
Pas protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, qytetarët kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës. Ata kërkojnë largimin e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë, ndërsa gjatë marshimit kanë bërë thirrje për mobilizim qytetar dhe pjesëmarrje sa më të gjerë në protestën kombëtare të paralajmëruar për 28 nëntor. Thirrjet synojnë të shtrijnë revoltën përtej Tiranës, me një mobilizim mbarëkombëtar kundër qeverisë Rama.