Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:16 Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën Sipas Reuters, Merz ka shprehur shqetësimin se takimi mund të përsërisë skenarin e samitit Trump-Putin në Alaskë. Për këtë arsye, ai i bëri thirrje…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Asambleja e PS
  • Veliaj
  • Krim
  • Ukraina
  • Berisha
  • Tajvani
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Voda: 10 mijë të pastrehë në Durrës. Hapat për bonusin e qirasë

Aktualitet E enjte, 26 Dhjetor 2019 10:14
Voda: 10 mijë të pastrehë në Durrës. Hapat për bonusin e qirasë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda e ftuar në“Abc-ja e mëngjesit”, foli për sfidat e qeverisë në qarkun e Durrësit, 1 muaj pas termetit tragjik të 26 Nëntorit. Aktualisht janë 6 mijë banorë të fshatrave që jetojnë në çadra, ndërsa 4 mijë banorë të pastrehë që do duhet të dalin nga hotelet në fund të janarit. Kjo kategori, tha Voda, duhet të aplikojnë për bonus qiraje.

”Fokusi ynë i parë ka qenë kërkim-shpëtimi që fatkeqësisht u mbyll me 51 të vdekur por edhe 49 të shpëtuar. Faza e dytë është akomodimi i njerëzve. Aktualisht kemi mbi 4 mijë qytetarë të akomuduar në hotele, 6 mijë banorë nëpër fshatra që jetojnë nëpër çadra. Furnizimi me çadra dimërore është mbyllur në Bubq, jemi duke punuar në zonën e Ishmit, që është zona rurale më e largët, për ti pajisur të gjithë banorët me çadra dimërore. Një pjesë e vogël banorësh na ka mbetur ende, por besojmë se brenda kësaj jave do u çojmë cadrat dimërore. Në Manzë vendosëm konteniere, janë aktualisht, 103 në konteniere, por ka edhe shumë banorë në çadra. Ne po shpërndajmë çadra dimërore, por kemi ende sfidë atje për të plotësuar gjithë nevojat e banorëve për çadra dimërore, termike”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Shembjet

”Sa i përket inspektime; Janë aktualisht 59 inxhinerë shqiptarë në terren vetëm në Durrës, po kështu dy ekipe të huaja, çeke dhe franceze që ndodhen në terren. Vlerësimi i objekteve është bërë sipas një modeli (formulari) standard të BE dhe BB. Pjesa më e madhe e godinave të dëmtuara rëndë dhe shumë rëndë janë inspektuar në Durrës. Janë kryer 24 mijë inspektime në Durrës, prej 42 mijë banesash që janë në total. Për këto inspektime jemi bazuar në kërkesat e vetë qytetareve dhe të njësive administrative. Sa i përket shembjeve deri më tani janë shembur 30 objekte vetem në Durrës dhe janë në listë për tu shembur 90 objekte të tjera, kryesisht 1-3 kate”.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Në formularin e ri, objektet e kategorizuara DS4 do të thotë se ka dëme mesatare dhe tepër të rënda, por objekti mund të ruhet. Pra objektet DS5 do të rikonstruktohen në bazë të një projekti të mirëfilltë dhe nga inxhinierë të licensuar. Klasifikimi DS5 do të thotë se objekti është për shembje. Sa i përket, rimbursimit, zv/ministrja tha se “kjo fazë do kërkojë kohë, sepse është pjesë e planit të rindërtimit dhe për këtë do të presim edhe konferecen e donatorëve”.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 30 minutash
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 2 orësh
Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Takimi trepalësh Trump-Putin-Xi në APEC, në fokus armët bërthamore

Para 2 orësh

Demi: Ka shumë banorë që ankohen sepse nuk kanë një akt-konstatimi?

Voda: Banorët mund të marrin një kopje të akt-konstatimit pranë Bashkisë së Durrësit dhe më pas pranë zyrës së urbanistikës për të marrë leje. Banorët që i kanë banesat e kategorizuara si DS4 dhe DS5 do të marrin bonusin e qirasë.

Bonusi i Qirasë

Demi: Por situata është emergjente sepse në fund të janarit do të dalin banorët e strehuar në hotele?

Voda: Unë mendoj se këtu po flas si zyrtare e shtetit por edhe si juriste. Shteti ka për detyrë tu gjendet pranë, duke iu ofruar standardin minimum, sepse akomodimi në hotel ka qenë një standard maksimal. Ata që dalin nga hotlet duket të shkojnë në bashki të aplikojnë për bonusin e qirasë. Bonusi është 200 mijë (të vjetra), pjesën tjeter mund ta plotësojnë duke vendosur para vetë nga xhepi.

Demi: Po ata që nuk kanë mundësi të shtojnë para nga xhepi, sepse kjo situatë mund t’iu kthehet në bombë sociale?

Voda: Njerëzve u kemi thënë se është hequr kontrata e qirasë si kriter, në mënyrë që të akomodohen edhe te të afërmit. Pra nëse më parë një nga dokumentat që duhet të dorëzonin në bashki ishte kontrata e qirasë, ka 5 ditë që ky kriter është hequr. Njerëzit mund të marrim shtëpi me qira ku të kenë dëshirë dhe mund të akomodohen ku të kenë dëshirë dhe do u kërkohet vetëm akt-konstatimi se banesa është e dëmtuar rëndë, karta e identitetit dhe gjendja familajre. Çdo muaj u hidhen paratë në bankë për bonusin e qirasë.

Demi: Në të gjitha intervistat që kemi marrë banorët janë shprehur se nuk kemi mundësi të plotësojmë lekët e qirasë sepse çmimet janë rritur pas termetit?

Voda: Ne do ta kuptojmë nëse do kthehet në bombë sociale do të kuptohet nga dyndja para bashkise, njësivë bashkiake, etj. Këshilli bashkiak ka vendosur këtë shumë por mund të shihet edhe mundësia për ta ndryshuar. Janë dhënë 50 milionë lek (të reja) për bonus qiraje në qytetin e Durrësit. Ky fond është deri më datën 31 janar. Më pas do të jepen fonde të tjera për bonus qiraje.

Etiketat e lidhura

10 mijë banorëDurresRovena Voda
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 26 minutash

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 30 minutash

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS
Para 44 minutash

Debate nga mbledhja e sotme e Asamblesë së PS

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë
Para 53 minutash

Bilanc tragjik nga aksidentet, 3 viktima dhe 5 të plagosur në Rrugën e Arbrit dhe Thumanë

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 21 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
13 Nëntor 2026, 21:00

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

3 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
13 Nëntor 2026, 19:51

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

4 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
13 Nëntor 2026, 09:39

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.