
Gjykata e Apelit e Kosovës la në fuqi dënimet me burgim të përjetshëm ndaj Naim Murselit dhe Granit Plavës, si dhe dënimin me 30 vjet burgim ndaj Kushtrim Kokallës, për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023.
Vendimi i marrë më 23 nëntor vërteton aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë të 21 prillit 2026, me të cilin të tre të akuzuarit u shpallën fajtorë.
Gjykata e Apelit vlerësoi se aktgjykimi i Gjykatës Themelore nuk përmban shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale dhe se vendimi është i qartë, i kuptueshëm dhe në përputhje me arsyetimin e dhënë nga shkalla e parë.
Kolegji i Gjykatës së Apelit përbëhej nga gjyqtarët: Mentor Hajra, kryetar, Xhevdet Abazi, gjyqtar raportues, dhe Arben Hoti, anëtar, përcjell A2.
Liridona Ademaj u vra më 29 nëntor 2023, në një rast që fillimisht ishte paraqitur si grabitje, por që, sipas gjetjeve të Gjykatës Themelore, ishte planifikuar nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli.