Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Waltz konfirmon përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë

Aktualitet E martë, 11 Mars 2025 17:01
Waltz konfirmon përparim në bisedimet SHBA-Ukrainë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare në Shtëpinë e Bardhë Mike Waltz tha se Shtetet e Bashkuara po përparojnë në bisedimet që po zhvillojnë me një delegacion të lartë ukrainas, që po mbahet në qytetin Xhedah të Arabisë Saudite. Komentet zoti Waltz i bëri për gazetarët gjatë një pauze të shkurtër të bisedime. Ndërkohë Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio, që po udhëheq delegacionin amerikan, nuk iu përgjigj pyetje të gazetarëve.

Takimi filloi në mesditë sipas orës lokale, në qytetin buzë Detit të Kuq. Palët vendosën të zhvillojnë një pauzë pas mbi 3 orësh e gjysmë bisedimesh. Andriy Yermak, shefi i kabinetit të Presidentit ukrainas Volodomyr Zelensky, pjesë e delegacionit ukrainas, në një postim në rrjetin social X; shkruante “në punë e sipër”. Zoti Yermak gjithashtu ka vlerësuar se “takimi ka filluar në mënyrë shumë konstruktive”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 11 minutash
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 25 minutash
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 1 ore

Gjatë takimit delegacioni ukrainas pritet të prezantojë një plan të pjesshëm armëpushimi me Rusinë. Plani ukrainas përfshin ndalimin e sulmeve me raketa me rreze të gjatë dhe një armëpushim që mbulon Detin e Zi. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky nuk po merrë pjesë në takimin e së martës. Ukraina përfaqësohet nga shefi i tij i personelit Andriy Yermak, ministri i jashtëm ukrainas Andrii Sybiha, ministri i mbrojtjes Rustem Umerov dhe komandanti Pavlo Palisa.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Para takimit, Presidenti Zelensky shkroi në “X” se Ukraina shpreson për “rezultate praktike”. Kremlini tha se Shtetet e Bashkuara po bëjnë përpjekje të kuptojnë se sa është Kievi i gatshëm për bisedime që do t’i japin fund luftës. Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio dhe këshilltari për sigurinë kombëtare, Mike Waltz, drejtojnë delegacionin e Shteteve të Bashkuara mes përpjekjeve të Presidentit Donald Trump për të ndërmjetësuar një fund të shpejtë të luftës që filloi më 2022. Sekretari Rubio tha të hënën se Shtetet e Bashkuara shpresojnë të gjejnë zgjidhje për të vazhduar ndihmat për Ukrainën.

Ai tha se Uashingtoni ka shkuar në takim me qëllim që të kuptojë se çfarë lëshimesh është e gatshme të bëjë Ukraina. “Ukrainasit tani po marrin të gjitha informacionet e inteligjencës. Shpresoj të zgjidhim çështjen e ndalimit të përkohshëm të ndihmave. Ajo që do të ndodhë gjatë takimit ka rëndësi kyçe për këtë çështje”, iu tha Sekretari Rubio gazetarëve në bordin e avionit gjatë rrugës për në Xhedah të Arabisë Saudite. “Gjatë takimit nuk do të diskutojmë çështje madhore, por do të kuptojmë se çfarë lëshimesh janë të gatshëm të bëjnë ukrainasit”, tha zoti Rubio. Ai shtoi se nuk ka një zgjidhje ushtarake për luftën dhe se Rusia dhe Ukraina duhet të jenë në gjendje “të marrin vendime të vështira”.

Të hënën Princi saudit i Kurorës Mohammed bin Salman u takua me Sekretarin Rubio në qytetin buzë Detit të Kuq, Xhedah ku po mbahet takimi SHBA-Ukrainë. Princi Salman u takua ndaras edhe me Presidentin Zelensky në Riad para takimit më kryediplomatin amerikan.

A do të arrihet marrëveshja për mineralet?

Presidenti Trump ka thënë se vazhdimi i mbështetjes ushtarake për Kievin varet nga marrëveshja për mineralet e rralla ukrainase. Dhjetëra minerale, duke përfshirë ato që vlerësohen si të rralla; nikeli dhe litiumi vlerësohen me rëndësi kritike për ekonominë dhe mbrojtjen kombëtare amerikane. Ukraina ka depozita të mëdha të uraniumit, litiumit dhe titaniumit. Megjithatë, Sekretari Rubio sqaroi se arritja e marrëveshjes mbi mineralet e Ukrainës nuk është qëllimi kryesor i bisedimeve që po mbahen sot (të martën).

“Ka ende disa detaje që duhet sqaruar. Ne duam të nënshkruajmë një marrëveshje dhe për këtë duhet kohë”, tha zoti Rubio. “Nuk do të paragjykoja rezultatin e takimit mbi atë nëse kemi një marrëveshje për mineralet apo jo. Kjo është një çështje me rëndësi, por nuk është tema kryesore e takimit”, shtoi Sekretari Rubio.

Ai përshëndeti rolin konstruktiv të Francës dhe Britanisë mbi bisedimet me Ukrainën. Sekretari Rubio i tha Zërit të Amerikës se nuk është diskutuar një rol për Kinën në ruajtjen e paqes dhe rindërtimin e Ukrainës. Kjo është vizita e dytë e Sekretarit Rubio në Arabinë Saudite. Ai dhe zyrtarë të tjerë të lartë të Shteteve të Bashkuara janë takuar me një delegacion rus në Riad më 18 shkurt. Ai do të shkojë në Kanada të mërkurën për të marrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të shtatë vendeve më të zhvilluara të botës. VOA

Etiketat e lidhura

paqeukrainaUSAWaltz
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 11 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 25 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.