse ishin paralajmëruar protesta nga maqedonas të pakënaqur për shkak të zgjedhjes së një kryeministri shqiptar.

“Është interesante se pati vetëm nga një diskutim të opozitarëve si dhe fakti që në paraqitjen e tyre, ata theksonin se kundërshtimet i kanë parimore ndaj figurës së Talat Xhaferit, ndaj partisë së tij, por po ashtu theksonin se nuk kanë ndonjë kundërshtim ndaj shqiptarëve. Kjo më bën të mendoj se edhe partitë maqedonase të opozitës janë të vetëdijshme se roli i votuesit shqiptar do të jetë shumë i rëndësishëm se kush do të formojë qeverinë mbas zgjedhjeve të 8 majit. Dhe për këtë arsye nuk duan të paraqiten me qëndrime provokuese që mund ta kahëzojnë votuesin shqiptar tek subjektet politike që nuk preferojnë bashkëpunim me opozitën maqedonase”, tha zoti Saliu.

Talat Xhaferi u bë kryeministër i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Ai ishte edhe kryetar i parë shqiptar i Parlamentit pas pavarësisë së vendit nga Federata Jugosllave dhe ministër i Mbrojtjes, po ashtu. Qarqet nacionaliste maqedonase kanë shfaqur mosdurim ndaj tij si shqiptar, por edhe për rolin e tij si pjesëtar i ish-Ushtrisë Çlirimitare Kombëtare në vitin 2001, ku erdhi pas një karriere si oficer i ushtrisë së Maqedonisë. Zoti Xhaferi ka qenë ushtarak edhe në atë që njihej si Armata Popullore e ish-Jugosllavisë. Ai ka mbaruar studimet master për shkenca juridike. Bashkëpunëtorët e tij e vlerësojnë për profesionalizmin dhe punën parimore.

Qeveria teknike, në krye të së cilës është kryeministri Xhaferi e ka për detyrë kryesore përgatitjen dhe mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të 24 prillit, kur mbahet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale dhe më 8 maj zgjedhjet parlamentare bashkë me raundin e dytë të presidencialeve. /VOA/

Etiketat e lidhura

Talat Xhaferi
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra
Para 13 minutash

Këmbëmadhi, Shërbimi Pyjor i SHBA publikon dosjet e vjetra

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona
Para 56 minutash

Grabitje në Durrës/ Vidhen para dhe sende luksi, arrestohen dy persona

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli
Para 1 ore

Arbitrat e Champions League për Como dhe Napoli

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!
Para 1 ore

Reagon Veliaj: Nuk i besoj Ramës te operohem nën narkozën e mjekëve të tij!

Më të lexuarat

1 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 15 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

2 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
Para 22 orësh

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

3 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 2 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

4 Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, e diel 22 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.