Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:45 Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës Pas mbërritjes së protestuesve para Kryeministrisë, mbështetës të PD-së u kanë vënë flakën ulëseve që kryeministri Edi Rama kishte vendosur këtë të shtunë për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Zëri i Amerikës: Trump dhe Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Aktualitet E hënë, 10 Shkurt 2025 21:32
Zëri i Amerikës: Trump dhe Putin kanë biseduar për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump ka zhvilluar një bisedë telefonike me udhëheqësin rus Vladimir Putin, në një përpjekje për të negociuar përfundimin e luftës në Ukrainë. Njoftimin e bëri vetë Presidenti Trump gjatë një interviste ekskluzive të premten me gazetën “The New York Post” në bordin e avionit presidencial Air Force One. Presidenti Trump beson se Presidenti rus Putin “ka ndjeshmëri” për të vrarët në fushën e betejës. “Ai dëshiron që njerëzit të mos vazhdojnë të vdesin”, citon gazeta “The New York Post”, të ketë thënë Presidenti Trump.

Presidenti Trump këmbëngul gjithashtu se lufta trevjeçare “nuk do të kishte ndodhur kurrë” nëse ai do të ishte president në vitin 2022. “Unë kam patur gjithnjë një marrëdhënie të mirë me Putinin”, tha ai. I pyetur se sa herë kishte folur me presidentin rus, zoti Trump u përgjigj: “Më mirë të mos e them”. Presidenti Trump siguroi se ai ka një plan konkret për t’i dhënë fund luftës. “Shpresoj që kjo të ndodhë shpejt. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Kjo luftë është kaq e keqe dhe unë dua t’i jap fund kësaj gjëje të mallkuar”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Para 28 minutash
Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të mas...

Para 42 minutash
U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Para 1 ore

Duke iu drejtuar Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare, Mike Waltz, që iu bashkua të premten në mbrëmje presidentit në zyrën e tij në bordin e avionit presidencial Air Force One, Presidenti Trump tha: “Le t’i fillojmë këto takime. Ata duan të takohen. Njerëzit po vdesin çdo ditë. Ushtarë të rinj e të bukur po vdesin. Të rinj si djemtë e mi. Në të dyja anët. Në të gjithë fushën e betejës”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov nuk konfirmoi apo hodhi poshtë të artikullin e gazetës “The New York Post” rreth bisedës mes dy presidentëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Ndërsa administrata në Uashington zgjeron punën e saj, lindin shumë komunikime dhe këto komunikime kryhen nëpërmjet kanaleve të ndryshme”, tha zoti Peskov për gazetën ruse Izvestia. Siç është raportuar më parë nga Zëri i Amerikës, Presidenti Trump tha gjatë një konference të përbashkët për shtypin me Kryeministrin japonez Shigeru Ishiba në Shtëpinë e Bardhë të premten, më 7 shkurt, se ai ka të ngjarë të takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky këtë javë.

I pyetur nga gazetarët nëse Nënpresidenti amerikan J.D. Vance, i cili do të udhëtojë në Gjermani për të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, planifikon të takohet me zotin Zelensky javën e ardhshme, Presidenti Trump u përgjigj: “Unë ndoshta do të takohem me Presidentin Zelensky javën e ardhshme dhe ndoshta do të flas me Presidentin Putin”. “Ai (Zelensky) mund të takohet me mua javën e ardhshme. Sa herë që ai të dojë. Unë jam këtu”, shtoi presidenti amerikan.

Kur u pyet nëse ky takim do të zhvillohej në Uashington, Presidenti Trump u përgjigj: “Ndoshta në Uashington. Unë nuk do të shkoj atje” [në Mynih]. Më herët të premten, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy tha në një intervistë për agjencinë e lajmeve Reuters se donte të takohej me Presidentin Trump përpara se të takohej me Presidentin rus Vladimir Putin, “përndryshe do të duket si një dialog për Ukrainën, pa Ukrainën”. Ai tha se ishte gati të negocionte me Presidentin Trump për një marrëveshje për elementët e rrallë të nëntokës dhe mineralet e tjera në këmbim të mbështetjes financiare: “Nëse po flasim për një marrëveshje, atëherë le të bëjmë një marrëveshje, ne jemi vetëm për këtë”, tha Presidenti ukrainas Zelensky për agjencinë e lajmeve Reuters.

Sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth do të marrë pjesë në një takim të ministrave të mbrojtjes të NATO-s dhe në një takim të Grupit të Kontaktit të Mbrojtjes së Ukrainës (UDCG) që do të mbahet në Bruksel të mërkurën, njoftoi Pentagoni të premten në mbrëmje. Gjatë vizitës së tij të parë në Evropë si Sekretari amerikan i Mbrojtjes, që fillon të hënën, zoti Hegseth është planifikuar të diskutojë me ministrat e NATO-s nevojën për të rritur shpenzimet e mbrojtjes të Aleancës, për të forcuar udhëheqjen evropiane dhe për të zgjeruar kapacitetet e industrisë së mbrojtjes në të dy anët e Atlantikut.

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio tha më 31 janar se lufta e Rusisë në Ukrainë ka arritur në një ngërç, me vuajtje si për ukrainasit ashtu edhe për rusët dhe se detyra e Presidentit Donald Trump është t’i japë fund konfliktit dhe të arrijë paqen e qëndrueshme. Kjo kërkon fillimin e negociatave ku të dyja palët do të duhet të “sakrifikojnë diçka”. Sekretari Rubio i shprehu mendimet e tij për përfundimin e luftës në Ukrainë gjatë një interviste me gazetaren Megan Kelly./VOA/

Etiketat e lidhura

putinTrump
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës
Para 28 minutash

Protestuesit e PD-së u vënë flakën stolave të dialogut të Ramës

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 42 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 1 ore

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 17 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.