Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 21:55 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati Paulin Filopati, 65 vjeç, është viktima e aksidentit të rëndë të ndodhur këtë të shtunë në aksin e vjetër Thumanë-Fushë Krujë. Filopati ishte një…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta
  • Spiropali
  • Berisha
  • Aksidentet
  • Ukraina
  • Veliaj
  • Incidente
  • Gaza
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

“Vreshti i kuqëluar”, e vetmja tablo që Vincent van Gogh arriti të shiste sa ishte gjallë

Aktualitet E martë, 29 Korrik 2025 09:23
“Vreshti i kuqëluar”, e vetmja tablo që Vincent van Gogh arriti të shiste sa ishte gjallë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Albert Vataj

SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES SE PIKTORIT
Në historinë dramatike të Vincent van Gogh-ut, piktura “Vreshti i kuqëluar” (Le Vigne Rouge) qëndron si një dëshmi prekëse e mospërfilljes që arti i tij njohu gjatë jetës dhe, njëkohësisht, si një emblemë e domethënies që ai fitoi në përjetësi. E realizuar në nëntor të vitit 1888 në Arles, në një kohë kur Van Gogh ishte në ethet krijuese më të ndezura, kjo tablo është konsideruar e vetmja vepër që ai arriti të shesë sa ishte gjallë, ndonëse ka të dhëna që sugjerojnë edhe një tjetër shitje modeste.
Në “Vreshtin e kuqëluar”, Van Gogh paraqet një skenë bujqësore në ngjyrat e ndezura të vjeshtës, ku vreshtarë të vegjël punojnë nën një diell të ulët që djeg horizontin me arin e tij të thekshëm. Tonet e ngrohta të së kuqes, të verdhës dhe portokallisë nuk janë vetëm përzgjedhje kromatike, por shpërthime të emocionit, tensionit dhe pasionit të brendshëm të artistit. Në këtë vepër, Van Gogh nuk kërkon të dokumentojë natyrën, por të përçojë përmes penelatës së furishme dridhjen e shpirtit të tij në kontakt me peizazhin. Çdo linjë është një rrahje zemre, çdo ngjyrë – një gjendje e tejskajshme e shpirtit.

Kjo tablo u ekspozua për herë të parë në publik në “Ekspozitën vjetore të grupit XX” më 1890 në Bruksel, vetëm disa muaj para se Van Gogh t’i jepte fund jetës. Aty ajo u ble për 400 franga nga piktorja impresioniste belge Anna Boch, një grua me kulturë të thellë estetike dhe ndjeshmëri të rrallë, që nuk e shihte në veprën e Van Gogh-ut çmendurinë që të tjerët shmangnin, por gjeninë e pasionuar që shfaqej në mënyrën sesi drita e botës përkonte me ankthin e brendshëm të njeriut.
Anna Boch ishte motra e Eugène Boch, mik personal i Van Gogh-ut, të cilit ky i fundit i kishte pikturuar edhe një portret në të njëjtën periudhë, në Arles. Më shumë se një akt miqësor apo kolegial, blerja e kësaj tabloje mund të lexohet si një akt intuitiv njohjeje ndaj vlerës që bota nuk ishte ende e gatshme ta pranonte.
Shitja e “Vreshtit të kuqëluar” mbetet një çast i vetmuar i afirmimit publik në jetën e Van Gogh-ut. Ndonëse ai mund të ketë marrë 20 franga për një tjetër pikturë, përmendur në letrën e tij të famshme nr. 506 drejtuar të vëllait Theo, është kjo kanavacë e skuqur si një plagë e bukur e natyrës dhe shpirtit, që historia e artit do të rregjistronte si të vetmen blerje zyrtare të jetës së tij artistike.

Mund t'ju interesojë

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni...

Para 7 orësh
Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Aksident në aksin Qukës-Prrenjas, një person dërgohet me urgjencë në spital

Para 8 orësh
SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

Para 10 orësh
Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sot, ky fakt është më shumë se një kuriozitet, është një tronditje ekzistenciale për çdo epokë që shpërfill zërat e saj më autentikë. Van Gogh, me gjithë pasionin e tij për dritën dhe ngjyrën, mbeti një figurë e vetmuar, i keqkuptuar, i shtyrë në margjina nga një botë që nuk e deshi dot vërtetësinë e ndjesisë që ai shpaloste.
E megjithatë, ky stil i tij i ngarkuar, emocional, idiosinkratik, i çliruar nga konvencioni dhe besnik vetëm ndaj së vërtetës së brendshme, do të bëhej frymëzim për lëvizje të tëra artistike gjatë shekullit XX, ekspresionizmin, fovizmin, artin abstrakt. Penelatat e tij që duken sikur dridhen mbi kanavacë, të lënë me qëllim të papërfunduara, janë të plota vetëm në atë që ato nënkuptojnë – një shpirt që nuk pikturon peizazhe, por veten e tij të tejqëndrueshme në çdo detaj të realitetit.
Sot, “Vreshti i kuqëluar” nuk është vetëm një pikturë, por një shenjë e pikëllimit të një epoke që nuk e njohu kohën e Van Gogh-ut dhe një shkëlqim i pavdekshëm i një artisti që pikturoi jo për të qenë i kuptuar, por për të jetuar përtej vetes së tij.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 5 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën
Para 6 orësh

Merz mesazh Trump para takimit me Putin: Asnjë vendim për Ukrainën pa Europën

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 6 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…
Para 7 orësh

Rama: Asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik…

Më të lexuarat

1 SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO
Para 10 orësh

SHBA: Tërheqje nga Donbasi në këmbim të anëtarësimit në NATO

2 Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit
Para 6 orësh

Berisha pritet si hero kombëtar në Gjallicë të Kukësit

3 Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati
Para 5 orësh

Aksident tragjik në aksin Thumanë-Fushë Krujë, humb jetën “Mjeshtri i Madh” Paulin Filopati

4 Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”
Para 9 orësh

Skandali/ “Me hoqen gjithë dhëmbët për 6 orë, disa mi vendosen me çekiç….”

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.