Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 08:21 Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët Kryeministri Edi Rama vijon të këmbëngulë për dialog me studentët, pavarësisht tensioneve dhe refuzimeve të ditëve të fundit. Rama ka përsëritur thirrjen që studentët…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Vishkuli, operimi
  • Ora ndryshon sonte
  • Flakë në Kishë
  • MIA, uniformat
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Tensione në Itali
  • Arsenali në krye
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbardhet vjedhja e 110 milionë lekë në Krujë, policia: Autorët me të shkuar kriminale

Aktualitet E enjte, 7 Nëntor 2019 17:48
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Policia e Shtetit ka zbardhur dhe dokumentuar me fakte grabitjen e kasafortës së Postës Shqiptare në Krujë, ku u morën 110 milionë lekë. Policia ka arrestuar 4 autorët e grabitjes dhe ka sekuestruar një pjesë të parave të vjedhura, të cilat janë gjetur në banesën e njërit prej grabitësve. Sipas uniformave blu, autorët rezultojnë të kenë kryer edhe një sërë grabitjesh të tjera në disa qytete të vendit: Durrës, Kavajë, Vorë, Kamëz dhe Mirditë. Dy prej personave të arrestuar, Gazmir Saka dhe Andi Rexhepi, rezultojnë me precedentë kriminal. ”Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar. Po nga të dhënat që disponon Policia, këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë”.

Deklarata e plotë

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Kursi i këmbimit për sot, 25 tetor 2026

Para 1 ore
Moti këtë të dielë

Moti këtë të dielë

Para 1 ore
Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

Para 1 ore

Finalizohet operacioni policor i koduar “Filiali”. Goditet një grup i strukturuar kriminal në fushën e vjedhjes së pronës me armë. Sekuestrohen lekët e vjedhura në postë, 3 armë zjarri me silenciatorë, minë me telekomandë, dy automjete e prova të tjera të vlefshme që shërbejnë për hetimin. Ndalohen tre pjesëtarë të grupit të strukturuar kriminal, me aktivitet të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe në fushën e narkotikëve. Ndalohen edhe dy shtetas të tjerë për moskallëzim krimi. Më datë 04.11.2019, rreth orës 03:00 të mëngjesit, persona të paidentifikuar dhe nën kërcënimin e armëve vodhën një sasi të konsiderueshme parash që ndodheshin në kasafortën e filialit të postës shqiptare, në Krujë. Menjëherë pas ngjarjes, Drejtoria Vendore e Policisë Durrës ngriti një grup të posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Krujë për zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Filiali”, në kuadër të të cilit u bë zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i kësaj ngjarjeje. Pas një pune intensive operative gjurmuese, të bërë nga strukturat e Departamentit të Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtorinë e Policisë Durrës dhe Komisariatin e Policisë Krujë, si dhe mbi bazën e informacioneve të grumbulluara dhe analizimit të tyre, Policia zhvilloi kontroll në disa banesa në Krujë dhe në Sanxhak, Laç. Si rezultat i kontrolleve u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dy automjete të vjedhura, konkretisht një automjet Range Rover dhe një Benz 320, të përdorur nga autorët për realizimin e grabitjes.

Gjithashtu, po gjatë kontrolleve të ambienteve dhe banesave u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një shumë e konsiderueshme lekësh, e vjedhur në filialin e postës, tre armë zjarri me tre silenciatorë, konkretisht një pistoletë, një pushkë dhe një kallashnikov, municion luftarak, një minë me telekomandë me celular, disa targa automjetesh të vjedhura dhe sende të tjera të vlefshme për hetimin. Nga tërësia e veprimeve të kryera rezultoi se shtetasit Gazmir Saka, 32 vjeç, Andi Rexhepi, 30 vjeç dhe Mark Caka, 33 vjeç, të tre banues në Krujë, në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe me persona të tjerë, nën kërcënimin e armëve kanë vjedhur kasafortën e filialit të postës shqiptare në Krujë.

Falë veprime të shpejta të strukturave të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Krujë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kurbin dhe FNSH, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tyre, si grup i strukturuar kriminal me veprimtari në fushën e vjedhjes së pronës me armë e dhunë, shkatërrimit të pronës me eksploziv, në fushën e krimeve ndaj personit, si dhe në fushën e narkotikëve. Shtetasi Gazmir Saka është person me precedent kriminal në fushën e vjedhjes me armë të pronës dhe në fushën e narkotikëve. Theksojmë se shuma e parave të grabitura u gjet gjatë operacionit, në banesën e këtij shtetasi. Shtetasi Andi Rexhepi, i njohur me pseudonimin “Rrem Paturri” është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit e pronës dhe armëmbajtjes pa leje.

Nga tërësia e veprimeve të kryera rezulton se këta shtetas janë autorë edhe të disa vjedhjeve të tjera të ndodhura në Durrës dhe në Gjirin e Lalzit, konkretisht autorë të vjedhjes së Benz-it 320, të sekuestruar gjatë operacionit të sotëm, autorë të vjedhjes së dy automjeteve Range Rover, njëri prej të cilëve u sekuestrua po gjatë operacionit të sotëm, si dhe vjedhjes së një supermarketi, vjedhje për të cilën autorët kanë përdorur Range Roveri-n e sekuestruar. Po nga të dhënat që disponon Policia , këta persona janë autorë të dyshuar të një sërë grabitjesh me dhunë dhe me armë në Kavajë, Durrës, Vorë, Kamzë, Laç e Mirditë.

Në kuadër të veprimeve për zbardhjen e ngjarjes, gjatë operacionit të sotëm u bë ndalimi edhe i dy shtetasve të tjerë, për moskallëzim krimi, konkretisht: B. T. dhe A. L., roje në magazinën ku u gjetën mjetet dhe armët e përdorura për kryerjen e grabitjeve. Dy ditë më parë u bë arrestimi në flagrancë i rojës private të filialit të postës, shtetasi B. P. dhe është shpallur në kërkim specialisti i sallës SHPSF. Nga grupi hetimor vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë, pjesëtarë të këtij grupi, të përfshirë në veprimtaritë kriminale. Departamenti i Policisë Kriminale, në bashkëpunim të ngushtë me Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, vazhdon hetimin për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera, të kryera nga ky grup i strukturuar kriminal. Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e vendosur për të luftuar pa kompromis krimin dhe fton qytetarët që të denoncojnë në Komisariatin Dixhital dhe në 112 çdo rast të paligjshmërisë, duke u garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm.

Etiketat e lidhura

policiavjedhja e 11 milionë lekëve
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët
Para 38 minutash

Me karrige druri dhe jastëkë të kuq, kryeministri Rama nuk heq dorë nga dialogu me studentët

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”
Para 43 minutash

Monika Kryemadhi sërish në Big Brother? Ja si u përgjigj në “Goca dhe Gra”

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme
Para 1 ore

Obama sulmon Trumpin ndërsa bën fushatë për Demokratët para zgjedhjeve afatmesme

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë
Para 1 ore

Pothuajse 1000 të arrestuar pas përleshjeve në një tjetër ditë protestash masive në Francë

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 11 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha
Para 12 orësh

Kreshnik Spahiu: PD tentoi të marrë nën kontroll protestën, përfituesi i vetëm është Berisha

3 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 14 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

4 Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!
Para 13 orësh

Flakë në Kishën Katolike, hedhin bomba me molotov. Balla: O zot fali, por ligji duhet t’i bëjë shembull!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.