
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, tha se Kodi Zgjedhor duhet të ndryshohet për të reflektuar ndarjen e re territoriale me 46 bashki, por edhe për të adresuar problematikat e evidentuara në proceset e mëparshme zgjedhore. Kume u ndal te përdorimi i burimeve shtetërore gjatë fushatave, financimi i partive politike dhe nevoja për zbatimin e rekomandimeve ndërkombëtare. Ai komentoi gjithashtu votimin elektronik, duke e cilësuar atë një investim të kushtueshëm që, sipas tij, nuk ka sjellë përmirësim të standardeve zgjedhore, por kryesisht përshpejtim të nxjerrjes së rezultatit.
Përse është me vonesë përgatitja ose ndryshimi i Kodit Zgjedhor?
Kume: Sepse ka goxha gjëra që duhen reflektuar në Kodin Zgjedhor për të krijuar mundësitë të paktën në letër, në ligj, për të zhvilluar vitin e ardhshëm zgjedhjet në përputhje me standardet dhe po ashtu për të krijuar mundësi reale zgjedhësve që ta ushtrojnë në mënyrë të ndërgjegjshme dhe ashtu siç ata do të duan votën. Kjo qëndron si problem jo vetëm pse tashmë për zgjedhjet e qeverisjes vendore ne kemi një ndarje ndryshe të njësive vendore, pra nuk kemi 61 bashki, por kemi 46 bashki ku do të zhvillohen zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore.
Por shtuar kësaj është një proces zgjedhor i cili, në qoftë se nuk do të bëhen ndryshimet që kërkohen për t’u bërë në Kodin Zgjedhor, do të jetë i ekspozuar si të gjitha proceset e mëparshme zgjedhore ndaj shfaqjes së fenomeneve mbështetur në të cilat janë konsideruar produktet e zgjedhjeve të kaluara si zgjedhje jo në standardet e përcaktuara në dokumentet ndërkombëtare. Dhe janë mbajtur qëndrime kritike nga ndërkombëtarët, por jo vetëm, për ecurinë e procesit zgjedhor dhe për gjithçka që ka ndodhur si rezultat i atyre proceseve, të cilat vazhdojnë të na klasifikojnë ndër vendet që akoma nuk kemi aftësitë e plota për të realizuar procese zgjedhore demokratike.
Ju konfirmoni se vonesat në përgatitjen e ndryshimeve të kuadrit ligjor mund të cenojnë edhe përgatitjen e zgjedhjeve të ardhshme. Një temë tjetër mjaft e debatueshme është ajo që ka të bëjë me burimet shtetërore. Dimë që ka pasur dyshime se burimet shtetërore përdoren apo keqpërdoren nga partia në pushtet. Kush duhet të garantojë që kjo të mos përsëritet më ose këto dyshime të mos dëgjohen më?
Kume: Zgjidhja është shumë e vështirë për t’u realizuar. Jo kush e garanton, por kush e mundëson për të mos u shfaqur të tilla fenomene. Dhe mundësimi realizohet nëpërmjet ndryshimeve që duhet të bëhen në legjislacion. Ne tashmë e dimë që Kuvendi i Shqipërisë ose komisioni parlamentar për reformën zgjedhore ka pothuajse të përgatitur në nivelin e një drafti draftligjin për financimin e partive politike, i cili së bashku me ato çfarë parashikohen në Kodin Zgjedhor krijon një kuadër ligjor i cili mundëson, për mua, mosshfaqjen e fenomeneve të tilla ose të paktën mosshfaqjen e tyre me atë intensitet siç janë shfaqur në zgjedhjet e kaluara. Po ashtu, në qoftë se ne nuk do të veprojmë për të ndryshuar atë çka kanë kërkuar edhe ndërkombëtarët, por jo vetëm, edhe ne shqiptarët, pra organizatat e shoqërisë civile për ndryshimin që duhet bërë në dispozitat përkatëse që trajtojnë këto probleme që ju e thatë, ne i heqim mundësi vetes për të mos përsëritur situatën. Këmbëngul gjithmonë në këtë gjë: nuk garantohet sepse çfarëdo ndryshimi që do të bëhet në ligj, ligji është vetëm kusht i nevojshëm për të mos ndodhur fenomeni. Por që të mos ndodhë fenomeni duhet të plotësohet edhe një kusht tjetër, kusht i mjaftueshëm: të zbatohet ligji. Këtë nuk e rregullojmë dot me vendimmarrje në nivelin e ligjit, por me formimin e kulturës në sjelljen ndaj asaj çka ne vendosim për ta zbatuar nesër.
Zoti Kume, ka hyrë prej disa vitesh tashmë në Shqipëri elementi elektronik në zgjedhje, qoftë në votim apo në numërim. Përse kërkohet një konsensus midis forcave kryesore politike për këtë votim nga momenti që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deklaron se sistemi është i sigurt?
Kume: Atëherë, përdorimi i teknologjisë së informacionit tek ne nuk duhet të kufizohet vetëm me këtë që ju sapo thatë, por tamam me atë çka ne praktikisht kemi bërë deri sot. Në këtë drejtim, teknologjinë e informacionit ne e kemi përdorur me sukses dhe vazhdojmë ta përdorim me sukses në mënyrë të përsëritur në disa procese zgjedhore në atë që quhet verifikimi ose kontrolli biometrik i zgjedhësve, i cili dihet që realizohet me mundësitë që jep teknologjia e informacionit. Po ashtu, teknologjinë ne e kemi tashmë prezente në proceset zgjedhore, që është regjistrimi nonstop i punës së komisioneve të qendrave të votimit me kamera, ashtu sikurse edhe procesin e numërimit e kemi po ashtu të regjistruar duke përdorur mundësitë që të jep teknologjia. Tjetër përveç këtyre, teknologjinë e informacionit ne e kemi përdorur, por tashmë në nivelin e pilotimit të saj, sepse këto që sapo thashë janë përdorur në të gjithë procesin zgjedhor), për të votuar.
In my view, voting machines are more of a cosmetic effort to show that we are moving in this direction along with the general development of technology, and nothing more. They have not served the purpose for which all that investment was made, even at the level of pilot projects, which is the effect that using this technology could have in raising standards in the electoral process. No, it cannot, because consider this: nothing else is done except that voters, instead of voting on a paper ballot, vote on a touch screen, an electronic sheet. Just that. And what this voting method offers has only one product: the quick release of results where voting is done this way. Meanwhile, millions and millions are being sought to be invested. Why? To release results quickly, when we have other ways, without easily using the money of Albanian taxpayers, but only by agreeing to develop the counting and results-release process differently to reach the same thing.
It would be enough for us today, that is, the political parties, to agree that the election results be released by the polling station commission at the polling stations, as we had before 2003, and which we removed because there were problems that are now known, but problems that currently no longer exist, because information technology gives us the opportunity to observe the work of the polling station commission non-stop. So the transparency that was lacking in 2003, because of which centralized counting was introduced, now exists. So it is enough to make this change in the Electoral Code, and there is no need to pay millions and millions just to do this. /Vizion Plus/
