Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 15 Nëntor 2026, 22:57 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker Italia ka pësuar një humbje të rëndë 4-1 përballë Belgjikës në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Nations League, duke humbur mundësinë…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Kombëtarja shqiptare
  • Protesta çeke
  • Politika shqiptare
  • Protesta në Tiranë
  • Irani dhe SHBA
  • Shqipëria në BE
  • Aeroportet në SHBA
  • Maratona e Tiranës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Aktualitet E mërkurë, 21 Maj 2025 22:00
Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë në Shqipëri. Dokumenti është firmosur në shtator të vitit 2005, vetëm pak muaj pas miratimit të ligjit për mbrojtjen e dëshmitarëve. ”Në Shqipëri në vitin 2004-2005 u përgatit për herë të parë për të futur institutin e të penduarit dhe prokuroria për krime të rënda në atë periudhë ka filluar me të penduarit e parë. Sigurisht që ishte përvojë e re, përvojë e cila rezultoi e suksesshme në goditjen e disa grupeve kriminale që merreshin qoftë me kontrabandë të mallrave apo njerëzve, me krimin e organizuar që ishin aktiv me bandat e armatosura në disa pjesë të territorit”,-u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror.

Personi i parë që mori statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë është Fatmir Zotaj. Akt marrëveshja e parë e firmosur nga ish Prokuroria për Krime të Rënda u hartua me 7 pika. Pika tre e saj njihte statusin e bashkëpunëtorit. Prokurorët marrin përsipër që t’i njohin të hetuarit statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, si dhe të gjitha përfitimet që i siguron ky status. Ata marrin përsipër t’i argumentojnë gjykatës dhe t’i kërkojnë që, në këmbim të të dhënave dhe fakteve të ofruara nga bashkëpunëtori i drejtësisë, në varësi nga rëndësia e tyre, uljen e dënimit apo edhe përjashtimin e tij nga dënimi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Ai funksionoj që në momentin e parë, që në muajt e parë ne bëmë bashkëpunëtorin e parë të drejtësisë dhe zbuluam një nga ngjarjet më të mëdha që ishin bërë në atë peridhë, por kam përshtypjen që edhe sot që flasim nuk ka ndodhur një ngjarje aq e madhe saç ishte kontrabanda e cigareve në portin e Durrësit” u shpreh Eugen Beci, ish-prokuror. “Mendoj që edhe prokuroria e krimeve të rënda ka pasur një rol të jashtëzakonshëm në hetimin dhe në përfaqësim e gjykim, të çështjeve penale shumë të rënda, ka patur një rol të jashtëzakonshëm. Por, ka qenë struktura e parë në RSH që krijoj metodika dhe e ngriti nivelin e hetimit në një stad që nuk ishte parë më parë në Shqipëri” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Zotaj, luajti një rol kyç në zbulimin e një grupi të madh kriminal që merrej me kontrabandë në Portin e Durrësit. Pas katër ditëve marrje në pyetje dhe bisedimeve intensive me prokurorinë, ai pranoi të bashkëpunojë. Atij i’u mor në mbrojtje edhe familja. Prokurorët marrin përsipër, gjithashtu, që nëse u kërkohet nga pala në marrëveshje, të fillojnë menjëherë procedurat dhe të argumentojnë marrjen e masave të posaçme të mbrojtjes për bashkëpunëtorin e drejtësisë, apo personat e afërm dhe të lidhur me të, sipas ligjit “Për mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të bashkëpunëtorëve të drejtësisë”.

Mund t'ju interesojë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Para 4 orësh
Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Para 5 orësh
Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Irani sulmon bazën amerikane në Bahrein, thellohet kriza rajonale

Para 6 orësh

“Policia e Shtetit ka struktura të posaçme, e cila merret me mbrojtjen e dëshmitarëve dhe mbrojtjen e bashkëpunëtorëve të drejtësisë e cila funksionon normalisht pranë institucioneve shqiptare’ u shpreh Vladimir Mara, prokuror i SPAK. “Janë dy kohë jo shumë të largëta në fakt, por janë dy struktura të cilat koha i ka vendosur përballë këtyre krimeve dhe secila prej tyre mendoj se kanë pasur një rol shumë të rëndësishëm, si Krimet e Rënda, ashtu edhe struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar sot” u shpreh Vladimir Mara, Prokuror i SPAK.

Akt Marrëveshja është dokumenti që flet për përballjen e kriminelit me të vërtetën. Për zgjedhjen e tij për të shpëtuar veten dhe për të çuar drejtësinë përpara. Ai bëhet armik i sistemit kriminal ku bënte pjesë. I tillë është rasti i Nuredin Dumanit, pentitos që ka tronditur më shumë se kushdo botën e krimit. ‘Përveç faktit përfitimit ligjor që ka një bashkëpunëtor drejtësie, mund të ketë edhe arsye personale që mund të ketë ndaj anëtarëve të grupit ku ata janë pjesë ose për arsye që ndjen një farë pendese për veprimet e kryera gjatë veprimtarisë së tyre kriminale. Kjo shihet rast pas rasti’ u shpreh Artur Prenga, ZV/Kryetar i Gjykatës Elbasan. /TCH/

Etiketat e lidhura

Fatmir Zotaj
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë
Para 4 orësh

Anglia fiton në Madrid, Spanja zgjohet vonë

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta
Para 4 orësh

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut gati për protesta

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…
Para 5 orësh

Supërtaksa për vila në bregdet dhe kush zotëron me shumë se një apartament…

Më të lexuarat

1 Sot datëlindja e Pandeli Majkos
Para 16 orësh

Sot datëlindja e Pandeli Majkos

2 Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!
Para 20 orësh

Rama: “Më latë vetëm, menduat se mbarova. U zhdukët sepse menduat: iku ky…”!

3 Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League
Para 7 orësh

Shqipëria siguron vendin e parë dhe kalimin në Ligën B të Nations League

4 Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker
Para 4 orësh

Italia turpërohet ndaj Belgjikës, humb me poker

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.