Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 14 Nëntor 2026, 08:32 Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë Reshjet e dendura të shiut dhe erërat e forta kanë shkaktuar probleme në furnizimin me energji elektrike në qarkun e Kukësit. Qyteti i Kukësit,…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
Lajmet e fundit
Në trend
  • Opozita
  • Nations League
  • Samiti NATO
  • Microsoft
  • Moti i keq
  • Burgu i Shkodrës
  • Veliaj
  • BBVK5
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Qëndrimet që kanë republikanët dhe demokratët në lidhje me votimin përmes postës

Aktualitet E premte, 17 Maj 2024 19:33
Zëri i Amerikës: Qëndrimet që kanë republikanët dhe demokratët në lidhje me votimin përmes postës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Votuesit amerikanë kanë në dispozicion disa mënyra për të votuar në zgjedhjet presidenciale, përfshirë votimin me postë. Shumë demokratë kanë përqafuar votimin me postë dhe tani, sipas korrespondentes së Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias, edhe drejtuesit e Partisë Republikane, përfshirë ish Presidentin Donald Trump, po nxisin përkrahësit e tyre t’i shfrytëzojnë të gjitha format e votimit në zgjedhjet e përgjithshme të këtij viti. Votuesit amerikanë po tregojnë një entuziazëm “mesatar” për zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit në Shtetet e Bashkuara, sipas një ankete të zhvilluar së fundmi nga organizata Gallup. Por, e drejta për të votuar, sipas banorëve me të drejtë vote, me të cilët bisedoi Zëri i Amerikës, është një e drejtë që nuk duhet të trajtohet si e mirëqenë.

“Votimi është mënyra më thelbësore që të të dëgjohet zëri”, thotë studentja Pilar Kelly nga Universiteti Duke. Një votuese republikane thotë se njerëzit duhet të votojnë për çështjet që ndihmojnë zhvillimin e shtetit. “Duhet të votojmë për gjërat që e dimë që i ndihmojnë vendit tonë”, thotë votuesja Jenny Wilson. Votuesit amerikanë mund të votojnë fizikisht në Ditën e Zgjedhjeve, ose paraprakisht në vendvotime të posaçme. Ata mund të votojnë edhe përmes postës. Sipas zotit Will Adler nga Qendra për Politika Ndërpartiake të gjitha shtetet mundësojnë një lloj forme të votimit me postë.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

“Dallimi i vetëm është se çfarë justifikimi kërkohet, për shembull, një votues që mund të jetë duke udhëtuar jashtë vendit, apo që mund të jetë larg qendrës së tij të votimit në ditën e zgjedhjeve”, thotë ai. Në shtetet që mundësojnë votimit me postë, votuesit e regjistruar i marrin fletëvotimet në mënyrë automatike para ditës së zgjedhjeve. Masat e ndërmarra gjatë pandemisë COVID-19, siç ishte ajo e mbajtjes së distancës fizike, shtuan numrin e votuesve që votuan përmes postës. Shumë demokratë dhe republikanë e përqafuan këtë mënyrë votimi gjatë zgjedhjeve të viteve 2020 dhe 2022, sipas anketave të Institutit hulumtues Pew.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Mesazhi i Presidentit Biden për votimin me postë mbetet i njëjti. “Votimi me postë është i sigurt dhe mënyra më e përshtatshme për t’u siguruar që njerëzit do të votojnë”, thoshte Presidenti Biden në janar të vitit 2022. Paraardhësi i zotit Biden, ish Presidenti Trump, i cili sërish po garon në zgjedhjet presidenciale, vazhdimisht ka shprehur shqetësim që të votuarit me postë mund të çojë në vjedhje votash. “Votimi me postë vetëm për ata që nuk janë në gjendje ta hedhin votën fizikisht, është i mirë. Votimi me postë për të gjithë, është shumë, shumë i dëmshëm. Nuk ka mundësi që të sigurohet saktësia e këtij procesi”, thoshte Presidenti Trump në gusht të vitit 2020.

Mund t'ju interesojë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Para 6 minutash
Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Para 32 minutash
Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj...

Para 37 minutash

Por që nga viti 2023, disa zyrtarë republikanë kanë theksuar nevojën që elektorati i tyre të shfrytëzojë të gjitha format e votimit. Edhe zoti Trump është treguar i hapur për këtë mundësi. Më 9 maj, në platformën e tij Truth Social, zoti Trump theksoi se “votimi me postë, votimi i hershëm dhe votimi në ditën e zgjedhjeve, të gjitha janë opsione të mira”. Grupet që po përpiqen të mobilizojnë votuesit republikanë thonë se duan të përmbysin avantazhin që demokratët kanë krijuar me votimin me postë.

“Sa më shumë banorë që mund t’i nxisim të votojnë përmes votimit të hershëm, atij në mungesë, apo votimit me postë, aq më mirë do të jetë për ne”, thotë zyrtari zgjedhor republikan, Max Docksey. Zyrtarë nga Komisioni për Çështje Ligjore në shtabin elektoral të Partisë Demokratike i thanë Zërit të Amerikës përmes një deklarate se dyshojnë që votuesit republikanë do ta ndryshojnë qëndrimin e tyre. Komisioni gjithashtu paralajmëroi se republikanët në nivel shteti po shqyrtojnë një ligj që do të bllokonte votat e dërguara me postë që kanë gabime të vogla.

Ekspertët thonë se nuk është lehtë të parashikohet se si votimi me postë do të ndikojë në rezultatin zgjedhor këtë vit. “Sikur të lehtësoheshin procedurat për votimin me postë, kjo mënyrë do ta shtonte pjesëmarrjen në zgjedhje. Nuk është e qartë nëse do të ketë ndonjë ndikim të rëndësishëm në rezultat, ngaqë edhe republikanët duan të votojnë dhe do të gjejnë mënyra për të votuar”, thotë profesori Michael McDonald nga Universiteti i Floridës. Profesori McDonald thotë se është i bindur që masat mbrojtëse të ndërmarra do të zvogëlojnë gjasat historikisht të vogla për mashtrim me vota në zgjedhjet presidenciale. /VOA/

Etiketat e lidhura

USAvota
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë
Para 6 minutash

Kukësi prej 7 orësh pa energji elektrike, reshjet e mbushin liqenin pas 6 muajsh thatësirë

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit
Para 32 minutash

Të shtëna me armë zjarri në Durrës pas një konflikti, policia në kërkim të autorit

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit
Para 37 minutash

Tajvani denoncon stërvitjet e fshehta të Kinës: Mbi 100 anije në Paqësor, frikësim ndaj ishullit

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!
Para 40 minutash

Çfarë do të ndodhë sot në Asamblenë e PS!

Më të lexuarat

1 Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë dhe fitonte
Para 8 orësh

Shehi thirrje Berishës: Dil kandido për Bashkinë e Tiranës! Merr shembullin e Ramës, ai hynte në garë ...

2 Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë
Para 22 orësh

Ndryshon ekipi negociator i Shqipërisë për BE-në, ja kush merr përgjegjësitë për kapitujt kryesorë

3 Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…
Para 11 orësh

Të dielën Tirana bllokohet, devijohen linjat e urbanëve, bllokohen automjetet në…

4 Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin
Para 12 orësh

Stacioni i trenit spostohet 500 metër larg aeroportit, pasagjerët pa zgjidhje për terminalin

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.